FOTOT/ 2 vjet në krye të Tiranës: Shikoni transformimin e kryeqytetit...

21 Qershor 2017, 19:40Sociale TEMA
FOTOT/ 2 vjet në krye të Tiranës: Shikoni transformimin e

Sot mbushen 2 vjet kur qytetarët e Tiranës i dhanë Erion Veliajt besimin për të drejtuar Bashkinë.

Kreu i Bashkisë ka zgjedhur që ta kujtojë këtë datë me një album fotosh me 100 punë të bëra këto dy vite.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë më 25 qershor për Edi Ramën kryeministër që punët e nisura të vijojnë me një ritëm edhe më të madh.

 “Ju jam mirënjohës dhe kam punuar çdo ditë me skuadrën e Bashkisë qe t’ua shpërblej me punë të prekshme.  Nëse doni që këto punë të vazhdojnë me rritëm akoma më të madh, e keni vetë në dorë”.

Më tej Veliaj thekson se “një votë për Edi Ramën e PS këtë të diel është nderi që ju kërkoj për të bërë akoma më shumë në vazhdim. Ju falenderoj e ju pres të gjithëve nesër në orën 19:00 tek Sheshi Nënë Tereza për tubimin përmbyllës të Tiranës në mbështetje të Edi Ramës”.

5 komente në “FOTOT/ 2 vjet në krye të Tiranës: Shikoni transformimin e kryeqytetit…”

  1. "mrekullia" says:

    O Lali Eri,te lumte per ndryshimin e Tiranes.Eshte per te ardhur keq, se ne 12 qarqet e Shqiperise nuk gjenden te tjere Lali Eri.

  2. Asd says:

    He mer Dako!! Ke 12 vjet kryetar, dhe nuk ke bere as 1/12 e erjonit.

  3. Xen deledashi says:

    Shenjat drejtuese në asfalt që drejtojnë trafikun majtas/djathtas nuk janë në qendër të korsisë. Punë shqiptarësh të bëra me bythe.
    Të shohmë se sa do të rrojë asfalti

  4. hatizhe Zeza says:

    Mos haroni o gazetare ne kete ‘ndryshim’ te Tiranes edhe Ajola Xoxan veliaj se edhe kjo zocka ka rol te madh ne cette histoire pasi suksesi i saj nuk duet te mbetet vetem brenda tangave qe ekspozon lali Eri per padronin e tij.

  5. Bogonica says:

    Nuk dua te komentoj per fotot,fotot jane reale dhe jo te improvizuara a.Halli im eshte gjetke.”PUSHTIMI I TROTUAREVE”
    Ashtu sic duket edhe ne kete foto,keto 27 vjet eshte bere kerdija ne zaptimin e trotuareve dhe kjo eshte nje dukuri qe ka ngjare ne cdo qytet,nga Tropoja deri ne Sarande.Trotuaret jane hapsira publike qe jane pushtuar me dhune nga me “te fortet” ne mungese totale te shtetit dhe pushtetit vendor.Cdo gje ka filluar te rregullohet ngadale ngadale,por kthimi i trotuareve per qytetaret sic kane qene para 90-es dhe sic duhet te jene edhe sot, eshte nje ceshtje e jetike per nje qytet.Ne disa trotuare te rikonstruktuara duhet te ecesh brinjash,pra asnje njeri “tek” nuk mund te ece normalisht,ngandonjehere duhet te mbash nje kembe ne trotuar dhe nje ne rruge,gjithe frike se te vjen makina nga mbrapa.Kam pare me syte e mij ne rrugen BIll Klinton teknikun dhe puntoret e firmes qe donin te benin asfaltimin e rruges dhe zgjerimin e trotuareve per te kaluar te pakten “brinjas” dhe i zoti i shtepise(private) ju kercenohej atyre(!).NUk e di se kur dhe kush do ta fuse ne program zgjidhjen e kesaj ceshtje jetike per qytetaret.,eshte dicka e shemtuar kur kalojne njerez te moshuar invalid me paterica qe ropaten te ecin trotuare te sakatosura.Le te studiohet kjo ceshtje per cdo lagje e qytet dhe te ngrihet nje TASK FORCE ne shkalle kombetare per t’i dhene zgjidhje ligjore.Nuk e kam fjalen per zonat e reja te banimit qe jane shtuar ne cdo periferi qyteti ,pas 90-es-megjithese edhe per te gjitha ato shkelje qe jane bere ligjit ne keto kohe,njerzit pergjegjes jane aty,por me e dukshmja jane pjeset e trotuareve te grabitura diten per diell te “QYTETIT TE VJETER”,pra ato trotuare qe ishin trotuare me ligj para 90-dhe u pushtuan kur ktheu sistemi.Gje me te shemtuar nuk kam pare ne vendin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje