Të pyeturit, po aq i rëndësishëm sa teknika e gishtërinjve për violinistin

20 Qershor 2017, 20:19Blog TEMA
Të pyeturit, po aq i rëndësishëm sa teknika e

Nga Mimoza Kelmendi – Këln

“Kush nuk pyet nuk mëson asgjë!“ ose “Pyetja e mirë gjysma e punës” janë fjalë të urta popullore nga ato kohëra kur nocionet “marrëdhënie publike” dhe “punë me publikun” nuk ekzistonin ende. Sot duket sikur këto formula nuk vlejnë më: gazetarët e kanë harruar të pyeturit.

Shumë vetë, kryesisht gazetaret dhe gazetarët e reja mendojnë vërtet se nuk kanë nevojë të pyesin pasi informacionet vijnë vetiu e madje në masë. Shumë më i rëndësishëm sipas tyre është peshkimi nga ky lumë informacioni i temave vërtet interesante.  Por një vështrim i thjeshtë në ligjin e vendit për gazetarinë tregon se gazetaria duhet të shërbejë edhe për sigurimin dhe verifikimin e informacioneve të pakëndshme. Gazetaria e denjë për këtë emër bën publike atë çfarë përndryshe do të mbetej e fshehtë. Ajo pyet, zhbiron dhe u shkon deri në thelb ngjarjeve. Edhe në të ardhmen gazetaria serioze fillon me pyetjen.

Por kush duhet pyetur, kur dhe për çfarë.

Hollë hollë në fillim nuk qëndron të pyeturit por të menduarit: çfarë dua të di. Vetëm ai që di më parë diçka mund të drejtojë pyetje të mira sepse e di se çfarë nuk di.

Që këtej rrjedh: përpara se të pyes duhet të informohem. Dhe këtu bëhet për mua i dobishëm informacioni: falë arkivit dhe internetit (apo burime të tjera) mund të informohem brenda një gjysmë ore rreth asaj çfarë është publikuar në 24 ose 48 orët e fundit mbi temën apo ngjarjen.Të pyeturit e suksesshëm fillon me caktimin e një roli bashkëbiseduesit – dhe bërja atij e qartë ky rol.

Gazetarët nuk janë budallenj; në shumicën e rasteve në ngjarje të caktuara atyre u vijnë në mendje pyetje të çfarëdoshme nën moton: mjafton të mos hutohemi! Por a ndihmon një sjellje e tillë spontane? „Sikur të paktën të dinin të pyesnin“ ankohen deputetë (politikanë të të gjitha krahëve) ndaj mikrofonëve të shumtë të RTV-ve. Edhe vetë ish-kancelari gjerman Helmut Kohl ka braktisur shpesh duke kritikuar me ironi përfaqësues të medieve pasi kishte kuptuar se intervistuesit nuk e dinin as vetë se çfarë duhej të pyesnin. Pra burimi i gabimeve është pikërisht mungesa tek shumë gazetarë e gazetare e një objektivi gjatë drejtimit të pyetjeve.

Intervistuesi i suksesshëm lidh rolin që i ka caktuar bashkëbiseduesit me objektivin e tij të informacionit. Drejtuesi i pyetjeve pyet veten: Cili është gjithë informacioni që mund të merrja prej teje dhe cili është gjithë informacioni që mund të më jepje ti nëse do të dëshiroje?

Është e qartë që një politikan duhet të japë të gjitha të dhënat e mundshme mbi një çështje.  Gjithashtu e qartë është që një dëshmitar duhet të përshkruajë me sa më pak mungesa ngjarjen e vëzhguar prej tij. Edhe në ato raste kur objektivi nuk arrihet plotësisht, e rëndësishme është që ai të mbahet parasysh dhe pyetjet të drejtohen në funksion të tij.

E megjithatë jo gjithçka shkon mirë.

“Dje ishim përballë një pate llomotitëse dhe sot ndeshemi me një mur heshtjeje”. Shpesh çuditemi më pas që i intervistuari ka folur në fakt shumë por s’ka thënë pothuajse asgjë me vlerë. Ku qëndronte problemi?

Drejtuesit e aftë të pyetjeve – qofshin këta mbledhës informacioni apo intervistues – luajnë me format e ndryshme të të pyeturit si muzikanti me instrumentin e tij. Dhe ashtu si në rastin e muzikantit virtuoziteti kushtëzohet nga stërvitja intensive.

Është e këshillueshme të eksperimentohet në mënyrë të ndërgjegjëshme me të gjitha tipet dhe format e pyetjeve për të fituar siguri në të pyetur. Pyetjet interaktive (të ashtuquajtura „meta“) shërbejnë si një frenë emergjence kur biseda del nga shinat (i pyeturi inatoset dhe fillon të shajë ose tërhiqet në heshtje të plotë apo tallet më pas në studio) .

Pjesa tjetër e artit të të pyeturit është psikologjia: të tregosh vazhdimisht interes, edhe kuriozitet, të dëgjosh me vëmendje, të formulosh pyetjet pa emocion, dhe të reflektosh siguri në të drejtuarit e pyetjeve me anë të fjalive kompakte dhe të qarta. Për gazetarin të pyeturit është po aq i rëndësishëm sa dhe teknika e gishtërinjve për violinistin.

4 komente në “Të pyeturit, po aq i rëndësishëm sa teknika e gishtërinjve për violinistin”

  1. TV "ORA NEWS" says:

    TURP per Fushaten Elektorale te Fasades dhe Batutave !
    EDI RAMA, TV “Ora News”, 19/06/2017
    UNE LULIN E KAM SHOK,
    POR AI NUK DI TE VISHET SI UNE,
    LULI VISHET SI LLOGARITAR KOOPERATIVE ME PANTALLONA DOK.

  2. Kenny Stabler says:

    Car gazetare leshi eshgt kjo mer. Cdo varikarse qe jetgon ne perendim dhe vetequhet gazetare kemi per borxh te lexojme ne? Mos mbushni kot portalin me idjotlleqe, sidomos te ketyre leneshave qe kan kap nga nje plak ne perendim me siguru jetesen e tani vetequhen gazetare.

    1. Anderson Cooper says:

      Hahahahahaha sa kam qeshur! Une te kisha gazete a TV s’e merrja per 100 vjet kete zonjen ne pune se 1. Ka bere nje titull te tmerrshem te palexueshem 2. Nuk e ka shtjelluar sic duhet punen e violines dhe krahasimi eshte komplet i tepruar, sa per te treguar qe merr vesh nga muzika klasike (Dmth aq sa mund te marre nje njeri qe di se violina luhet me gishta dhe virtuoz eshte fjale qe perdoret ne muzike klasike) 3. Eshte nje shkrim pa asnje shembull konkret, por nje tekst shkolle i merzitshem dhe perserites 4. Te jetosh ne Köln, te lexosh gazetari te mire dhe te perfundosh duke bere shkrim “dhenieje mendsh” ne 2017, ku shkrime te tilla as nuk lejohen me, do te thote qe nuk je zhvilluar me kohen 5. Zonja duhet ta dije qe nuk eshte Pyetja e Duhur, por eshte Fakti i Duhur ne Kohen e Duhur ai qe ben dallimin mes gazetarit shume te mire dhe te tjereve. Se per te pyetur pyeti edhe ajo Meten tek Zeri i Amerikes per pasurine a ku di une dhe beri namin, por nuk eshte se nxori ndonje gje ne drite thjesht ca tituj lajmesh. Se ajo pyeti : “Si ka mundesi qe ju jeni te pasur?” dhe Meta ja ktheu “Une s’jam i pasur, se kam makinen time”. Por ne fakt nese gazetarja te nxirrte fakte si Vila ne Lalez, shtepia me tre kate ne Bllok, Vila ne Kodren e Diellit, cizmet 600 euro te goces, shkollat jashte, atehere mund te quhej GOZHDIM. Fakti jo pyetja eshte thelbi. Se pyetje te bukura ben edhe Kastro Zizo e pastaj i fut nje teke!

  3. butrinti says:

    MIMOZA! GAZETARET ME TE VERTET NUK JANE BUDALLENJ POR NE SHQIPERI , TE PAKTEN JANE TE SHITUR , PRANDAJ SA SHKRUANI JANE TE PA VLEFESHME . NDIQI DHE DO I KUPTOSH . UNE PER VETE JAM ZNGENJYER ME TA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje