Herkuli, Mandela dhe Luli që do na kthejë në komunizëm!

20 Qershor 2017, 20:57Blog TEMA

Nga Anri Bala

I lodhur e i rraskapitur, ca nga hallet, sepse këtu në këtë vend edhe kur nuk ke halle ta gjejnë hallin, e ca nga lodhja, më kishte zënë gjumi dhe isha bërë ujë në djersë kur u zgjova prej thirrjeve dhe ulërimat që vinin nga jashtë dhome. Hapa dritaren, kur shikoj fqinjët e mi, një tuf romësh të mitur, që po ziheshin e rriheshin me njëri tjetrin.

Unë banoj në një lagje me rom dhe pothuajse si i bardhë që jam më njohin të gjithë, por edhe unë njoh shumë prej tyre, ndaj zbrita me vrap që të shuaja sherrin. Kur u afrova e ndaluan vetë dhe ulën kokën duke u ndjerë në faj që kishin zgjuar gazetarin e “madh” që banonte mbi ta, edhe pa asnjë kacidhe në xhep!

Prisnin t’i qortoja, por unë kurrë nuk e kisha bërë, edhe për gabime më të rënda që bënin ato fëmijë, ndaj thirra Herkulin pranë për ta pyetur. Herkul e kisha pagëzuar unë, se megjithëse i rritur keq, kishte një shtat të bukur dhe të lidhur për një 10 vjeçar që ishte:

– “Ho më, prap fillove ti t’i shesësh mend shokëve ngaqë të thërras Herkul?!”, ju drejtova unë.

– “Jo qafsha plakën, nuk po ziheshim për atë, po për tjetër gjo”, mu përgjigj ai i inatosur.

– “Mirë ma thuaj pra, përse më zgjuat?”, vazhdova unë me buzën në gaz.

– “Ta thotë Mandela, se ai di me fol tamom!”

Mandela ishte më i vogël, por prindërit kishin një biznes me rroba të përdoruara dhe kishin patur mundësi ta shkollonin mirë.

– “E di si është puna shefo, po zihena se tani këto shpëtun, nuk do lypin mo… do shkojnë në shkollë, do han bukë pa lekë, do morim noi copë për pleqtë dhe do morin dhe lekë. Këto jau thashë unë se dëgjova plakun!”

– “Ku është ky vend, se po vij dhe unë me ju?”, e pyeta sërish unë, por pa e fshehur të qeshurën nga fytyra.

– “Si, cili ven?!”, mu përgjigjën ata në kor, “ne nuk e dim, po Mandi na tha, se e kishte dëgjuar nga mami dhe babi, se Luli do na çoj të gjithëve në shkollë me gaxhit e tjerë dhe do na japi me hongër dhe ne nuk kemi pse lypim mo?!”

– “Ou, po kush është ky Luli”, i pyeta. Të gjithë ngritën supet dhe më shikonin si të hutuar. Njëri prej tyre nxorri nga xhepi një flamur të grisur dhe të zhubrosur dhe ma tregoi:

– “Ja, ky është!” Unë gati sa nuk u meka nga gazi, kur e kuptova se për çfarë bëhej fjalë. Në fillim mendova se bëhej fjalë por ndonjë biznesmen të fuqishëm nga soji i tyre, por kur pash flamurin mbeta pa fjalë dhe e kuptova që flitej për Lul Bashën.

– “Kush i’ua tha këto gjëra?”, i pyeta më pas.

– “Babai i Mandit”, mu përgjigj Herkuli, “ai e ka nigju vet me vesht e vet, jo në televizor”, vazhdoi ai.

I përkëdhela kokën Herkulit dhe i thashë, që nuk do ndodhi asgjë, por ju nuk duhet të lypni për shumë arsye. Mu mbushën sytë me lotë, kur pash trishtimin dhe zhgënjimin e madh në sytë e tyre. U ndjeva keq dhe mallkova me shpirt të gjithë ato politikan të ndyrë, si pjellë e mashtrimit, që hyn aq paturpësisht në lojëra të tilla, për të ndezur ëndrra utopike, ëndrra komunizmi, tek shtresat e mjerimit.

Pash që po vinte drejt meje biznesmeni i vogël i rrobave të përdorura dhe tentova të largohesha si fajtor, por ai nuk më la dhe më thirri nga larg:

– “Profesore, a po vje të pim ka nji teke bashkë, apo ke turp?!”

Ja plotësova dëshirën dhe i’u luta, që të mos i gënjente fëmijët me këto gënjeshtra politikanësh. Ai më pa në sy dhe mu kthye:

– “Dëgjo profesore, unë fola me gruan dhe jo me kalamajt, e a e di pse?! Kur dëgjova atë Bashën, që po fliste për shkolla pa lekë, për kalamoj që do i çonim në shkollë me zor, për pare që do ua merrte atyne që kanë shumë, e do na i jepte ne… mu kujtu baba. I shkreti më thoshte gjithmonë: Në kët sistem ne kshu do vdesim tu lyp e tu pa onrra!

Tani me kët sistem tjetër, me thon të drejtën, ene ka rraca jonë, kush punon i ka punët mirë, pranej fola me grun, se i ka ca klasë shkollë që në kohën e “xhaxhit”. Desha men, se me ato që thoshte, i bi të kthehem në kohën e shkume!

Mirëpo gruja mu përgjigjë pa e zgjat shumë: Vërtetë ke frikë se ky çuni i çadrës, që nuk vlen as sa gjymsa e çunave të çadrave tona, do të na çoj në komunizëm?! Po t’ishte kshtu, ne të gjithë në çadra kemi le, e do e kishin sjell komunizmin me kohë. Ky është aq i zot, sa as m..in nuk ta ha dot, pranej rri rahat burrë!”

Kjo ishte mbyllja më e bukur, në përgjigjie të dy premtimeve qesharake të komunisto-demokratit Basha. I dhashë dorën Xhelës, që për ironi të fatit kishte emrin e babait të Lulit dhe i thashë duke qeshur: Natën, por po deshët bëni dhe ju një Republikë, se çadrat i keni pa fund… e pa dritë!

7 komente në “Herkuli, Mandela dhe Luli që do na kthejë në komunizëm!”

  1. TV "ORA NEWS" says:

    TURP per Fushaten Elektorale te Fasades dhe Batutave !
    EDI RAMA, TV “Ora News”, 19/06/2017
    UNE LULIN E KAM SHOK,
    POR AI NUK DI TE VISHET KAQ BUKUR SI UNE,
    LULI VISHET SI LLOGARITAR KOOPERATIVE ME PANTALLONA DOK.

  2. saliu says:

    Shume e bukur. Edhe ne qofte fake eshte e bukur per tu kenaqur se lexuari.

    Many thanks.

  3. Devolliu says:

    Të lumtë dora o Anri Bala!

  4. bishti i qenit says:

    vertet o Anri,lul hollandezi te ha m…in.Por ja qe ka akoma te djathte te fandaksur qe ne vend te gjejne vehten e tyre te perfaqesuar nga te djathte si Bamir Topi ,Gjergj Bojaxhiu etj kerkojne te mbajne me zor ne skene LulBerishen e kompani , kokrra te cmuara siNoka,paloka,strazimiri me gjysem truri apo Ristan droga.Ata kane bere e bejne cmos qe populli t’i qeroje e keta tutje.Mendja eshte gje e madhe.

  5. kleptofagos says:

    Mos u genjeni nga perrallat qe ju tregojne mercenaret e medias!
    Bojkotoni hajdutet e 26 viteve edhe kur ne lista kane vene kalamaj dhe cupelina! Votoni per alternativat e reja!

  6. kleptofagos says:

    Mos u genjeni nga perrallat qe ju tregojne mercenaret e medias!
    Bojkotoni hajdutet e 26 viteve (edhe kur ne lista kane vene kalamaj dhe cupelina)! Votoni per alternativat e reja!

  7. Ilir says:

    Eshte fakt, te cilin e ka vene ne dukje Anri, per “shtyllat” e fushates se Lulit ( alias Berisha) te cilat kerkojne te mbeshteten ne vecorite negative te Sistemit qe u instalua ne vitet 90-te e ne vazhdim, sic jane papunesia, droga, blerja e drejtesise, blerja e shkollimit cilesor e tj. Lul Kllouni, ndryshe super-mashtruesi, qellimisht i thekson keto plage te pasherueshme dhe bashkudhetare te Sistemit te sotshem Politik dhe Shoqeror per te mashtruar viktimat e shumte qe jane prekur nga keto plage dhe semundje. Te mjeret shohin vertet endra me sy hapur, kur degjojne Lulin t’i flasi sikur te jete i derguari i Marksit dhe i Leninit, i Stalinit dhe i Mao Ce Dunit.
    Klloun me perfekt qe flet shqip, sic ky Luli i Saliut, nuk besoj te linde Toka e shqiptarve dhe shqipfolesve.
    Pervec te tjerave te neveritet kur ne Emer te Popullit kerkon te ndeshkoje Oligarket, ndersa pak me pas ky oligark ( ish minister transportit, ish minister i jashtem, ish minister i brendshem, sot kreu zyrtar i PD-se), kerkon ta votojne si Kryeminister – pra si kryeOligark te Ri.
    Anri, e ke demaskuar ne kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje