Ulja e taksave nuk është më në mode

22 Qershor 2017, 17:11Blog TEMA
Ulja e taksave nuk është më në mode

Eduart Gjokutaj

Nuk ka asnjë të keqe që partitë politike bëjnë premtime për favore fiskale për sektorë dhe shtresa sociale të caktuara. Por, është naive të mendojmë se partitë me premtime për ulje taksash janë modeli qe na vlen.

Ulja e taksave nuk është më në modë. Ekonomia konkurruese dhe zbatimi i ligjit po. Ulja e taksave tregon dobësi te ekonomisë dhe politikes, qe përpiqen te maskohen poshtë “kostumit” te lehtësirave fiskale dhe uljes se taksave. Ulja e taksave janë mashtrim ne një ekonomi informale.

Çdo premtimi elektoral duhet ti vijë koha të përmbushet, pasi duhet paguar një çmim (kosto) dhe ka nevojë për kapacitetet e burimet e duhura për t’u realizuar. Mjafton që këta dy elemente të bëhen bashkë me vullnetin e qeverisë dhe premtimi elektoral do të përmbushet.

Duke gjykuar nga përvoja e dy dekadave të fundit, çdo qeveri e formuar pas zgjedhjeve ka qenë pjesë koalicionit, e përfshirë në negociata të vështira për të krijuar një Program në mbajtje të premtimeve.

Është fakt i njohur tashmë, se rezultati pas zgjedhjeve është një përzierje e politikave të ndryshme.

Parashikimi për atë çfarë do të ndodhë në ekonomi është gjithnjë tejet i ndërlikuar.

Aktualisht, ekonomia shqiptare është ndikuar nga trazirat në tregjet ndërkombëtare, fakt që pak pritej të ndodhte muaj më parë. Nëse ekonomia nuk do të rritet me ritmet mbi të cilat u mbështetën premtimet, politikanët e sotëm do të vijojnë të jenë peng i kombinimeve rastësore të zhvillimeve të jashtme me kaotizmin e tregut të brendshëm, por pa arritur të afrohen de facto në përmbushjen e premtimeve të bëra.

Një nga premtimet qe del përpara është barazia në pagimin e taksave apo lufta ndaj informalitetit dhe evazionit. Ndërsa ekziston vullneti politik dhe janë angazhuar kostot për arritjen e premtimit, po pritet ende forcimi i kapaciteteve që ta transformojë premtimin në një realitet të ndjerë.

Por deri më tani, në ballafaqimin që bëjnë qytetarët po anojnë më së shumti te mendimi, se nuk qenka i lehtë të arrihet premtimi për shpërndarjen ndershmërisht të barrës fiskale. Ajo ka anuar vazhdimisht dhe është lëshuar mbi ta, njerëzit e zakonshëm, që janë baza e gjerë konsumatore.

Dhe kjo ide nuk është ndryshuar ende për sa kohë që TVSH dhe Akciza janë ende taksat kryesore me një peshë gati sa gjysma e të ardhurave buxhetore. Kjo barrë e rëndë fiskale i varfëron një pjesë prej tyre dhe i mban nën presion dhe pasiguri pjesën tjetër, të cilët janë më pranë nivelit të qytetarit me të ardhura mesatare. Dhe shfryrja e presionit të barrës ka ndikimin e vet tek ulja e konsumit. Ndërkaq, politika fiasko elektorale do të mjaftohet me plotësim te fare pak atyre qe janë premtuar.

Ndërsa një pjesë e qytetarëve do paguaje taksa me shume dhe një pjese jo, pasi premtimi nuk bën dot sistem, por vetëm krijon shprese ne rastin me te mire, e cila venitet ne shumicën e rasteve fill pas vitit te pare te qeverisjes. Dhe buxhetet vijojnë rrugën e tyre shekullore, njësoj si lumenjtë qe pasi fryhen nga reshjet vazhdojnë ne shtratin e tyre te rrjedhin si me përpara.

Në stadin aktual ekonomik dhe social, as favorizimet e taksave për grupe të caktuara shoqërore, por as përpjekjet për të rishpërndarë barrën fiskale nuk e përmirëson situatën për një periudhë 4-vjecare, pasi politikat e skaduara ne vite kane prodhuar pabarazi sociale vit pas viti.

Taksat nevojiten dhe për pak vite në nivelet kështu si janë pa patur shtim apo pakësim të mëtejshëm të tyre. Çdo ndryshim i tyre bie vetëm çoroditje, qofte ky edhe me qellim lehtësues.

Vëmendjaduhettekthehetteadministrimi. Nukjanëtaksatproblemi, porzbatimi i tyre ne njëekonomikonkuruesebrendavenditdhekandidate e vlefshmepërtehyre ne tregjetrajonale.

Problemi mbetet te fakti si zbatohen nga administrata. Ky duhet te jete Synimi i politikes elektorale: një administrim i thjeshtë dhe i qartë për taksapaguesit.

Duke u bashkëlidhur në mënyrë harmonike me objektivin për nxitje investimesh dhe rritje të ekonomisë arrihet premtimi për punësime të shtuara në sasi dhe cilësi, si dhe zgjerimi i konsumit.

Politika reale dhe jo ajo fiasko, e cila nuk bazohet te nevojat elektorale e jep ndikimin e vet në rritjen e stabilitetit shoqëror dhe te mirëqenies ekonomike.

 

2 komente në “Ulja e taksave nuk është më në mode”

  1. siciliani says:

    Mire e ke ti mo shoku por po del qershori dhe Ministria e Financave nuk ka nxjerr ende nje udhezim mbi ndryshimet e fundit ne ligjin e TVSH per sektorin akomodues. Deri tani kemi coroditje totale te operatoreve, shtetit, kontabilisteve dhe biznesit te interesuar.

  2. Beni says:

    Shoku nuk behet shtet me taksa te larta po duke paguar te gjithe .Ke shume te drejte per administraten por taksa e larte sjell vetem korrupsion fhe evazion ,fitime marramendese per ate qe ka lidhjet e duhura me administraten dhe marrje fryme per ata qe nuk japin kafe.Taksat e uleta shmangin korrupsionin rrisin numrin e atyre qe i paguajne dhe shtojne konsumin.Plus qe ato leke qe mund te duket se mbesin ne duart e miletit do investohen ne ekonomi duke punesuar te tjere dhe do investohen ne menyren me te mire te mundshme shume me mire sa ben shteti sot me ato qe mbledh qe ua jep militanteve qe mbushin administraten.Por para ligjit (taksave) duhet te jene te gjithe te barabarte askush te mos kete te drejte te fale taksa ose te perjashtoje dike nga taksat per asnje lloj preteksi
    PARA LIGJIT TE GJITHE NJESOJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje