VIDEO/ E pabesueshme, shoferi gjen një kobra brenda motorrit të furgonit

21 Qershor 2017, 07:10Sociale TEMA

Oficerët e policisë në provincën Yunan të Kinës kanë gjetur një gjarpër “Kobra Mbret” në motorrin e një furgoni.

Videoja dramatike e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin kur ata nxjerrin nga motorri gjarprin rreth 3 metra të gjatë.

Sipas mediave kineze, shoferi i furgonit e pikasi fillimisht gjarprin në garazhin e tij dhe telefonoi policinë për ndihmë. Por, kur u kthye, Kobra nuk ishte më aty, ndërsa ai dyshoi se duhej të ishte zvarritur brenda motorrit të furgoit.

Pasi u nxorr nga oficerët e policisë, gjarpri është lëshuar sërish në natyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje