Nga Klementin Mile (Mapo)
Të martën e kësaj jave ishte dita për të parë qartazi një kontrast: Artan Fugën tek ‘A1 Report’ dhe Ervis Iljazajn tek ‘Opinion’. Të dy folën për fushatën zgjedhore dhe problematikat e saj. Por me kaq ngjashmëria mbaron dhe nisin dallimet. Së pari, me gjithë respektin për televizionin ‘A1’, ky është një operator mediatik shumë i vogël në krahasim me ‘TV Klanin’. Së dyti, emisioni ‘A1 Report’ është shumë larg prestigjit që gëzon në publik emisioni ‘Opinion’. Së treti, ‘A1 Reporti’ transmetohet pasdite, kur shikueshmëria është e vogël, ndërkohë që ‘Opinioni’ transmetohet në prime time dhe është emisioni më i ndjekur nga publiku shqiptar.
Përveç këtyre, të tjera dallime vihen re po të fokusohemi te personazhet. Nga njëra anë është pedagogu i njohur i filozofisë, Artan Fuga, njeri me përvojë të madhe në fushën e vet të studimit, me botime të shumta dhe që për një numër të madh shqiptarësh nuk ka nevojë për prezantim. Nga ana tjetër është një pedagog i ri i shkencave politike, Ervis Iljazaj, që pavarësisht talentit që ka nuk gëzon famën e profesor Fugës dhe as njohjen publike të këtij të fundit.
Nisur nga sa më sipër, krijon habi fakti që një pedagog të famshëm dhe me shumë përvojë si Fuga e gjejmë të ftuar në një emision minor të një kanali televiziv të vogël në një orë ku shikueshmëria është e pakët, ndërkohë që një pedagog të ri dhe relativisht të panjohur si Iljazaj e shohim të pranishëm në një emision mjaft të rëndësishëm të një kanali kombëtar në prime time. Si ta kuptojmë këtë fenomen? A mos kemi të bëjmë me një çorientim të medias shqiptare? Apo ky është një qëndrim tërësisht i strukturuar, i qëllimshëm dhe pervers nga ana e medias?
Pikësëpari, le të sqarojmë një çështje për të shmangur keqkuptimet. Profesor Fugën nuk e ndalon askush të shkojë në emisionet më të rëndësishme të kanaleve televizive kryesore të vendit. Në dijeninë time, profesorit të famshëm i janë bërë vazhdimisht ftesa për të qenë i pranishëm në to – thjesht, ai ka refuzuar. Pra nuk mund të flasim dot për çorientim të medias, për moskuptim nga ana e tyre të vlerës mediatike që mbart një personazh si Fuga.
Sa i përket Iljazajt, kohët e fundit ai i ka shtuar CV-së së tij pozicionin e drejtorit të mediave Mapo. Para se të promovohej në këtë pozicion dhe kur ishte vetëm një pedagog i ri i shkencave politike, nuk ndodhte ta ftonin në emisione të rëndësisë së ‘Opinionit’. Edhe kjo dëshmon që media shqiptare nuk e ka humbur busullën e orientimit kah vlerës mediatike të personazheve.
Qëndrimi i kanaleve televizive të rëndësishme kundrejt Iljazajt ndryshoi pozitivisht sapo ky mori postin e drejtorit të MAPO-s. Ndryshe nga Fuga, të cilin e ftojnë për personin që është, për interesin që ngjall personaliteti i tij, Iljazajn e ftojnë si drejtorin e një gazete të rëndësishme, pra për rolin që luan në atë institucion. Po pse Fuga i refuzon ftesat, ndërkohë që Iljazaj i pranon pa mëdyshje?
Këtu kemi të bëjmë me një kontrast ndërmjet strategjisë dhe industrisë. Refuzimi i Fugës për të mos marrë pjesë në emisionet e rëndësishme, por vetëm në ato minore është strategjik. Në emisionet minore del shumë më tepër në dukje shkëlqimi i personit Fuga, i ideve dhe argumenteve të tij. Veç të tjerash, profesori i famshëm preferon emisionet e llojit ‘intervistë’, ku mund të zhvillojë diskutim të karakterit pedagogjik, pa patur oponencën e ndonjë debatuesi. Kjo sepse Fuga duket të mëtojë transmetimin e dijes, jo thjesht dhe vetëm të opinionit të vet. Ndoshta ky pozicionim i tij e ka burimin te dallimi që bën Platoni ndërmjet dijes dhe opinionit, ku filozofi është ai që shpreh dije. Në planin psikologjik, Fuga duket të motivohet nga sfida – a mundem unë të bëj të më ndjekin shqiptarët edhe në një kanal televiziv të vogël, në një emision minor dhe orë të papërshtatshme, vetëm sepse jam unë ai që flas? Thënë ndryshe, Fuga nuk kërkon një platformë televizive të mirënjohur, ai pretendon të bëhet vetë ajo platformë.
Përkundër tij, pranimi i Iljazajt për të marrë pjesë në emisionet e rëndësishme është industrial – në shërbim të industrisë mediatike ku një media si Mapo shkon të takohet me një media si TV Klan. Në emisione të rëndësishme del më tepër në dukje dhe përforcohet reputacioni i Mapos. Në ato emisione, në fakt, as nuk ftohet as nuk shkon Iljazaj, por drejtori i Mapos. Për Iljazajn pjesëmarrja në këto emisione nuk mund të shihet si sfidë personale, por si detyrë institucionale. Ndryshe nga profesori i famshëm që mëton transmetimin e dijes në formate interviste, pa opozitë, drejtorit të gazetës i duhet të marrë pjesë në debate të zhurmshme në një ambient pluralist, për të ndeshur opinionin editorial të gazetës me qëndrimet editoriale të të tjerëve.
Kam patur rastin t’i njoh të dy: Fugën si pedagogun tim të dikurshëm dhe Iljazajn si kolegun e tanishëm. Në planin mediatik mendoj se që të dy kanë marrë vendimin e duhur. Le të supozojmë të kundërtën: Si do mund të komunikohej dija filozofike në një format debati, në emisione të rëndësishme ku secili shpreh zhurmshëm opinionin e vet? Po opinioni editorial, sa interes do të zgjonte në një emision minor në formë interviste? Në rastin e parë do dështonte strategjia, në të dytin do dëmtohej industria.
Pedagog në UET
Miku im, totalisht bie dakord me mendimin qe ke shprehur. Por mbi te gjitha, te vleresoj per guximin qe ke marre, duke qene se qenke dhe ti pedagog ne UET. Uroj vetem mos te te komunikohet ndonje “lirim nga detyra” pas ketij artikulli…
Je nje vemje naimçilsite. Ai qe e ndjek median, e di se kush eshte dhe cfare perfaqeson mediokri Iljazaj. Ai qe nuk e ndjek as i plas fare se kush eshte. Ndersa ju qe shkruani kot e keni , pjesa qe manipulohet eshte shume e vogel, te tjeret e kuptojne qe ai eshte hedhur ne tregun mediatik te “te fala sandrit ” per te bere papagallin e çil-rilindjes
Artan Fuga nuk e pranon mendimin ndryshe sepse ia ka mbushur mendjen vetes qe nuk ka te dyte si ai, te pare jo se jo! Nderkohe, gjyna qe ndodhi keshtu, eshte thare e perthare menderisht dhe nuk i ka mbetur asnje therrime ndershmerie intelektuale kur flet e shkruan brockulla qe nuk mund ti kaperdijne as nxenesit e shkolles se mesme! E keni degjuar Artan teveqelin ne nje interviste ku “gjen” shkakun e degjenerimit te ekonomise boterore tek shpikja e shtypshkrimit? Se me pare gjithe ekonomia ishte dedikuar ne shkrimin e bibles nga murgjit, (!!!!!!) se per te shkruar nje bibel duheshin, sipas tij, 300 dele per lekuren, 300 pata per pendet dhe qindra kile bime per bojen, keshtu ekonomia nuk kishte nga ta dridhte qe te behej imorale, po doli shtypi qe i zevendesoi scribet dhe ekonomia u be e perdale!!! Ju, ish studenti i ketij teveqeli, se cmund ti thuash tjeter, si e kuptoni kete shpjegim? Ja ky eshte katandisur profesory juaj dhe i ashtuquajturi dhe vetequajturi filozof………