Kujdes, jepet alarmi për tuberkulozin, të shtruarit në spital po infektojnë edhe personelin

22 Qershor 2017, 15:15Sociale TEMA

Situatë alarmante në spitalin e Durrësit.

Katër persona që mbahen të shtruar prej muajsh me sëmundjen e tuberkulozit (TBC), tashmë kanë vënë në rrezik edhe jetën e personeli.

Burime nga reparti infektiv në spitalin rajonal të Durrësit kanë bërë të ditur se tre veta, pjesë e shërbimeve mbështetëse të spitalit, janë infektuar dhe tashmë gjenden në rrezik për jetën.

Bëhet fjalë për tri sanitare që janë infektuar, pasi në repartin ku ato janë të punësuara u shtruan katër pacientët e diagnostikuar me sëmundjen e tuberkulozit.

Tri punonjëset e infektuara nga sëmundja e rrezikshme kanë shfaqur shenja përkeqësimi dhe siç mësohet dy prej tyre janë dërguar në Tiranë.

Njëra nga sanitaret po mbahet në repartin infektiv të Durrësit, ndërkohë që gjendja e saj paraqitet më mirë se dy koleget e saj që u dërguan me urgjencë drejt Sanatoriumit të Tiranës.

INFEKTIMI

Burime nga spitali i Durrësit kanë bërë të ditur se tri gratë mund të jenë infektuar gjatë ndërrimit të çarçafëve dhe dërgimit të tyre në lakanderi. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse sanitaret e prekura nga tuberkulozi janë vaksinuar apo jo gjatë moshës që kryhet vaksina kundër TBC-së.

Të njëjtat burime kanë shtuar se kjo sëmundje përhapet lehtë- sisht nga një person i sëmurë te një tjetër dhe organi i parë që preket më së shumti janë mushkëritë.

Ngjarja në fjalë ka tronditur personelin e spitalit, jo vetëm për shkak të përhapjes së sëmundjes te të punësuarit në spital, por sepse mund të gjendemi në prag të ndonjë epidemie. Personat e sëmurë në spital po mbahen nën mbikëqyrje të rreptë nga ana e mjekëve dhe personali po bën shumë kujdes gjatë kontrollit dhe mjekimit të tyre.

EKSPERTET

Ekspertët e shëndetit publik sqarojnë se tuberkulozi është një ndër sëmundjet infektive kronike e shkaktuar nga mykobakteri më të njëjtin emër. Sëmundja prek më shpesh mushkëritë, por nuk përjashtohet shfaqja edhe në organe të tjera, si truri, kockat, gjëndrat limfatike, zemra, lëkura, teksa prek edhe gjakun.

Transmetohet nga kontakti direkt me piklat respiratore të një personi që është i sëmurë me formën pulmonare aktive të sëmundjes dhe pas kësaj duhet një periudhë inkubacioni prej 2-10 javësh deri në shfaqjen e simptomave të dukshme. Identifikimi i simptomave ndryshon në varësi të aparatit ku shfaqet sëmundja.

Aktualisht, në vendin tonë një ndër format e parandalimit është vaksinimi. Sipas ISHP-së, vaksinimi antituberkular është i detyrueshëm në moshën fëminore dhe aplikohet që në lindje, por nuk duhen neglizhuar as këshillat e tjera që kanë të bëjnë me stilin e jetesës, përdorimin e kujdesshëm të medikamenteve dhe kryerjes së kontrolleve të hershme.

Nuk dihet nëse tri gratë e prekura, të cilat angazhohen si sanitare pranë repartit Infektiv në Durrës, janë apo jo të vaksinuara në fëmijëri.

Shumica e njerëzve të prekur nga infeksioni nuk zhvillojnë shenja klinike për një kohë të gjatë.

Panorama shkruan se në këtë rast, sëmundja cilësohet si tuberkulozi i fshehur. Nëse këta persona nuk zbulohen dhe nuk trajtohen, sëmundja merr karakter agresiv, e mund të çojë deri në pasoja fatale për jetën në rreth 50 për qind të personave të prekur.

2 komente në “Kujdes, jepet alarmi për tuberkulozin, të shtruarit në spital po infektojnë edhe personelin”

  1. Lili says:

    Problemi per spitalin e Durresit edhe per sherbimet mjekesore eshte se gjithe pacientet qe kane kaluar aty ku punojne keto tri sanitare,gjithe personneli i spitalit duhet te kontrolohet sot po edhe mbrenda nje afat kohor te caktuar per me verifikuar se nuk e kane shpernda semundjen gjithe pacienteve ne dhomat e te cileve kane punuar.
    Ne cdo vend normal,kur te punojsh ne spital qofte pastruese kerkohen vaksinimi ,po edhe nje radije te mushkrive pikerisht per mos me pas shperndaje te TB nga personeli i spitalit…
    Keto 3 gra,pa dijeni kane infektuar familjet e tyre,femijet, akrabalekun e tyre, po edhe njerezet neper autobus apo tren a restaurante.
    Lufta kunder tuberkulozit ne Shqiperi u harruar nga qeverite, po ajo semundje po vret e po perhapet shume.
    A pyetni ndonje here ju te gazetave sa shume eshte e perhapur e sa pak kujdeset shteti per kete pune.
    Sapo te behet kontaminimi i nje turisti ,qofte n’avion nje tjeter vend me rezik, qofte neper ´hotelé ku cdo kush sherben,harroni turizmin…pra kjo duhet te jete nje prioritet per cdo qeveritar

  2. Romina says:

    Ne shqiperi ndodh qe personeli sherben pacienteve pa doreza.Normal qe do infektohesh…Zoti na ruajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje