Tiranës do t’i shtohet një parkim i ri nëntokësor i cili do të rrisë kapacitetet në qendër të qytetit. Pas Sheshit “Skënderbej”, edhe në Bulevardin e Ri do të ketë një parkim modern nëntokësor për 320 automjete.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar videon nga parkimi nëntokësor, ku shihet qartë se është pajisur edhe me sinjalistikë horizontale dhe vertikale.
Për të garantuar siguri të plotë, parkimi i ri ka një sistem të posaçëm të hyrje-daljes dhe të monitorimit me kamera, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe instalimit të sistemit të fikjes së zjarrit.
Ashtu si parkimi në sheshin “Skënderbej”, edhe këtu janë vendosur karikues elektrikë për makinat elektrike që mbrojnë ambientin duke sjellë një risi në Ballkan.
Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet për qytetarët në 20 qershor ora 20:30 përmes një ceremonie të veçantë. Pas 100 vitesh, Tirana do të ketë bulevardin e parë modern, i cili do të jetë i kuruar në të gjitha detajet.
Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qendror të Tiranës do e transformojnë të gjithë këtë zonë prej gjendjes së saj aktuale, si një hapësirë e lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për shekullin në vijim.
Sa here do e inaguroni?!
Eshte tjeter o Flori.
Cdo pale zgjedhje nga tre here. Keto jane vetem 400 m e para. Pyetja eshte se ku te cojne keto 400 m? Pergjigja eshte asgjekundi, makaimumi deri te parkimi. Asnje rruge lidhese, asnje plan i shfaqur per menyren se si do na zhvillohet kjo zona perreth, thjesht premtime. Kuptohet qe duhet pergezuar puna e deritanishme por edhe ky trajtim i njerezve si dele qe smarrin vesh ska kuptim
Ne fiilim nxoren sheshin, tani nxoren parkimin.
Pasi e bene mitingun e fitores ne sheshin e ri Erjon ndertuesi nxori dhe te perbrendshmet e sheshit..parkimin.
Nje gur dy zogj. Fushaten ne shesh, biznesin ne parkim.
Dhe populli i gezuar qe ulerin.
Lali Eri mos bej kaq shume gjera te mira se i terbove kundershtaret. I pari qe do e shaj eshte salishpellari dhe pas tij vjen fevziu me ata qe jane rrit neper shpella dhe nuk e din ku bije Tirana.
Nje parkim perfitues per oligaret ka ber,..Ne perendim do tu merrnin per budallenj,me kete krenarine e Parkingut Privat sa frangu pulen .
Ka te drejt Blushi qe ua ka ven emrin krenaristet
Krenari per Parkim ,..o Zot cfar mban Toka
Kaq e keni motivimin ne jet sa nje Parkim makinash apo Lavazh
Sa me shpejt te zhduket Rilindja,..aq me shpejt ulet niveli i injorances
Njihen qent e pd-ke qe nuk u perlqejne gjerat e bukura qe bene Erion Veliaj apo Merit e Edi rames.Keta myteber,me shume i bejne jehon nje rrotonde me bare te thare,dhe u dukej me e mire,kurse sot keto mbrekulli si sheshi skendrebej apo bulevari,u vrete syte.Keta duhet t’a kuptojne vete pse nuk i do dhe nuk i voton populli.Mjeranet.
Është një ndere që një kryetar bashkie i ri sjellë frymën perëndimore
Ju përgëzoj me respekt dhe urime suksese.