Avioni me defekt, anulohet fluturimi nga Rinasi në Firenze

23 Qershor 2017, 16:02Sociale TEMA

Një defekt në avionin e linjës ajrore “Albawings” ka sjellë anullimin e fluturimit nga aeroporti “Nënë Tereza” në drejtim të Firenzes, Itali.

Fluturimi nga Rinasi ishte parashikuar në orën 12:15, por kompania njoftoi pasagjerët se udhëtimi do të ndërpritej për arsye teknike.

Avioni është nisur në pistë, por brenda pak minutash është kthyer sërish në terminal.

Mësohet se shkak për anulimin ka qenë një defekt në avionin i cili është konstatuar në momentin e nisjes në pistë.

Anulimi i fluturimit në drejtim të Italisë ka bërë që të anulohet edhe fluturimi anasjelltas nga Firenze në Rinas në orën 15:30.

1 komente në “Avioni me defekt, anulohet fluturimi nga Rinasi në Firenze”

  1. Shqiperia po Lulzon says:

    Jeni ne terezi o milet….linje ajrore me emrin “Albawings”…ju e dini, po votoni per Partine njehere ….. pastaj mendoni per jeten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje