Nikoll Lesi: Kryespiuni Visho Ajazi i rikthehet kohës së ndyrë, SHIK-ut të Bashkim Gazidedes. Mos e kruaj me ne, se tani mund të digjesh ti…

19 Qershor 2017, 17:29Sociale TEMA

Nikoll Lesi dhe gazeta “Koha Jonë”, kanë akuzuar kreun e SHISH, Visho Ajazi, se është duke iu bërë presion duke i mbajtur nën vëzhgim dhe duke i përgjuar.

Ja çfarë shkruan kjo gazetë:

Visho Ajazi është kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH). Ka vite që punon në shërbimet sekrete. Edhe në kohën e shërbimit famëkeq të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, Visho Ajazi ka qenë krahu i tij i djathtë në gjitha poshtërsitë, krimet dhe pisllëqet që ka bërë SHIK-u. Edhe kur dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, natën e 2 marsit 1997, sapo u vendos Ligji i Gjendjes së Jashtëzakonshme, aty ka qenë Visho Ajazi. Redaksia e “Koha Jonë” ka kërkuar ndër vite që prokuroria të thërriste për këtë ngjarje makabre Bashkim Gazideden dhe Visho Ajazin. Ndërkohë Gazidede ka ndërruar jetë tashmë, por ka mbetur hija e tij moderne, Visho Ajazi, që mund të dëshmojë si e dogji SHIK-u redaksinë e gazetës me të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, gazetës “Koha Jonë”.

Nuk thonë kot se krimineli kthehet te vendi i krimit, herë pas here. Kështu ndodh edhe me Visho Ajazin. Nuk rri dot pa mësuar se çfarë bën gazeta “Koha Jonë”, kush hyn e kush del në redaksi, me cilët takohen gazetarët e saj, cilën parti mbështet dhe pse, cila ambasadë dërgon lajme dhe kur i merrni pagat, me cilin ha drekë drejtori dhe kryeredaktori, etj.

Sot po të botojmë një prej agjentëve të SHISH që heton redaksinë “Koha Jonë” se kush hyn e del në redaksi. Numri i tij i telefonit…….92 161 (në fund), i regjistruar edhe në biseda…, por jo vetëm kaq!

Ne kemi fakte për këtë pisllëk të Visho Ajazit, kreut të SHISH, kemi filmime të dy punonjësve të SHISH si dhe një videobisedë me një gazetar të “Koha Jonë”.

Kemi dhe të tjera!

Harron Visho Ajazi se “Koha Jonë” nuk ka pyetur as për pushtetin e Saliu të I-rë, as për pushtetin e Nanos së II-të, as për kryeministrat Majko e Meta, as për pushtetin e Edi Ramës.

Visho Ajazi pse nuk heton për drogën që është kudo nëpër Shqipëri, pse nuk heton se cilët zyrtarë janë përzier në trafiqe dhe qarqe kriminale antishqiptare, pse nuk heton si cili ministër jep koncesione apo cili kryeministër apo ish-kryeministër kanë shkelur ligjet kushtetuese. Pse nuk heton për dy deputetë biznesmenë të një force politike që lidhje dhe biznese të dyshimta në Lindje, bile me mafien me të egër? Por sillesh si hienat rreth zyrave të gazetës “Koha Jonë”, me shikasit e tij, se kush hyn e kush del nga zyrat e gazetës së parë të pavarur shqiptare apo me cilin ka pirë kafe në “Sofra e Ariut”.

Këtë herë po ti kursejmë shikasit me emrat Shkëlqen….. dhe numrat e celularit me …..92 161 ( në fund). Po merremi me ty, pasi ti duhesh hetuar se pse nuk ke raportuar për rrjetin e drogës që është krim shtetëror, pasi kur të kanë dalë emra ministrash apo drejtuesish shtetërorë në trafikun e drogës, ke heshtur. Apo je i përlyer edhe ti në këtë tepsi qeveritare droge?!

Pse nuk flet për koncesionet qeveritare të dyshimta, ku janë përfshirë dhe shërbime të huaja? Sa u përket financimeve ruse, përse kreu i SHISH që ka për detyrë sigurinë kombëtare, nuk heton koncesionet e ministrave të qeverisë aktuale që kanë qenë në Shën Petersburg dhe që kanë sjellë investime dhe projekte të dyshimta në Shqipëri, dhe konkretisht në Vlorë? Po dhjetra milionë euro që po hidhen në Vlorë për të blerë votat, pse nuk heton Visho Ajazi? Natyrisht që Shqipëria është një vend sovran dhe duhet të shikojë për të thithur investime strategjike që rrisin ekonominë dhe mirëqënien e popullit. Nuk ka rëndësi nëse janë investitorë gjermanë apo italianë, rus apo amerikanë, turq apo grekë,etj. Rëndësi ka që të jenë investime transparente për publikun dhe mafie pas tyre.

Përse shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, që ka detyrë ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe interesave strategjikë të Shqipërisë, luan me dy porta? Përse nuk heton investimet e fshehta të mafias ruse, ndërkohë që para partnerëve amerikanë zotohet se zbaton ligjin? A mund të na sqarosh pse ke qenë në Turqi dhe për interesa të cilit shërbim sekret ke shkuar?

Kjo lojë me dy porta në dëm të interesave kombëtare dhe në dëm të interesave të partnerëve strategjikë, kujt i shërben?

Visho Ajazi, je marrë edhe me zgjedhjet e dhunuara dhe vjedhjen e tyre në maj 1996 në kohën e Saliut të I-rë. Mos fut duart prapë në zgjedhjet parlamentare me një parti politike se do leni leshtë! Merru me detyrën shtetërore, dhe jo me pisllëqe apo duke blerë vota për një parti politike.

Mos e kruaj me “Koha Jonë”! Një herë e dogje redaksinë e gazetës, me Gazideden, por tani jemi 20 vite pas dhe mund të digjesh ti!”  

21 komente në “Nikoll Lesi: Kryespiuni Visho Ajazi i rikthehet kohës së ndyrë, SHIK-ut të Bashkim Gazidedes. Mos e kruaj me ne, se tani mund të digjesh ti…”

  1. Pellumbi. says:

    Nuke munden ndryshe eshte ne ADN e tyre. Keshtu kane per te bere gjithe jeten. Respekte koha jone

    1. AMY says:

      Jam shume dakort me cfare Nikoll e kritikon dhe denoncon kreun e SHISH, ai ka qene dhe eshte vegel e Berishajve, Bashave, dhe sado ndroon pamjen, zakonin nuk e harron, di te bej spiunlliqe ne te gjith kohet,
      Por me ty Nikoll per nje gje nuk jame dakort, ti po e denoncon hapur Kreun e SHISH dhe shume mire ben, por dije se kete artikull kaq te hapur po e ben ne kohen e Socialisteve ne Pushtet, dhe nuk e can koken fare, dhe kjo tregon sa demokratike eshte pushteti i majte, por kete gje nuk e ke bere dot ne 8 vitet e fundit pushtet te Berishes, nuk ta mbante, e kishe frike, se ai mund te bente ate qe mendja nuk ta priste, edhe tani ate Ajaz e drejton berisha, dhe ai vazhdon me metodat e berishes, nuk e harron zakonin,
      Pushteti i majte qe do fitoj ne 25 June do ta djege kete kryespiun qe pas kesaj ka per tu larguar diku, do kerkoj strehim. sepse do ndihet pa mbrojtjen e saliut.

    2. fredi says:

      Ja dhe miditori i djallezuar Nikoll Leshi, demek i bie Vishos, por ne te vertete hedh balte mbi qeverine aktuale, pa as nje prove konkrete, por vetem me sajesa te pergjithshme, per te spostuar vota. Nikoll Leshi, nuk e harrove zanatin mor mirditor i poshter, ti je i njejti mut si Visho Ajazi.

  2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Visho sunitit duhet ti futet nje hu ne bithe se paska bo do gjana te pista……………………

  3. Vishometa says:

    Doli prape nik leshi! Ky qe thoni ju te ha mune! Legen ka qene tere kohen e legen mbetet! Vishoja eshte po aq mut sa nikoll lehsi po ky muti i fundit quhet ne bythe per leke! Eshte terbuat se po i del ne opozite pra nuk do kete me leka per nikollen like floriri! Ndyresira qe keni rrjep kete popull dhe arsimoni femihwt tuaj ne angli dhe u ka pare zoti se
    Leket tuaj i lene dyqaneve te basteve! Zorraxhi muti qr te ben te respketosh visho kermen! Kjo eshte fatkeqesia

  4. spartaku says:

    Visho Ajazi dihet dhe njihet si njeriu me negativ pas Gazidedes se famshem per poshtersit qe kane bere te dy ne favor te paguesit Sali Berisha qe u jepte rroga te majme.Por ama Nikoll Lesit tani i erdhi veza ne bythe dhe po i djeg.Kete denoncim Lesi, t’a kishte bere me pare.Edhe pse Saliu ja dogji gazeten ne 97-ten,perseri Lesi u futene preherin e Saliut.Visho Ajazi me demet qe ka bere,sot ai duhej te ishte ne burg.Saliu e ka mbrojtur,por ne nje fare menyre dhe Lesi.

  5. Visho mund te jete i poshter por me i poshter eshte ky lehesi qe qan per gazeten qe ju dogj nga salibanditi dhe prap i lepihet saliut. Tani qe visho po perpiqet te zbuloj rrenjet e likefloririt me gazeten e lehesit ky plehesi nxehet dhe do qe te armatosi skraparllinjt e likes qe te bashkohen me shpellaret e saliut qe te djegin Shqiperin.

  6. devi says:

    Pirdh o nkoll pirdh se lirohesh. Qelbesirat e leshelise jane njesoj, vendin e kane ate tek grumbulli i sharres.

  7. XheJ eN Bi says:

    Per te rritur sadopak lexueshmerine e gazetes ” koha jone ” se eshte bere me keq se gazeta “55”
    N.Lesi do te beje sensacion dhe ben sikur I kundervihet V.Ajazit.

  8. dita po te vjen says:

    nikoll lesi ti antishqipetar vetem nxin cdo qe qe prek dhe shkruan..ti do vetem destabilitet te shqiperis.dhe qellimi eshte te vjedhesh dhe te beshe sex neper halet e tiranes.ti i lig ,i pa afte,egoiste,dhe krypis i shtypit shqipetar

  9. Studenti says:

    Tani u kujtove ti o Nkoll me u anku për Vishon,,,,,, të dogji Sali krimineli para 20 vjetësh dhe në vend që të distancoheshe një herë e mirë prej tij,,,iu ule në prehër.
    Dihet nga i madh e i vogël se Vishoja është shok ideali me Sali Shpellarin. Për sa kohë të ta pëlqyer ky Sali krimineli, mbaje edhe Vishon se si në qameti.
    Apo tani Vishoja nuk po të len rehat me i ba iso partisë së Like floririt, se me Likën sikur të shkon grurë muhabeti.

  10. mira says:

    Artikull i stisur. Qellimi nuk jane poshtersite e Ajazit ndaj gazetes Koha Jone , por eshte shkrim per ti ardhur ne ndihme LSI. Cudi , ka harruar Nikolla kur u rrah ne zyren e tij nga vete Iliri. (Kujtoni konfliktin Nikolle-Hysenbelliu).

  11. leshjani says:

    Nikolles i paska ardhur fundi,dicka te dyshimte ka bere sic ka dhe karakterin.Nikolla do te luaje futboll pa porta por Berisha e dogji dhe pastaj Nikoja i tha te hengsha mutin s’ka gje qe u dogj se parate i mora.Ndersa per Vishon,ndoshta eshte i vetmi kopetent ne kete fushe.Ato hamendjet dhe inatet nuk jene profesionale,Nikolla po shkoka per lesh.Vetem Ai e di.

  12. Besua says:

    Ah mor nikoll lesi kurva kurve do vdesi dhe te kurvat do te varrosin te gazidedja bashke me salin vishon meten dhe shume plera kazani me ne krye fejzine bashke me kryekudven MONIK

  13. ERNESTI says:

    UNE NJE GJE NUK KUPTOJ PSE KA KAQ FRIKE KY LEHESI PER SURVEJIMKIN NGA SHERBIMI INFORMATIV KOMBETAR. CTE KEQE KA BERE QE I DJEG NJE NJERI I PASTER AS QE I ÇAN KRYT PER VISHON E AGJENTET E TIJ QE FUNDJA BEJNE DETYREN ATJE KU SHOHIN SE KA PISLLIQE. DHE TI NIKOLL LEHESI HIQ ME MIRE DORE NGA PISLLIQET QE I KE PER ZEMER, HIQ DORE NGA PARATE QE I MIRJE DIKUR CACA ANGJELIT ME KOMPANI DHE TANI LIKE FLORIRIT QE TE JESH I QETE DHE TE MOS NEMESH VISHON DHE SHISHIN. VETEM KE RRJEPUR PARA, KE BERE PALLAT PA LEJE, KE NEMUR KEDO QE TE VIHEJ PAS DHE JE QARE O LEHES POR KA IKUR AJO KOHE. PER CA SI TY JA VLEN TE JETE NE QEVERISJE EDI RAMA SE JU VJEN HAKUT.

