Nevoja për automjete të përmasave të vogla nuk ka qenë kurrë më e madhe.
Ndërsa qarkullimi në qytete, ku trafiku është I dendur dhe vendet e parkimit janë të pakëta, të paturit e një makine të vogël, duket se e lehtëson mjaft lëvizjen.
Por, prodhuesit e këtyre automjeteve, me siguri nuk e kanë menduar se sa praktike makinat e tyre do të ishin për persona, si ky shofer në Kinë.
Ai ka hyrë me makinë brenda një dyaqni, pa dëmtuar asgjë, ndërsa ka blerë produktet që i duheshin dhe është larguar sërish.
Sipas mediave kineze, shoferi thjesht nuk donte të humbiste kohë për të gjetur një vend parkimi, ndërsa disa gazeta të tjera thonë se, në atë moment ishte duke rënë shi dhe ai nuk donte të lagej.