Tashmë në shërbim të turistëve është vendosur linja direkte me kryeqytetin çek, Pragën, por biletat nuk janë edhe aq ekonomike dhe mund t’u leverdisin turistëve çekë, por jo atyre shqiptarë.
Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë SmartWings Bileta (vajtje-ardhje) me nisje në datë 6 korrik dhe kthim më datë 13 korrik kushton 320 euro. Edhe gjatë muajit gusht, çmimet e biletave janë në të njëjtin nivel.
Shqipëria është kthyer në destinacion për turistët çekë. Në vitin 2016, rreth 14.000 njerëz e vizituan vendin. Për këtë arsye, midis dy kryeqyteteve është vendosur linja direkte e fluturimeve. Operatori çek SmartWings do të fluturojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, deri në shtator.
Më herët, agjencitë turistike shqiptare ofronin udhëtime për në Pragë me avion, kryesisht tranzit përmes Serbisë, ku e gjithë paketa, me avion dhe tre net qëndrim kushtonte më pak se 300 euro.
Në Shqipëri u hapën dhe dy linja ajrore me kosto (jo) të ulëta këtë vit
Në mars, filluan fluturimet Wizz Air nga Tirana në Budapest dhe anasjellas dhe nga 10 maji, Transavia ofroi udhëtime direkt nga Tirana në Amsterdam dhe anasjellas. Por, ndryshe nga vendet e rajonit, ku një biletë vajtje-ardhje e gjen edhe 60 euro, në Shqipëri, edhe operatorët low cost ofrojnë bileta mesatarisht mbi 200 euro.
Nga Tirana në Budapest, janë dy data nisjeje dhe kthimi çdo javë, të mërkurën dhe të dielën. Bileta më e lirë që mund të gjesh në korrik është 145 euro (vajtje-ardhje).
Fluturimet me linjën Transavia për në Amsterdam, janë tre herë në javë, të hënën, të mërkurën dhe të premten. Në maj, udhëtimi më i lirë ishte më 17 maj, nisja nga Tirana dhe kthimi në datën 19 maj, ku bileta vajtje-ardhje kushtonin 86 euro. Në korrik, biletat shtrenjtohen ndjeshëm. P.sh., për vajtje në datën 21 korrik dhe kthim në datën 24 korrik, kushton 247 euro. Edhe në gusht janë po kaq të shtrenjta.
Transavia ofron dhe fluturime direkt drejt Parisit (Orly). Në qershor, bileta më e lirë vajtje-ardhje kushton 147 euro. Në korrik, çmimi shtrenjtohet ndjeshëm në 192 euro deri në 248 euro.(Monitor)
Keto lajme jane per karnat, adhurues te Fatos Nanos. Prej atij dhe koncensionit qe firmosi i kemi peshqesh per 25 vjet keto bileta.
Varet kür e pret bileten nqs e pret nje jave perpara atehere kushton 275 euro nga amsterdami po ta presesh 3 muaj para kushton 86 euro
Linja me Pragen ka qene. Nuk eshte linje e re. Eshte linje sezonale, mbyllet ne shtator.
Provojeni ne biciklete ndoshta ju kushton me lire.Vetem duke u ankuar mbetet tere jeten,kjo eshte ekonomi tregu dhe secili ka te drejte te fitoje sa me shume qe te mundet nga sherbimi i tij.
Nano iku, e rinovoi Ministri i ri kete vit….
Nuk eshte vetem aeroplani ku shqiptaret paguajne shume shtrejte.Anijet jane gjithashtu te shtrejta,sidomos ne linjen Ancona-Durres, qe nuk ka konkurent dhe compania Adria ferries bene cka done me cmimet….. Edhe ketu duhet te nderhyrje sa me e shpejte….