FOTOT / Bulevardi i ri, “mushkëria” e re që i shtohet kryeqytetit

19 Qershor 2017, 11:24Sociale TEMA
FOTOT / Bulevardi i ri, “mushkëria” e re që i shtohet

Bulevardi i ri do të jetë  një vlerë e shtuar jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por për të gjithë Shqipërinë, duke ofruar një ndërlidhje midis atyre që përdorin makinat private, biçikletat dhe këmbësorëve dhe në të njëjtën kohë duke ofruar edhe një hapësirë rekreacioni për të gjitha grupmoshat.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, ajo që spikat është projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri, që parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme dhe ku lartësia e pemëve shkon nga 4 deri në 7 metra. Gjithashtu do të mbillen edhe 7300 copë shkurre nga 58 lloje të ndryshme.

Bulevardi i ri ka tashmë një sërë hapësirash të rëndësishme të gjelbra, ndërkohë që janë vendosur edhe stola ku grupmosha të ndryshme të mund të kalojnë kohën e tyre të lirë në çdo orë.

Por “xhevairi” është projekti i Parkut Qendror që do të jetë një hapësirë gjigande duke shtuar ndjeshëm sipërfaqet e gjelbra edhe për banorët e kësaj zone të cilët për shumë vite nuk kishin njohur asnjë ndërhyrje.

10 komente në “FOTOT / Bulevardi i ri, “mushkëria” e re që i shtohet kryeqytetit”

  1. Liri says:

    Erion ti je bekim per Tiranen.

  2. "BOHOTINA" says:

    Bravo, c’ te thuash tjeter.

  3. lori2 says:

    Bashke me shefin e tij, qe e drejton dhe e ndihmon.

  4. ASLLAN says:

    Mushkeria?!!!! duhet te ishin parashikuar sistem vaditeje se late nam duke lagur me bot…

  5. optimizem per vendin says:

    Erjoni po e po, por shikoi te gjitha qytetet e Shqiperise keto tre vjet e gjysem si jane bere. Po per kater vjet te tjera? E ne qoftese nuk votohet Edi Rama, prit te theret dashi tek dera e bashkise, prit te shkaterrohet furnizimi me energji e uje, prit te marre kush eshte me i forte e te paguaj kush eshte me i dobet. Po drejtesia qe per 20 e ca vjet u fut ne kthetrat e qoftelargut e s’po e nxjerrin dot akoma? E pastaj ku do shkoni o te varfer shqiptare. Prandaj votoni me mend ne koke se nje here ne kater vjet u vjen, pos pasojat do te jene 20 e ca vjeçare po gabuat. E perse ju duhet Ilir Meta per kompanite e floririt, diamantit e zinkut ne Kongo? E shikoni si eshte bere tani qe i vjen ngordhja? Po Blushi do tu nxjerre ne salamet? Mblidhni mendjen qe te behet dhe ai vend per veten tuaj. Shikoni si shkelqen Tirana sot, po para tre vjetesh e mbani mend apo e harruat. Flisni memorjes, flisni mendjes se nuk behet gje pa njerez te pergjegjshem, te vendosur e largpames, te perkushtuar per vendin dhe njerezit. Ky eshte mendimi im, pa ka plot qe nuk u pelqen e bukura, jetesorja, mirejetesa e te tjereve por vetem e tyre dhe ate e arrijne ja keshtu duke votuar Ilirin qe ku paska qene.

  6. enter"" says:

    Tani eshte detyra e qytetareve te mbajne paster kete park.

    Qytetet nuk behen duke pritur vetem nga pushteti.
    Qytetet mbahen paster edhe nga qytetaret

  7. sopiqoti says:

    NJEREZ TE TILLE ,PUNTOR DHE ME NDJENJA PER PUNEN I DUHEN SHQIPERISE.ME I LUMTE ERIONIT.

  8. mirel says:

    Shume vertete. I rame ne qafe kot te varfrit Erjon kur pagoi gjithe ato leke te shkulte pemet nga Liqeni.
    I paska ngulur ne shesh. Me qellime te larta nuk diskutohet. Kujt ia merte mendja planet afatgjata te Veli qehajait.

  9. Like Gold says:

    Po keto fotot, pse vetem naten? Apo duken me bukur?

  10. lala says:

    Puna flet vete, sa do balte dhe baltosje te bejne ne syte e popullit te thjeshte eshte kjo pamje qe Erioni nuk eshte ne gjume, po rri zgjuar, fjalet e teperta jane fukarallek thote nje shprehje e popullit lulka premtoi shume dhe nuk beri asgje, Tirana ne qender dhe neper lagje te ndryshme ka ndryshuar dhe po ndryshon, dhe ata qe merren me llafe le te vazhdojne, Erion djali te LUMTE vazhdo si e ke nis, te tjeret le te bejne bla bla bla dhe le te pine nje cigare duhan, se ate dine te bejne, hajt turqeta lulo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje