Një portal i ri me domain në Mali të Afrikës ka kopjuar pamjen e gazetës “Shqip” dhe shpërndan lajme të rreme në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit -një formë e re dhe e rrezikshme piratimi që sipas gazetarëve synon të keqinformojë publikun.
Nga Ivana Dervishi
Fushata elektorale në Shqipëri ka arritur kulmin, ndërsa vetëm pak ditë larg zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit portalet mediatike në vend, të porsakrijuara ose të hershme, gëlojnë nga artikujt e shumtë politikë.
Një ndër portalet që po merr qindra pëlqime dhe dhjetra shpërndarje të artikujve është dhe portali më i ri Gazeta-Shqip.ml (gjithashtu me domain Gazeta-Shqipi.com) – i cili pretendon të gënjejë lexuesit se është faqja zyrtare e të përditshmes 11-vjeçare “Shqip”.
Portali i ri figuron i regjistruar më 14 qershor, sipas të dhënave të domainit dhe ka kopjuar krejtësisht pamjen e gazetës së vërtetë Shqip, ndërkohë që përhap lajme të pavërteta në emër të portalit origjinal.
Artikuj të caktuar politikë kanë marrë mbi 500 pëlqime në faqen e rreme të Shqip në Facebook përmes shpërndarjes së sponsorizuar të lajmeve, pavarësisht se faqja ka vetëm 972 pëlqime. Postimet në këtë faqe janë manipuluar që të duken se vijnë nga adresa zyrtare e Gazetës Shqip, por në raste të caktuara shfaqen edhe me diferencën .ml të domainit.
Domaini “ml” përfaqëson një domain të ofruar falas nga qeveria e Malit në kontinentin Afrikan në vitin 2013, në një përpjekje për të rritur përdorimin e teknologjisë në vend. Identiteti i personave që fshihen pas këtij domaini ruhet nga privatësia e përdoruesit në të dyja rastet, si tek gazeta-shqipi.com ashtu dhe te gazeta-shqip.ml dhe nuk është e mundur të zbulohet.
Duke shprehur shqetësim të thellë për këtë keqpërdorim të emrit të gazetës Shqip, kryeredaktori i portalit, Erion Abule tha për BIRN se “piratimi rrezikon të dëmtojë reputacionin e gazetës dhe të mashtrojë lexuesit besnikë të saj përmes shkrimeve të sponsorizuara”.
“Dënojmë keqpërdorimin e faqes sonë për të fituar disa ‘like’ më shumë, por edhe për të bërë propagandë në favor të një partie apo një tjetre në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit,” tha për BIRN Abule.
“I bëjmë thirrje lexuesve të gazetës Shqip online që ta injorojnë një faqe të tillë pirate, e cila nuk ka lidhje me lajmet dhe informacionin e vërtetë të medias sonë,” shtoi ai duke saktësuar se portali i vërtetë ka mbi 650 mijë pëlqime në Facebook dhe mbart domain www.gazeta-shqip.com.
Megjithëse shprehet se rasti i imitimit të një gazete ekzistuese është vërtet i veçantë [një formë e re e fake news], sipas gazetarit Blendi Salaj kjo ilustron se jemi në një etapë kur teknologjia mund të përdoret edhe kundër nesh dhe se lexuesit duhet të jenë shumë të kujdeshëm.
“Publikut i lind nevoja të jetë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm me lajmet që lexon. Vetë lexuesi duhet të sigurohet se i merr lajmet në një media të besueshme. Nëse lexon gjëra andej-këndej, të cilat nuk di as kush i ka shkruar, e as pse i ka shkruar, sot rrezikon të keqinformohet në mënyrë të plotë”, tha Salaj për BIRN.
“Sot shumë portale shqiptare botojnë lajme të pakonfirmuara, sensacionalizma e të pavërteta të lloj-llojshme për të përfituar klikime. Ndaj besimi i publikut tek gazetarët po humbet,” shtoi ai.
Portalet e shumta mediatike në Shqipëri operojnë në mënyrë kaotike dhe jashtë çdo rregullimi ligjor. Ato akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën për kopjim të lajmeve dhe shumica prej tyre postojnë lajme pa autorë të deklaruar.
Ish-drejtori për një dekadë i Gazetës Shqip, Besnik Myftari tha për BIRN se i vjen keq të shohë integritetin e gazetës të cenohet, ndërsa shtoi se situata duhet të kontrollohet.
“Duhet të vendoset një ligj dhe të ndërhyjë një institucion që të rregullojë këtë punë,” përfundoi Myftari.
Të mërkurën (21 qershor) personat pas faqes së rreme hapën një tjetër portal www.gazeta-shqip.net me të njëjtën pamje dhe përmbajtje, duke e çuar kështu numrin e faqeve të rreme dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën në tre.
Shqiptar fshini bythën me këto gazeta!
Shqiptare fshini bythen me TEMEN E mEROS.
RUSET I KANE QEF KETO GJERA , SIDOMOS TANI QE MBESHTESIN HAPUR LSI E PD DHE JO EDI RAMEN. ME NDER NA RR. BY…N.
Po nje kakë është edhe origjinali.
TIPIKE ALA KGB-GRU E VLADIMIR PUTINIT OSE
MODELI MAQEDON !?
From: Alban Dega
Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST
MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI
PUTINIST I BANDES SE BERISHES
– Nga Alban Dega, Nju Jork
A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike dhe GRU- e ushtrise se Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s e GRU- se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre !
Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi
Syceltesi … Nena e te gjitha te keqijave
Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !
Syceltesi !
Eshte Edi Rama ai qe publikisht i ka ofenduar te gjithe gazetaret e mediave shqiptare duke i quajtur kazane plehrash, e perse duheshka pritur qe ata ta mbeshtesin ? Eshte pikerisht Birn ajo qe publikoi se Rama ka te fshehur 200 milione euro, perse na dilka tani se ajo mbeshtet Ramen ?
Partia socialiste eshte ajo parti qe po fut Shqiperine ne Rruge te mbare, shikoni faktet
T’ja rruani Rames l’art e posht