VIDEO/ Tenton t’i grabisë çantën, por ky hajdut duhet t’i kishte bërë mirë llogaritë

23 Qershor 2017, 08:22Sociale TEMA

Ky është momenti kur një grabitës sulmon një person në rrugë në Brazil.

Por, duket se ai nuk i kishte llogaritur mirë pasojat, pasi ishte ngatërruar me një oficer policie, që sapo kishte përfunduar detyrën.

Në pamjet e kameras së sigurisë, shihet përleshja midis grabtiësit dhe oficerit të policisë, ndërsa në një moment ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar.

Video është publikuar në rrjetin “Liveleak,” ndërsa nuk dihet se ç’ka ndodhur më pas me grabitësin, që duket se ka mbetur i plagosur në rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje