Tashmë dihet se në Rusi gjithçka tentohet të çohet drejt kufijve më ekstremë.
Kështu ka ndodhur edhe me “fidget spinner.”
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga ekipi rus, “Garage 54,” duken tri makina, teksa performojnë dhe rrotullohen pikërisht në formën e një “fidget spinner.”
Makinat janë të markës “Lada” dhe pasi janë prerë në mes, pjesët e përparme të tyre janë salduar bashkë.
“Garage 54” janë mjaft të njohur për çmenduritë dhe eksperimentet e tyre me makinat, të cilat i publikojnë në kanalin e tyre në Youtube.