  14. Arian says:

    Po ju te kohes pse i mbani gjithe keto
    Te fshehta nxirrini pra emrat.apo per te kapur ndoigje

  15. BUJARI JU DEGJON says:

    Lexojeni edhe njehere pacavuren qe ka zhgarravitur “trimi me palle” Nikolle Lehsi…
    Asnje fakt,vetem lehje,sharje rrugaci,gjuhe vulgare…
    “Hajde po ta mbajti!”,”Mos e kruaj me ne!”,”Mund te digjesh vete!”…”Ne kemi fakte per kete pisllek”…
    Aty me rri o Nikolle,tek “pislleku”…
    Pyes:Mos valle pislleqet e tua t’i ka faktuar Vishoja ne ndonje raport dhe te eshte futur frika ne palce???…
    Dashuria jote per Saliun edhe mbasi te dogji redaksine ishte dhe eshte “Dashuri ne kohe te koleres”…
    Vetem nje kolere si ti do puthte ne b… (jo ne buze) persekutorin e vet…
    “Trimeria” jote tani pas 20 vjetesh quhet … FRIKE…jo “trimeri pas beteje”,Nikolle…
    Nga se trembesh,cfare ke bere qe te shqetesojne vizitat e Kryespiunit Visho ne “Mehallen” tende???…

  16. nikoll mark prel bib gjel perleshi ashte vec nje kryq antishqiptar tradhtar …….. e kane ne gjak pabesin bythqimat.

  17. Gjovalini says:

    Kete lloj diskriminimi Nikoll ka dash heret me e ba publike,ju jeni tipik mirditor te pa bese qe hani njeni tjetrin si ato puna e jenave qe permend ti o berri mirdites. Ku ishe ti kur u vran u dogjen u veshen plot nana me te zeza?, po, ti i baje lavde Saliut,noshta me te drejte se dhe ai mut burre e bese nuk ka,lene se Çthot Meta se asht burre bese,se dhe ky i ka do gjynafe me ket popull,i kshtu pra,sot po shan dhe mir po ban ,muti shurren,me do fjal i mut jeni te dy.

  18. LORA says:

    Nga ky “artikull” I nikoll lehesit,,,po filloj te kem respekt per punen e Visho Ajazit.

  19. TROJA says:

    Eshte çudi e madhe,si nje material i tille,te kete komente idjotesh,zvaranikesh,maskarenjsh,se ju prekerkan interesat Edvin Rames,Saje Qorit,apo njerzve te “Ringjalljes se te keqes” (rilindjes).Si mundet te kete kaq njerez qe te alarmuar nga nje e vertete qe shkateron interesat kombetare,turfullojne si te terbuar kunder nje gazete.Perse jemi kaq njerez te neshtruar,kaq te mashtruar,e nuk themi qe mafja ruse eshte shkaterim i endres Europjane,dhe te luftojme te gjithe kunder maskarenjve qe po e sjellim,por sulmojme gazeten qe informon.Nuk bertasim kunder Vishos,si nje njeri qe ka bere krime,e po ben krime kunder sigurise kombetare,por themi “ke vjedhur,ke vrare,per Salin,tani ndihmo edhe Edvinin te vjedhe zgjedhjet” Nuk ngrihen e te kerkojne perse mafja ruse dhe ministrat e sotem shqiptare,jane lidhur e po shkaterojne kete vend,por idjotet ketu,jane solidare,e te kenaqur se Edvini do shpetimin nga kjo mafje.
    Kaq krimba ka ky vend qe zvariten haleve te politikes? Kaq nivel te ulet te kete shoqeria shqiptare,sa e sheh ujkun qe po e shqyen e thote,KU JANE GJURMET?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje