VIDEO/ Kur pantallonat s’të lënë të arratisesh…

22 Qershor 2017, 07:00Sociale TEMA

Dy të rinj në Florida, SHBA, menduan se ishin vërtetë me fat kur gjetën një sportive të parkuar dhe të pakyçur.

Ata kanë lënë menjëherë makinën e tyre dhe kanë hyrë brenda automjetit tjetër, ku kanë nisur të kërkojnë se çfarë mund të vidhnin.

Pasi kanë marrë një stetoskop me vlerë rreth $500 dhe një karikues telefoni, ata nxitojnë sërish drejt makinës së tyre, por njëri prej grabitësve duket se ka qenë pa fat, pasi në arrati e sipë i kanë rënë pantallonat.

Ai rrëzohet në tokë dhe me vështirësi ngrihet dhe arrin të hyjë në makinë.

Policia është ende në kërkim të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje