Kamerat e sigurisë në një supermarket në Florida, SHBA, kanë regjistruar momentin kur një person përpiqet t’i vjedhë portofolin një gruaje.
Por, hajduti duket se është treguar tepër i ngathët me duart dhe gruaja e ka ndjerë se po e grabisnin.
Ajo kthehet dhe përballet me hajdutin për disa sekonda, ndërsa arriti ta rimerrte portofolin.