Pamje dramatike të filmuara në një restorant në Ontario, Kanada, tregojnë momentin kur një makinë përplaset me dritaren dhe shtyp një nga klientët.
Blair Robertson, nga Arizona, SHBA, gjendej duke shijuar një vakt në restorant, kur ka ndodhur incidenti.
Video e filmuar nga një kamera sigurie, tregon Robertson në tryezën e tij pranë dritares, kur makina hyn dhe e përplas atë.
Megjithatë, pavarësisht aksidentit të frikshëm, Robertson arrin të ngrihet në këmbë dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz.