Njeriu kundër natyrës, kur ariu… të grabit çantën

20 Qershor 2017, 05:11Sociale TEMA

Një video dramatike, e cila tregon një burrë duke ndjekur një ari, pasi i kishte marrë çantën e shpinës, vërteton edhe një herë se, kur vjen puna tek të qenit i frikshëm, njeriu mund të fitojë gjithmonë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë filmuar në Alberta, Kanada dhe tregojnë momentin kur ariu merr çantën e shpinës nga një kamionçinë, ndërsa pronarit të saj i duhet ta ndjekë me vrap.

Në fund, ai arrin ta marrë çantën e lënë pas nga ariu, ndërsa asnjë prej të dyve nuk është lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje