Video virale: Presidenti kapërdin grerëzën gjatë fjalimit

20 Qershor 2017, 07:02Sociale TEMA

Presidenti i Kosta Rikas, Luis Guillermo Solis Rivera është përballur me një moment të sikletshëm gjatë një deklarate për shtyp, kur një grerëz i fluturoi përpara fytyrës.

Në fjalim e sipër, Rivera aksidentalisht e gëlltiti insektin, ndërsa gjithçka ndodhi përpara kamerave.

Megjithatë, ai u përpoq ta kalonte duke qeshur situatën.

“Nuk iu ndodh të shihni diçka të tillë përditë… do t’ia dërgojnë CNN. Ishte protein e pastër,” tha Rivera, ndërsa në video shihet dikush teksa i jep një shishe me ujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje