Kur Aleanca Popullore për Drejtësi (APD) zhvilloi konventën e saj themeluese në Pallatin e Kongreseve, të gjithë folësit, duke filluar me disidentin e njohur antikomunist, Viktor Martini, e duke përfunduar me kryetarin e APD-së, Bilal Kola, theksuan se kjo parti do të përfaqësonte më së fundi të gjithë të persekutuarit dhe të shpronësuarit nga regjimi komunist, të cilët janë zhgënjyer nga partitë që e mbajnë veten për të djathta.
Duke paraqitur një program puro të djathtë e duke nënshkruar një pakt publik me 31 intelektualë nga familje të persekutuara dhe/ose të shpronësuara nga regjimi komunist, si dhe nga diaspora antikomuniste, APD-ja ka zhvilluar një fushatë kapilare në të gjithë vendin, për të marrë votat e kësaj shtrese të zhgënjyer, në mënyrë që t’i përfaqësojë ato drejtpërdrejt në Kuvendin e Shqipërisë.
Por sa zgjedhës i përkasin kësaj shtrese?
Nga një sondazh që zhvillova para 2 vjetësh për fondacionin e djathtë Konrad Adenauer, rezultoi se 30% e zgjedhësve shqiptarë janë nga familje që janë persekutuar nga regjimi komunist për shkaqe politike ose pronësie (çereku i tyre ishin nga familje që kishin patur fillimisht raporte të mira me regjimin komunist, por më vonë ishin persekutuar prej tij). Duke e përkthyer përqindjen e mësipërme (shihni grafikun 1), mund të thuhet se rreth 660 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri i përkasin kësaj shtrese (s’mund ta dimë se sa jetojnë jashtë vendit).
Dhe sa prej këtyre zgjedhësve kanë votuar për partitë që e mbajnë veten për të djathta?
Nga sondazhi i sipërcituar, rezultonte se gjysma e tyre, rreth 330 mijë, votuan për këto parti në zgjedhjet e para katër vjetëve, rreth 120 mijë votuan për koalicionin e majtë dhe 210 mijë nuk morën fare pjesë në votim (shihni grafikun 2). Janë pikërisht këta të fundit (220 mijë) që mund të konsiderohen si zgjedhës vërtetë të djathtë, të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura të partive që pretendojnë se janë të djathta.
Teorikisht, ky përbën dhe rezervuarin e parë të mundshëm të votave për APD-në. Ndërkohë, APD-ja mund të kërkojë edhe votat e atyre që para 4 vjetëve votuan djathtas, por janë zhgënjyer aktualisht me opozitën zyrtare.
Sidoqoftë, teorinë nga praktika e ndan një hendek i madh, të cilin kandidatët për deputetë të APD-së, në mungesë të aksesit që kanë patur në mediat kryesore, janë munduar ta kapërcejnë duke trokitur derë më derë, për të sqaruar pikat e programit të tyre. Dhe në fakt, ato pika janë të djathta deri në palcë. Konkretisht:
DEKOMUNISTIZIMI – Ndërmarrja e iniciativave ligjore për dënimin dhe korrigjimin e krimeve komuniste, heqjen e titujve dhe dekoratave të diktatorit komunist, nomenklaturës së lartë si dhe të gjithë shpurës të sigurimit të shtetit, si dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me lustracionin.
MUZEALIZIMI, KURRIKULAT SHKOLLOR dhe VLERSIMEVE HISTORIKE –Krijimi i muzeve të kujtesës në vendet e vuajtjes, ballafaqimi i nxënësve dhe studentëve me pasojat e krimit komunist nëpërmjet kurrikulave si me anë të ekskursioneve, ndërtimin e memorialit Kombëtar të Kujtesës në Tiranë së bashku me murin e Nderit, përmbyllja e plagës së gjetjes së eshtrave të viktimave të komunizmit dhe martirëve të lirisë, caktimin e një date përkujtimore, ku i gjithë shteti dhe shoqëria shqiptare në mënyrë solemne të nderojë e respektojë viktimat e regjimit komunist si dhe martirëve të lirisë.
REHABILITIMI – Përmirësime gjithëpërfshirëse të ligjit të cungët të dëmshpërblimit (përfshirja e dosjeve jashtë afatit, zgjerimi i datës nga 9 nëntor ’41, përfitimi i dëmshpërblimit të internuarve, mos-zbritja nga dëmshpërblimi i vlerës së shtëpive të privatizuara dhe e letrave me vlere, konvertimi në vlera monetare ose asete të letrave me vlerë), përcaktimi i kuotës (15% – 20% të përcaktuara me ligj në programet e punësimit, strehimit dhe arsimit, pension nderi, personave të burgosur politikë dhe të internuar)
PRONA – Rivendosja e të Drejtës Kushtetuese e shtetasve mbi pronën e mohuar dhe të grabitur nga shteti diktatorial, duke i kthyer pronën subjekteve të shpronësuara në zbatim të nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës duke eliminuar pasigurinë e titujve të pronësisë dhe faturën financiare që imponon legjislacioni aktual si dhe duke mbyllur konfliktet ndërmjet familjeve dhe hequr përfundimisht pengesat për investimet e huaja private, me qëllim realizimin e stabilitetit social dhe ekonomik.
DIASPORA – Krijimin e një fondi dhe banke investimesh për diasporën (aksesi prioritar i diasporës që disponon know-how dhe mjete financiare në ekonominë e vendit, si p.sh: projekte me partneritet të bizneseve të diasporës në turizëm, infrastrukturë, bujqësi, energji, industri dhe shërbime), si dhe propozimi i një kuote fikse (jo me pak se 5%) për përfaqësimin e diasporës në Parlamentin e Shqipërisë.
SIPËRMARRJA – Synojmë vendosjen e taksës së sheshtë për biznesin në nivelin rreth 7.5%, dhe në çdo rast jo më shumë se 9 %, ulja e vlerës së TVSH prej 5-7% për të gjithë produktet bazë të shportës ushqimor, si dhe krijimin e kushteve lehtësuese për investimet rishtazi ose ato me burime nga fitimi/dividente te bizneseve ekzistues të cilat do të përfitojnë lehtësira sipas programit tonë politik në uljen e tatim fitimit dhe kontributeve shoqërore dhe shëndetësore ne 5 vitet e para.
SHTETI LIGJOR – APD do mbështesë fuqishëm Vetingun dhe të gjithë paketën e reformës në Drejtësi, sipas kërkesave të partnereve tanë strategjike (SHBA dhe BE), si kusht themeltar për mirëfunksionimin e shtetit ligjor në shërbim të interesave të publikut.
Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”
Te gjitha keto esht duke i realizuar PS. Ju te tjeret jeni jashtqitje te berishes dhe metes.
Bravo zalo
te lumt ti je nje rilindas i vertete.
Por por per te djathtet rendesi ka prona. Edhe ata qe ishin te persekutuar politike ishin te tille kryesisht per shkak te prones. Dhe qe te votojne te persekutuarit e prones per nje particke qe ja jep votatat timonierit te madh qe ne 4 vjet ka dhene 0, po 0 vendime nga komisioni i pronave dhe ndan te leje legalizimi (pra nga pronat e ketyre qe thua ti o zalo) sikur ja kishte lene babai, po e votove ti personalisht o zalo se te dyte nuk gjen.
PS: do ishte me interes o zalo sikur te beje nje sontazh se sa jane te pakenqurit e majte nga rilindja.
Pèrshèndetje. Asnjè problem edhe nèse adresa ime e emailti bèhet publike sepse edhe emri im èshtè i njohur! Zaloshnja e Zaloshnjèt bèjnè gabimin e “pranueshèm” siç e kanè zakon tè gjithè ish pionierèt dhe fatosat e Enverit qè merren me publicistikèn e informacionin sot! E djathta historike nuk èshtè shtresè! “Klasè e pèrmbysur ” i ka thènè edhe vetè Enveri! Kèto tè tjerèt qè ky i quan klasè, ku e kanè pronèn, origjinèn, themelin, partinè e idealizuar mbi njè emèr tè mèparshèm apo ideologjinè origjinale tè majtè qoftè apo ” tè djathtè komuniste” si puna e partisè sè Saliut qoftè? Pra. njerèz me origjinè kooperativash na qènkan klasè, kurse ata me rrènjè historike na qènkan shtresè? Jo. Nè Suedi, nèse je nè ndonjè mjedis kolektiv dhe flet njèherè gabim, pastaj gjithè kohèn tjetèr nuk tè dègjon kush çfardo qè tè thuash! Kèshtu qè as Zalo Loshnja nuk dègjohet mè! Se e pèrfaqèson partia e Kurtit atè pjesè historike apo jo, duhet parè 97 kur Kurti I-rè ishte nè krah tè Fatos Nanos ! Ky i dyti se di akoma èshtè nè krtè dikujt nga ish komunistèt apo pa krah ka pèrvjelur krahèt””.
Te vjen te vjellesh me diversionet bajate qe ben ky shamani i statistikave i Rames,Zaloshnja!
Te ben te te vijne zorret ne gryke,nga gerdia qe shkakton ky diversion kaq i trashe,kaq i lexueshem;edhe per femijet madje.
Por,me shume se diversioni,ajo qe ta gerdit perfundimisht ,eshte se ky Zaloshnja thote se vjen nga shtresa e te persekutuarve politike ne kohen e diktatures komuniste.
Bile eshte edhe nje pasardhes,i te famshmit Sejfi Protopapa ( Sali Protopapa i Ndritit) …
Por,nuk eshte vetem Zaloshnja,eshte edhe ky kokrrjepuri,djali i Kurtit,Billalli,qe po ben lojen e Edi Rames.
Te gjithe e dine qe APD-ja eshte nje krijese e Edi Rames,nje krijese e “Rilindjes”,nje krijese e socialistave,per t’iu sherbyer atyre,me ane diversionit te shpresuar tek votuesit e djathte,vecanerisht tek ish te perndjekurit.
Por,nuk jane vetem Zaloshnja dhe Bilalli i Kurtit;ka edhe te tjere.Qe vijne nga shtresat e ish te persekutuarve,dhe jane bere me ish-komunistat,me bijte e komunistave,me socialistat.
Perversitet i madh!
Keta maskarenj,pasi kane shkelur mbi gjakun e familjareve te tyre,te gjakosur,burgosur,vrare dhe masakruar barbarisht nga komunistat, ftojne edhe te tjeret,qe t’u bashkohen ne ndihmen qe po u japin bijve socialiste!
Percdunim total!
Cdo vote te persekutuari nga regjimi komunist,per parti si kjo krijesa e Edi Rames,APD-ja e Bilallit te Kurtit,eshte si te permjerresh,eshte si te pegeresh mbi varret e familjareve te tyre te vrare nga regjimi komunist.
Sepse,te votosh APD-ne e te tjera si kjo,eshte njejte si te votosh Partine Socialiste.
Te votosh Bilallin,eshte njejte si te votosh Edi Ramen.
Te votosh monstra te tilla,eshte njejte si te votosh ata qe te kane vrare gjysherit e baballaret.
Njerez si Zaloshnja dhe Kola,jane gjakprishurit,jane gjakdhjeret nder radhet e te persekutuarve te regjimit komunist.
Njerez te tille te percudnuar moralisht,jane me socialiste se socialistet.
Atëhere, Skorpion, unë si i djathtë për kë të votoj? Për salehin tënd, ish-sekretarin e organizatës-bazë të spitaleve të Tiranës?
Jo skorpion, jo! Kurrë !!!
Ky Zaloshja duket një Toç komunisti,pretendon që njeh Amerikën.Ik ore SAHAN lëpirës dhe mos dil në Tv mo broçkulla se na vjen për të dhj…..
Megjithe avantazhet e krijuara nga Sistemi 27-vjecar antikomunist dhe nga imponimi i ngutshem per “dekomunistizimin” e Shqiperise nepermjet shkaterrimit total te ekonomise se krijuara pergjate 45 viteve te Pushtetit Popullor nen udheqjen e PPSh-se me ne krye Enver HOXHEN si edhe te shoqeruar me nje propogande te shfrenuar per shkaterrimin e mendesise te formesuar ne shumicen e Popullit; me zellin e treguar nga te gjitha qeverite post-komuniste te pas-90-es per te shperblyer shtresen e familjareve te te burgosurve politike te para 90-es, perseri Partia e tyre me Bilal Kolen nuk merr vota, dhe nuk ka gjasa te grumbulloje vota per te futur te pakten 1 deputet ne Parlament. Kjo arsyetohet me shume faktore dhe shkaqe – pengues per konsolidimin e kesaj force politike, ku kryesori eshte : Shumica e Popullit nuk i mbeshtet, pamvaresisht qe heshtur i bejne karshillek hakmarrjes se kesaj shtrese ndaj cdogjeje te krijuar nga kjo Shumice, qe nga veprat e vogla e deri tek Uzinat dhe Kombinatet, duke percjelle goje-kycur propoganden balt-ndotese te punes, te jetes modeste dhe me plote sakrifica te kesaj Shumice ne vitet per rindertim dhe ndertim.
Pakica qe kerkon te perfaqsoje kjo force politike eshte rrembyer nga Sali Berisha, dhe megjithe “plakjen” e Tij kjo Pakice nuk shkeputet dot prej ketij personi. Kete e di mire B.Kola megjithate Ai kembengul ne misionin e vet, ne perpjekjet per tu bere pjese e Parlamentit te Shqiperise. Vetem demaskimi hapur dhe pa asnje rezerve i personit Sali Berisha si edhe i beniaminit te tij “cudiberes” me pamje shakaxhiu: Lul Basha, vetem keshtu mund te shkepuse prej Tyre pjesen e familjareve te te burgosurve dhe te ndeshkuarve politike, pasardhes te klases se permbysur ne vitet e para te pas-clirimit dhe te ndeshkuar ne vazhdimesi per cdo rast kur Ata kapeshin duke bere sabotim ose ne perpjekje per te sabotuar ose bashkepunuar per sabotim dhe permbysje te Rregjimit te Ri.
Por duke qene i deshiruar per te verteten dhe daljen e saj ne drite te Diellit, i uroj sukses B.Koles per te shkeputur nga PD-ja, PR-ja e ndonje parti-satelit te tyre, shtresen te ciles i perket edhe vet B.Kola.
Duke lexuar Skopion, bindem se misioni i B.Koles i “djeg” shume Saliut, alias Skopion. Ndaj reagimi i Tij, i Sali B. eshte i eger, i pafree. Po ne kete mase duhet te jete pergjigja, reagimi ndaj ketij personi me profesion mashtrues – imponues me kategorine e 7-te, te fituar me pervoje, me praktike jo me teori ne 27 vite “demokraci”.
Murat kepa lere Zaloshnjen por lexo komentin e ketij birit te bushtres Skypionit qe te kuptosh se ne cfaze ka arritur maskaralleku dhe buthqimlleku,deri atje sa te tille spiune me dosje dhe pseudonim si ky gruaqiri Skypion po perpiqet ti mbushe mendjen shqipetareve qe per cdo gje ky ka te drejte dhe i di te gjitha,do zoti zbatohet Vetingu ashtu sic duhet do shohesh qe ketij bythqiri nuk ke per te lexuar me komente,
Po si nuk e kuptojme qe te ashtuquajturit te Djathte Antikomuniste per 25-27 vjet “kane rrahur uje nee havane” dhe kane bere sikur nuk e kane kuptuar se kane lepire kockat e hedhura pikerisht nge komunistet. Kush pergjerohet si i djathte dhe aq me teper si antikomunist eshte komplet njeri i trullosur dhe s’merre vesh se c’thote, perserit si pllake gramafoni “Duam parate e premtuara, duam respekt, jemi te persektuar antikomuniste”. Nuk e kuptojne se jane bere po aq te korruptuar sa te gjithe mashtruesit dhe te korruptuarit ne Shqiperi, Te gjitha partite qe pretendojne se jane te djathta jane po aq te infektuara me ligesii sa pasaniket perqark Berishes dhe klikat e tyre.
Te gjitha Partite e djathta, s’kane tradiite dhe moral te jene te djathta, mandej aktualisht kudo ne bote grupimet politike jane formale te quajtura te djathta e te majta, sepse duke pranuar demokracine perendimore (borgjeze) progresi qe kerkojne partite varet nga respektimi e permiresimi i kushtetutes, ligjit dhe opinionit mbarre-popullor si dhe prograbit qe i sherben cilit-do, pavarsisht tendences prej absurdi “Djathtas-Majta”.