Republika e re e Ramës dhe dreka falas e Bashës!

22 Qershor 2017, 09:16Blog TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Po e dëgjoja Bashën në Vlorë duke folur edhe një herë për republikën e re. Dikur, po në Vlorë, i gjendur para ca provimeve në matematikë, po i kërkoja ndihmë profesorit tim të vjetër. Nxënësi i shkëlqyer i njërit prej gjigantëve të historisë së shkencës, Enriko Fermit. Profesori m’i shpjegoi thjesht vështirësitë dhe unë zura t’i zgjidhja ushtrimet përmendësh. I gëzuar nga kjo arritje, fillova të merresha me problemat. Dikur profesori hodhi sytë në llogaritë e pafundme të numrave që kisha shkruar në fletore dhe përkundrejt habisë time që nuk më dilnin zgjidhjet që jepeshin në fund të faqes, më tha me qetësi: Shiko, Shpëtim! Përpara se të kërkosh ta zgjidhësh problemin, duhet ta shtrosh atë!

Mua më lejohej, si fëmijë, të ngatërroja gjërat, po një aspiranti për kryeministër, natyrisht që jo. Basha vërvitet nga një numër në një tjetër, po se ku është republika e re, nuk e di. Basha dhe Rama kanë ndërruar rolet edhe kësaj radhe.Basha duhet ta dijë se për këtë ka studiuar fundja në shkollë, se numri është pasojë dhe para tij duhen konceptet.

Në katër vjetët e Ramës, në të cilat Basha numëron vetëm fasada dhe palma të thara, vendi filloi refomën në drejtësi dhe atë të territorit. Vepra këto të munguara për 25 vjet dhe shenja të një republikë të re. Rama filloi reformën në arsimin e lartë dhe atë profesional. Edhe këto shenja të qarta për një republikë të re. Kërkon të bëjë Reformën Kushtetuese dhe më në fund të ndajë pushtetin nga shteti. Nuk është e vështirë të dallosh këto shenja gjatë gjithë fushatës së tij këto ditë dhe një qëllim që e ndjek me qartësi të plotë kudo ku flet. Të gjitha këto duhej të ishin inisiativa të atij që kërkon të bëjë republikë të re.

Po unë kam një plan-thotë Basha. Ka bekimin e amerikanëve dhe gjermanëve. Po për çfarë flitet në atë plan?

Do ta ndihmojmë fermerin me para në dorë, rreth 150 milionë euro në dorë çdo vit dhe 100 të tjera për kanalizime dhe ujitje etj., etj. Nuk është e vështirë, që nëse bëhet llogari këto njëzet e pesë vjet, të shihet se janë hedhur shumë para për bujqësinë, por gjendja gjithnjë e më keq përkeqësohej. Pothuajse çdo vit vendi përmbytej e përmbytet. Vërtet kështu ndihmohet fermeri?

Në Amerikë, atje ku Basha mendohet se ka marrë bekimin për planin e tij, pa bërë ndonjë gabim të madh, mund të thuhet se ky plan alla Basha nuk ekziston. Fermeri që ka tokën e tij në kadastër të regjistruar në bazë të klasit që ka toka e tij dhe po ashtu edhe shtëpia e për këtë merr kredi te bankat, bile dhe orientohet se çfarë duhet të mbjellë.

Pa bërë prapë ndonjë gabim, duhet të themi se ndihma më e madhe është që fshatarit t’i jepet tapia e rregullt e tokës dhe ajo e shtëpisë. Pra të funksionojë kadastra në përpikmëri. Është shenjë e qartë për atë që kërkon të ndërtojë republikën e re. E keni dëgjuar të flasë Basha për këto gjëra? Nuk thotë dot gjë, se do të përplaset me kundërshtarin e tij. Ai do t’i tregojë legalizimet, që në katër vjet të qeverisjes së tij, janë dhjetëra herë më të mëdha se ato që dha Basha dhe partia e tij për tetë vjet.

Po mund t’i tregojë edhe tapitë, që me gjithë ngadalësimin dhe të Ramës, janë prapë shumë më tepër se ato që dha Basha dhe partia e tij.

Basha nuk mund të flasë dot as për ujitjen apo ndihmën që u ka dhënë për tetë vjet fshatarëve. Po shihja zonën e Lushnjës, e vetmja që nuk u përmbyt vjet. Një rreth prej 400 km kanalesh vaditje e kullimi ka filluar të funksionojnë dhe zona më prodhuese e vendit, gati e dyfishoi eksportin. Është vepër e kundërshtarit të tij politik, që edhe këtu, ndryshe nga paraardhësit, dha një shembull precizioni.

Natyrisht, fshati, më shumë se subvencione me dy fidanë këtu e tre atje, siç bëri Berisha, kërkon gjëra të tjera nga ato që mendon Basha.

Do ta prish që ditën e parë ligjin për arsimin e lartë-thotë kryetari i PD-së. Me se do ta zëvëndësojë? Prapë do të rivendosë ato universitete që tmerruan të gjallë e të vdekur dhe prodhuan ata mijëra të papunë të sotëm. Se ata nuk i la pa punë Rama, por diplomat që në kapitalizëm vlejnë më pak se dikur në socializmin tonë, ku me një të tillë siguroje jetën. Po të kishte vërtet qëllim të mirë dhe për një republikë të re, Basha dhe partia e tij do ta pastronin me kohë Universitetin e Kamzës, apo ndoshta të vetmin që bota e ka njohur si të denjë për të qenë universitet. Po dhe për atë nuk flet dot. Kundërshtari i tij e pastroi dhe po i jep frymë të re. E për mua, ndoshta, është ndihma më e madhe që mund t’i japë fshatit për sot dhe për nesër. Prej aty dalin jo vetëm ata agronomët e veterinerët, por edhe manaxherët e rinj të agrobiznesit.

Në vend të koncepteve, Basha flet për numra dhe për dreka falas. Se çfarë lidhje kanë këto me republikën e re, vetëm ai e di.

Mund të fliste fare mirë për autonomi të universitetit, në një shkallë shumë më të gjerë sesa është. E kjo që ky i fundit, ashtu si në të gjithë botën, të krijojë mundësi për vetëfinancim, apo përkrahje më të vogël nga shteti. Po nuk e kam dëgjuar gjëkundi të flasë për autonomi. Kam dëgjuar numra, lekë dhe dreka falas për studentët. Është një shaka identike si ajo me abonetë e studentëve kur ishte kryetar bashkie dikur.

Mund të fliste për t’i dhënë fund shkollave që punojnë me dy turne, por nuk flet. Pasardhësi i tij në krye të bashkisë së Tiranës do t’i tregonte menjëherë gjendjen që la kur ishte vetë në krye të saj dhe do t’i thoshte se këto që flet nëpër mitingje nuk janë shenja për republikën e re.

Nuk ka bërë asnjë investim, veç palmave, dhe Lungomaren në Vlorë për katër vjet nuk e bëri dot. Unë e bëra për dy vjet Rrugën e Kombit. Natyrisht që me këtë mund të gënjejë veten. Rruga e Kombit, që do ende shumë për t’u bërë, kërkon shumë më tepër para sesa ka hedhur ai. Janë shumë ura që mungojnë dhe një cilësi e lemerishme ndërtimi që do të kërkojnë para po ashtu.

Siç e kam shkruajtur dhe më parë, Rruga Durrës-Rrogozhinë me një distancë rreth 35 km u bë për dhjetë vjet dhe u mbarua jo nga ai, por nga pasardhësi. Ajo Tiranë-Elbasan do shumë para të tjera dhe po ashtu Bajpasi i Fierit etj., etj. Po ky është një bilanc, që me gjithë borxhet që la, shkon te një miliard euro, po për këtë u dënua me votë.

Problemi vërtitet te konceptet dhe jo te numrat. Kur Rama kërkon timonin e shtetit, nuk tregon numra, por reforma. Dhe këtu duket se vërtet kanë ndërruar rolet. Për mua, jo. Rama është i qartë në qëllimet e tij për të ndërtuar një republikë të re, jo në fjalë, por në vepra. Pavarësisht rrethanave, me hir apo me pahir, ai i dha dorën PD-së, duke e nxjerrë nga fundi i humnerës.

E ka bërë për hesap të tij? Mundet. Por Rama llogarit zgjedhje të pakontestuara. Vetëm kjo e fut me qetësi në marrëdhënie me Evropën dhe e lejon më në fund vendin të marrë frymë. E jo vetëm kaq. Po bën të mundura dhe ato subvencionet që vijnë nga Evropa e jo vetëm për fshatin. Vetëm kjo manovër e lejon për herë të parë në historinë 100-vjeçare të shtetit të bëjë një reformë kushteuese, që të mos e jetë e kontestueshme nga palët.

Është shenja më e mirë që po kërkon të ndërtojë një republikë të re. Dhe këtë jo me numra, por me koncepte që i ndjek me një përpikmëri absolute. I bindur se numri është pasojë. Dhe përsëri ndodh një gjë e çuditshme. Basha, ashtu si Berisha, megjithëse është jurist, duket si piktor, ndërsa Rama si jurist.

Ngatërrim rolesh? Jo, qartësi në qëllime, të cilat te njëri mungojnë dhe tjetri i kërkon parreshtur.(Konica.al)

Republika e re e Ramës dhe dreka falas e Bashës!

24 komente në “Republika e re e Ramës dhe dreka falas e Bashës!”

  1. arla says:

    Shkrim i goditur duhet te shkruhet me shkronja te medha dhe i bolduar

  2. Abc says:

    Aferim! Bravo! Te lumte pena!

  3. Skypion says:

    Per te qartesuar qeverisjen rrumpalle te Rames,do te mjaftonte edhe vetem mbrojtja qe i ben atij, fshataro-analisti Shpetim Nazarko.
    Ka edhe te tjere,njeri me gjytyrym se tjetrin,por ky Nazarkua jua kalon te gjithe per nga qesharakezimi qe i ben apollogjise se Rames.
    Imagjinojeni pak: edhe vete ,shume socialiste,politikane apo analiste ,ata qe jane serioze e kam fjalen, e kane pranuar madje e kane thene edhe publikisht,qe Rama nuk merr vesh nga ekonomia.Eshte krejt alien ne fushe te ekonomise.
    Eshte kjo arsyeja,pervec arsyeve korruptive dhe kriminale,qe ekonomia sot eshte cope-cope.
    Kurse,per kete cyrykun,Nazarkon,Edi Rama eshte nje gjeni qe ben shtet…!!!
    Nuk duhet te cudise askend ,sepse ,eshte po ky derdimen,po ky Nazarko,qe ashtu si sivellai i tij ne sharlatanizem,Ngjela, thote qe Enver Hoxha ka bere shtet…!!!
    Aq idiot eshte ky Nazarkua sa,jo vetem qe nuk e kupton budallallekun qe thote,por edhe e mbron me zjarr dhe eshte gati te debatoje me tere boten,per te!
    Ashtu sic ishte gati te debatonte edhe me ekonomistet gjermane te CDU-se,qe kane ndihmuar Bashen ne hartimin e programit ekonomik te PD-se….
    Katundari nga skerkat e kolonjes enderron te debatoje me ekonomistet gjermane … eh por kuurven!
    Rama e lavderoi Shpetim budallen tek Zone e Lire e Canit…e zgjodhi nder te paktet jo-kazan!
    C’ironi!
    A mund ta besoje kush, qe nje snob kryeqytetas si Rama,ta kete seriozisht kur flet keshtu per nje katundar si Shpetim Nazarko?!!
    Natyrisht qe te gjithe e dime se c’konsiderate ka ai ,realisht,ne mendjen e tij per Nazarkon…ate qe kam edhe une: fshataro-analist!
    E imagjinoj,sikur te fliste tani,Ramen,ne rast se fshataro-analisti yne do te ishte ne anen tjeter dhe do fliste keq per te!
    Do ta masakronte me batuta,me epitete fyese per menyren fshatareske te te folurit,shkruarit,madje edhe te ecurit dhe qendruarit…

    1. Pro Reformes says:

      Ore me te vertet beson ti qe “programin” e Bashes e kane bere gjermanet? Ke qene ndonjehere ne Gjermani? Shko njehere dhe pa te thene gje njeri por vetem me te pare do te bindesh qe ajo qe thote “Republika e re” eshte vetem ender ne sirtar dhe per ate palo “program” ka marr heren e fundit 1 Mio. vota kunder.
      Ajo qe premton “republika e re” eshte renimi i ekonomise dhe kthimi i vendit ne rrumpall.
      Behet fjale per te ardhmen. Ai fshatari sikur ka te drejte me ato qe shkruan.

    2. ta says:

      shko more derdimen?

  4. taraboshi says:

    Shpetim te lumte .Ju kerkoj gjithe popullit te shqiperise qe voton ta lexoje kete shkrim se te orjenton qe mos ta cosh voten dem por ta cosh atje ku punohet ku eshte vizioni pra te Edi Rama pra keni 2 dite kohe per ta lexuar dhe per tu orjentuar.Edi Rama eshte aj njeri qe shkon lagje me lagje fshat me fshat si para votimeve si gjate votimeve ashtu edhe pas votimeve i shef problemet vete ne vend ku jane njerezit dhe ju jep rrugezgjidhje problemeve e jo si te gjithe ato tjeret qe vine ne fushate me te thane mendja se te don shume mbaron mbas teje te perqafon te ndalet ne rruge te qane hallin e sa ta merr voten hajt e kape ma jo vetem qe nuk e sheh ma ne zonen tande qe ti e ke zgjedhur por e sheh sa ne nje avion ne tjetrin duke shkuar jasht shtetit per ti rregulluar ndonje shkolle te mir djalit apo vajzes vet ndonje biznes per vehte ja kuto jane deputetet e partive tjera.

  5. emigranti says:

    Kjo eshte rezumeja e kesaj fushate.Nje aktinografi e shkelqyer e ndryshimit midis Edi Rames dhe Lulzim Bashes,Like Metajt e kompani.Ky shkrim i perkryer dhe qe me fakte konkrete tregon punen e bere nga partia socialiste dhe Edi Rama,hedh poshte britmat e lul hollandezit dhe kazanit te tij mediatik se s’eshte bere gje ne keto 4 vjet dhe po ashtu ndaj akuzave te te dalit mendsh te videos Like-Dritan,me demek presidentit-kryetar e ish te leshelise.
    Bravo zoti Nazarko! Pena juaj vlen shume dhe gjithmone ben analiza te pjekura e qe tregojne rrugezgjidhje per te ardhmen.Problemi qendron qe shkrimet tuaja duhet t’i lexojne dhe ata qe e mbajne veten te zgjuar e te ditur dhe te bazohen ne konkluzionet e tua.Psh para disa ditesh kishit botuar nje shkrim per bujqesine,investimet ,rendimentin dhe perspektiven e saj dhe benit krahasime me bujqesine e disa vendeve te huaja,te cilat marrin prodhim shume here me te madh se ne dhe me toke pe te kufizuar.Keshillat e tua partia socialiste duhet ti kete parasysh dhe pse jo,nuk eshte turp e mekat,te te therrasin e te keshillohen me ju.Keni nje mendje te hapur e te ndritur.Bravo!Une sa shoh emrin tuaj menjehere i lexoj shkrimet e tua dhe te njejten gje beja dhe me te ndjerin Ilia Stefani,i cili kishte nje pene te shkelqyer.

  6. taraboshi says:

    O Mero mos me detyro te vij ne kete vape nga shkodra per te marre vesh kush nuk don ti botoje keto komentet e mija.

  7. Fier says:

    Skypion,jam kurioz,je anti-shqiptar,je shpellar apo je militant?

  8. ILIRET says:

    Degjo te Skypion, spiun e bir spiuni. Nuk ke bythe ti te debatosh me nje gjeni si Shpetim Nazarko. Ti dhe te tjere duhet te mesoni se Nazarko ka qene nje i persekutuar qe regjimi e internoi ne fshatrat e Lushnjes, por gjenia e tij e beri qe regjimi t’ja kishte nevojen, megjithese e la atje ne Saver. Demokrat i vertete, por jo komunisto-demokrat, i shitur tek shkiet, si babai jot shpirteror Berisha dhe vellai jot Basha, qe bashke me ty s’jeni gje tjeter, vecse spiun e bij spiunesh.
    Dikur do te hapen arkivat e Serbise dhe njerezit do te vertetojne te gjitha ato qe qerkullojne sot per ty, Berishen dhe spiunin Basha qe pergatiti dosjet e UCK-se per krime lufte ndaj serbvet. Shih reklamen qe ka bere Basha per keto zgjedhje.

  9. LORA says:

    I dashur Shpetim,lul-holandezi as mund te shtroje e as mund te zgjidhe problem,,,,,,sepse ai me rekordet e tij ekskluzive,te njohura prej shqiptareve ,eshte vete mega-problemi,,,,te cilin mund dhe do t’a zgjidhin shqiptaret me verdiktin e 25 qershorit.
    Tung,,,,dhe mire u pjekshim me 26 qershor.

  10. xhemal says:

    rama jo vetem ka ide te qarta por eshte kembengules per ti realizuar, jane vetem pakica qe jane mesuar te jetojne si parazite qe nuk duan ta mbeshtesin, flas per politikanet ata qe deri para pak vitesh e zhyten shqiperine ne nje batak pa rregulla duke menduar vetem per pushtetin e tyre psh saliu ,iliri ,luli keta ne krye pastaj dhe ushtaret e tyre ,propoganda e peshtire e tv gazetave portaleve etj jane numeruar sa e sa here tragjedite e 97 ,98 ,2008 ,2011 pervec shkaterrimit te pyjeve ,lumenjeve perrenjve ,ndertuan nje bombe ekologjke duke lene pushtimin e teritoreve e ndertuar pa plan ,shkaterruan sistemin shendetesor ,arsimor, krijuan istitucione me qellim te dobeta per ti patur ne dore te tyre per qellimet e tyre te mbrapeshta e mund te numerojme pa fund ,e kur del nje intelektual e kerkon ti ndryshoje gjerat per mire shikoni ngihen ata qe e ngriten e ushqyen te keqen dhe e luftojne prandaj sot eshte imperative per te votuar ramen e partine socialiste per te ndertuar nje te ardhme me te mire me shtet per te gjithe duke punuar per mireqenie ,paqe bashkim pa dallim

  11. Lushnja1 says:

    Bravo. Per bujqesine do te thosha te hiqej taksa e qarkullimit dhe te zeroheshin taksat per 5 vjet

  12. Luljeta Merkuri says:

    Te lumte dora! Nje Analist qe mendon vete! FLM. Se po habitemi se si ata qe e mbajne veten per te shkolluar nuk arrijne te kuptojne vizionin e Rames dhe jo te bejne punen e TIJ. Po sic duket jane te blere.

  13. spartaku says:

    Bravo Shpetim Nazarko! I ke rene pikes.Jane te gjitha te verteta ato qe shkruan.Pd-ke me Berishen dhe Bashen nuk eshte gje tjeter,veç nje parti mashtruese e qe bene thirrje per lufte,per gjakderdhje.Mos e befte zoti te vij perseri pd-ke ne pushtet se do na vrasin me vandalet e saj. Epo ç’mutin do Basha me republiken e re? ç’fare do na sjell ajo mut parti? Lufte doni lufte do kini.Per ç’fare ne duhet lufta neve? Pershendetj zoti Nazarko.Mos degjo dhe mos i mere ne konsiderat disa komente kundra,se ata paguhen nga segmente te caktuara te pd-ke.Pergjigjen,se sa i vlen lekura Bashes,do t’a marin ne 25 qershor.Rrofte Ps-te me Edi Ramen.

  14. Demokrati i vertete says:

    Po z. Nazarko drejt e ke analizuar situatën. Kam komentuar dy tre ditë.më pare për këto probleme ku theksi në këtë fushatë për zgjedhjen e qeverisësve të ardhshëm duhet jo vëmëndje tek pasoja, por tek reformat dhe subjektet më të përshtatshëm për vëmien në zbatim. Gjë që ju u a bëni të qarta lexuesve. Kam një këshillë që brenda.mundësive, besoj që nuk ku mungojnë, ky shkrim i juaji të lexohet çdo mëmgjes nga Z. BASHKIM më emisionin “koha për tu zgjuar”. Ka për të ndihmuar shumë.në opinionin shoqëror për ditën e dielë 25/06/2017
    Respekte dhe urime për: mbi numrim “enigmë”.
    Demokrati I vërtetë

  15. siciliani says:

    Pershendetje.
    Je nga te paktet analiste qe te lexoj me shume interes. Duhet kuptuar nga te gjithe se Shqiperia ka nevoje per burra te medhenje dhe jo per Tepsixhinj e antishqiptar.
    Respekt per penen Tuaj!

  16. Asus says:

    Analiza e Nazarkos eshte e drejte dhe vizionare. Ai meret me thelbin e gjerave, me politikat ose faktoret baze qe percaktojne zhvillimin apo ndryshimin e nje vendi. Ky lloj vizioni eshte detyra e nJe shtetari apo nJeriut qe synon te ndryshoje zhvillimin e nJe vendi. Ai duhet te jete si ata mjeshtrat apo ustallaret e ndertimit qe dine te hedhin themelet e nJe shtepie dhe te vene sic duhet ata guret e qoshese, qe shtepia te rezistoje e te mos shembet. Venia e gureve te qoshese te nje shteti eshte pune e veshtire dhe nuk mund te behet nga kushdo.
    Vete Rama ndoshta nuk di si vendosen keta gure por ai ka kulturen apo formimin e duhur per te kuptuar nevojen e kesaj pune, per te zgjedhur mjeshtrat dhe per ti degjuar e mbeshtetur ata ne kete ndermarrje te rendesishme. Kur flet per tepsine dhe nevojen e ndryshimit te kesaj praktike, Rama ka kuptuar se kjo pune nuk mund te vazhdoj keshtu. Pra ai evidenton nevojen e ketij ndryshimi ose ndermarrjen e nje reforme politike. Si do te zgjidhet konkretisht gjendja, kjo arrihet permes diskutimesh dhe vendimesh ne nivele te ndryshme politike.
    Sa per Lulin nuk ia vlen te zgjatemi. Ai ka ngelur I vetem, me nje parti te shpartalluar dhe duke deshmuar papjekuri totale per te konceptuar e realizuar nje Republike te re. Bravo Nazarko!

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fusha ku fitohet me shume eshte sporti,FUTBOLLI .
    Trajneret dhe sportistet jane njerzit me te paguar ne bote.
    Kaluan 27 vjet,me shume se dy breza futbollistesh,qe sterviten ne kushte minimale dhe trajner te pakualifikuar.
    Per trajnerin e ekipit kombetar te futbollit na u desh te paguajme miljona euro,te tjera do paguajme.
    Po sa fitojme nga sportistet shqiptar neper Europe ?
    Shume pak,por projektet te mbeshtetura nga qeveria shqiptare,do jene zgjidhja e problemit.
    Pa investim,nuk ka fitim !

  18. Shigjetari says:

    Shpetim je simbol i mendjekthjelltesise. Respekte!
    Mos ia ver re Skypionit, nga halli e ka. Ai e ka te shkruar ne balle se kush eshte.

  19. Beni says:

    Nje shkrim qe duhet ta lexosh 2 here. Thjesht analize brilante, per ate qe do te marre vesh ne kete kohe fushate elektorale.

  20. rigoni says:

    Te lexoj me shume deshire zoteri Shpetim Nazarko.

  21. Mireli says:

    Nje analize e situates qe ndoshta vetem i ndjeri Andrea Stefani mund ta arrinte si duhet. Me befason saktesia e kapjes se elementeve te duhur nga Nazarko, aq me teper kur mendon se nuk eshte nje profesionist i mirefillte i fushes. I ke dhene uje ne bisht te luges o Nazarko disave qe rraskapiten per te gervishtur rezultatet e Rames. Natyrisht niveli i larte i analizes i dhemb disave (psh. nje fare skypion) qe nuk kane as nuk dine te argumentojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje