Ministrja teknike firmos 72 mln lekë tender për vëllain e kryebashkiakut demokrat: E gjeta mbi tavolinë...

19 Qershor 2017, 17:57Sociale TEMA

Ministrja teknike e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha ka firmosur një tender për rikonstruksionin e shtëpisë së të moshuarve kap shifrën e rreth 72 mln lekëve pa TVSH ose 87 milionë lekëve me TVSH.

“BalkanWeb” ka siguruar një kopje të kontratës së lidhur nga Ministrja e PD-së më 9 qershor dhe që mban firmën e Kërtushës dhe administratorit të firmës që ka marrë përsipër të kryejë punimet.

Ky tender vjen rreth 11 ditë nga data e zgjedhjeve, kur edhe fushata elektorale është në kulmin e saj.
Ndërkohë që me marrjen e detyrës si ministre teknike, ishte vetë Kërtusha që deklaroi në rrjetet sociale se nuk do të nënshkruante asnjë tender deri në fund të mandatit të saj.

Tenderi i është dhënë Xhavit Ismailit, administrator i firmës dhe vëllai i Fiqiri Ismailit, kryetar i djathtë i Bashkisë së Vorës.

Reagimi

Pas publikimit të këtij tenderi që ngre dyshime në media, ka ardhur edhe reagimi i vetë ministres Kërtusha. Ajo sqaron se nuk ka nisur vetë asnjë procedurë kontraktuese por se janë nisur nga ish-ministrat Blendi Klosi dhe Olta Xhaçka. Sipas ministres, nënshkrimi i kontratës është detyrim ligjor, ndërkohë që mosfirmosja në kohë mund të sillte penalitete për Autoritetin Kontraktues.

“Sqarim në lidhje me procedurën tenderuese për fazën e dytë të Rikonstruksionit ‘Shtëpia e të Moshuarve’, Shkodër.

Procedura e tenderimit ka nisur me ngritjen e Njësisë së prokurimit me vendime datë 10.03.2017 të firmosur nga ish-ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi si Titullar i Autoritet Kontraktor. Në po këtë datë janë miratuar dhe kriteret për kualifikimin e ofertuesit, përbërja e Njësisë së Prokurimit dhe përbërja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. (KVO)

Më datë 04.05.2017 kur MMSR drejtohej nga Ministrja znj. Olta Xhaçka është bërë hapja e ofertave në sistemin elektronik të APP-së.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) në bazë ligjit të prokurimit publik KVO ka si afat ligjor 20 ditë kalendarike për të kryer vlerësimin e ofertave.

KVO e ngritur me urdhër nga isha Ministri z.Klosi sipas afateve ligjore ka kryer vlerësimin në sistemin elektronik te APP-së.

Më datë 09.06.2017, pasi janë ezauruar të gjitha afatet ligjore të ankimimit, titullari i Autoritetit Kontraktor, në këtë raste Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka firmosur kontratën me subjektin fitues sipas vlerësimit të komisionit, përbërja e të cilit ishte bërë që në datën 10.03.2017 dhe urdhër nga ish-Ministri Klosi.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në përputhje të plotë me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.473, datë 01.06.2017, pika.19, nuk ka iniciuar asnjë procedure te re prokurimi publik. Kontrata në fjalë ishte një procedurë e nisur përpara se Ministrja Kërtusha të vinte në detyrë.

Kujtojmë se nënshkrimi i kontratës është detyrim ligjor, ndërkohë që mosfirmosja në kohë mund të sillte penalitete për Autoritetin Kontraktues”, deklaron ministrja.

10 komente në “Ministrja teknike firmos 72 mln lekë tender për vëllain e kryebashkiakut demokrat: E gjeta mbi tavolinë…”

  1. mirel says:

    Ashtu te lumte!! Ndaj behen aleancat.

  2. Genti35 says:

    Ka te beje gje kjo me Fatos Lubonja? Se ckane nje ngjashmeri.

    1. Gjini says:

      ..do jene vajza tezesh

    2. 123 says:

      …me Fatos Lubonjen shkruhet o analfabet. Shquhet emri.

  3. BB says:

    E gjete gati ëëëëëëëëëëëëëë

  4. elitex says:

    Tani kjo idjotja me ke kujton se flet: Kjo thote qe Komisioni i Vleresimit to Ofertave ishte krijuar nga ministri i meparshem. Kjo nuk ka lidhje se kur eshte mare vendimi per pranimin e ofertes. Pranimi i ofertes (vleresimi pra) eshte mare pasi kjo bundra ka ardhe ne pushtet. Ky eshte kulmi, eshte njesoj si te thuash qe fajin qe pse zgjodha “hajdutin” te rregulloje shtepine e t moshuarve nuk e kam une, po e ka ministri i meparshem qe celi tenderin per te rregulluar shtepine!!

  5. Donald Berisha says:

    Kjo me keta syte e shkembyer kushedi ku ka dashur t’a hedhi firmen me te majtin, kurse i djathti ka qelluar mbi kontrate. Mir qe nuk eshte ministrja e rraketave thuaj….

  6. Viku says:

    Po kjo ministre eshte turpi i lulit dhe i pd, kjo qore pe asnje kontribut ne pd, pyeteni pak kete injoranse se sa leke ka vjedh ne çez(oshe) deri ne momentin qe tutori i saje pagoi leket pd, ka qene ne oshe qorja, ka be shum leke, prandaj mose o merakosni see kaqejf lekun kjo turpi i pd.

  7. Patrioti says:

    Ky fakt eshte nje shembull i vogel,cfare na pret po fitovi PD-ja.Ata(PD) kane dhene fakte te tilla,qe nuk jane gje, para krimeve qe kane bere.Thiri pak kujteses O POPULL.

  8. Asus says:

    Mjer vendi kush e menaxhon. Me nje firem te kesaj idiotes levizin miliona. Tepsija, kjo eshte tepsija. Privati punon e paguan taksa, qorrja i ben rrush e kumbulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje