Përfundimisht, në javën e fundit të saj, fushata e kësaj rradhe demonstrohet mediokre. Dhe nëse kjo fjalë tingëllon e rëndë, përcaktimi se fushata është “tmerrësisht sipërfaqësore”, është ana tjetër e të njëjtës diagnozë.
Pak ditë përpara se të shkojnë tek kutia e votimit, shqiptarët janë më të paqartë se kurrë për ofertat politike. Nuk ka asnjë bilanc serioz për të djeshmen dhe asnjë krahasim apo ballafaqim premtimesh dhe realizimesh. Ka një alibi të përgjithshme për atë që presupozohet se ka shkuar keq dhe një premtim se do të qeverisen më mirë nesër nëse pushteti nuk shpërndahet, kontrollohet dhe ekuilibrohet, por përqëndrohet në një timon të vetëm.
Shqiptarët janë më të paqartë se kurrë edhe sesi do të qeverisen nesër.
Duke nisur me koalicionet. PS-PD? PS-LSI? LSI-PD? Do të jetë Rama kryeministër i tërëfuqishëm apo do të shkojë i vetëm në shtëpi? Do të kushtëzojë LSI-ja qeverisjen apo do të provojë opozitën që ka muaj që ka nisur ta bëjë më mirë se opozita zyrtare? Do të thuhet si shprehje e re në politikë: Paç fatin e Lulit apo basha do të lerë edhe partinë? Të gjitha skemat janë të hapura.
Kryeministri pretendon 71 mandate. Disa sondazhe ja japin këtë shifër, por kritikët dhe skeptikët ndaj këtyre shifrave dhe shifra krejt të tjera që janë në qarkullim gjysëm “ilegalisht”, e ulin shumë më poshtë stekën e socialistëve. Për të pasur një mandat të dytë ata duhet të kenë koalicion me LSI-në, që konfirmon vijimësinë ose me PD-në, që do të përbënte çudinë.
Qoftë në versionin e parë, qoftë të dytin, situatat ose kanë shkuar shumë larg, ose kanë qenë për gati tre dekada tërësisht larg për t’u bërë bashkë nga një projekt kontravers Rama-Basha. Por në politikë, njëlloj si në dashuri nuk ka asgjë të pamundur. Dhe një përqafim mes Ramës dhe Bashës mund të jetë një “déjà vu” në Shqipëri, njëlloj siç ka pasur stinë të tilla mes Nanos dhe Berishës, mes Berishës dhe Metës, mes Metës dhe Ramës. Stinë përgjithësisht të shkurtëra, por intesive; paqe e cila e bënte luftën që vijonte më pas edhe më të egër.
Rama “risolli në modë” Shekspirin kur e krahasoi marrëdhënien e tij me kryetarin e PD-së të ngjashme me Romeon dhe Zhulietën. Ai, Romeo që rri lart; Basha, ajo, Zhuljeta që rrinte poshtë, e lutur pafund nga Romeoja që të ngjitej gjithashtu lart në zyrën me flutura. Njëri lart e tjetri poshtë, në pozicionin që çifti i famshëm i Mesjetës nuk mundi ta konsumojë dot, por që çifti i Tiranës e realizoi me bashkëqeverisje në fund të madatit qeverisës. Edhe pse personazhet e Shekspirit kanë gjithmonë fund të hidhur.
Meta ka nxjerrë Vasilin në pritje. Miqësitë e varrosura në armiqësi ndodh që rikthehen sërish dhe miqësia e tij me Bashën është një fakt që e di shumëkush në Tiranë. Të dy ata mund të afrohen për shkak të largësisë që Meta po llogarit mes tij dhe Ramës.
Shpesh ka nisur të përmendet një tjetër tragjedi e Shekspirit. Një baba i dëshpëruar nga zgjedhja e të bijës, kur i thanë se ajo po bënte “kafshën me dy kurrize” me Otellon, paralajmëron ushtarakun trim: “Kujdes Arap, kush gënjen t’anë, gënjen dhe jaranë!”. Basha e ka bërë më shumë se njëherë me Berishën, atin e tij politik. Nuk ka asnjë problem që të njëjtën gjë që ka bërë edhe me Metën dikur, në kohën e dashurisë së tyre të vjetër, ta bëjë edhe me Ramën në këtë kohë dashurie të re bashkëqeverisëse.
Rama nuk është Romeo sepse, si një politikan i mirëfilltë nuk dashuron pa interes dhe si një politikan jetëgjatë në Tiranë, nuk është besnik as i fjalës dhe as i premtimit. Edhe fjala, edhe premtimi kanë vlerë vetëm kur është përpara lumit që duhet të kalojë. Ai nuk është as Otello sepse nuk ka vendosmërinë për të hyrë në luftë si Arapi i Venedikut. Në këtë betejë të jetës në qershorin e sivjetshëm të Tiranës, Rama do të ishte kushdo që nesër do t’ja kërkonin shifrat elektorale. Po kështu dhe miqarmiqtë e tij. Kjo është një nga arsyet se pse kjo është beteja më sipërfaqësore për zemrën e shqiptarëve. Një provë për këtë? Prej orësh e orësh publiku po sheh sesi një veprim naiv i një kandidati për deputet, po bën xhiron e rrjetit me komente nga më të ndryshmet. Zarfi i futur në xhepin e viktimës nga një dhunë e presupozuar politike, nga kundërshtarët e tyre është parë si para’ që blen, lek që korrupton apo euro që investon. Dhe kaq! Sepse kaq është sipërfaqja që afrojnë të shihet dhe dy djem të mençur socialistë, si Saimiri dhe Erioni. Dhe askush, edhe Tahiri, edhe Braçe, cinik njëri dhe cinik tjetri, nuk flasin për dhembjen e viktimës e solidaritetin me të, për agresorët e ikur në drejtim të paditur dhe dënimin moral, politik dhe verbal të çdo gjesti dhune të frymëzuar nga kushdo dhe drejtuar ndaj kujtdo.
Dikur, qoftë njëri dhe qoftë tjetri kanë prodhuar dhunën dhe statusin e viktimës për politikë. Ditëziu i Lezhës as nuk e ëndërron të ketë një fat si ata, por me siguri i dhemb më shumë kur sheh se dy “kolegët” e tij, të dy bashkë ngrenë një gisht akuze për të fshehur pas tij hurin që rreh. Atë hu që në fakt i rreh të gjithë që nga momenti kur godet qoftë dhe një shqiptar të vetëm. Ka një rregull që ndryshon pak në politikën sipërfaqësore që bëhet në Tiranë: kur gishti tregon hurin, druri sheh gjithmonë nga e hëna dhe jo nga Hëna.
O zoti keshilltar i Like floririt. Kujdes me ate hurin se po qe me xhunga…
Skypion…Lylzimi…
Per fat te mire e plotesove heshtjen 3-mujore qe ndenje ne cader. Pevec Editorialit qe komentoje gjithmone,
tani ke filluar te komentosh edhe ne te tjera shkrime.
Deri tani ke plotesuar 90% te mungeses 3 mujore te ngujimit ne cader.
Me kujtohet nje episod i shkurter por shume interesant,ne nje debat televiziv ,tek Opinion-i i fevzos,ku ishin te ftuar, mes te tjeresh, edhe Lorenc Vangjeli dhe Fatos Lubonja.
Ndersa Lubonja po fliste me ate seriozitetin e intelektualit ,qe nuk i humb kurre edhe kur ben ndonje batute, nderhyn Lorenc Vangjeli me ate menyren e vjelshme te diskutuarit me batuta qe i koleksionon nga letersia klasike – tipike kjo, per gjithe letraret e formuar ne kohen e diktatures komuniste – nderhyn Vangjeli pra,duke ia prere fillin e mendimit Lubonje;megjithese batuta ishte dashamirese ndaj Lubonjes,ky i fundit i kthehet dhe i hedh vetem nje veshtrim ,pa fjale,por qe donte te thoshte: boll me keto palacolleqe prej gaztori…!
Me ka mbetur ne mendje ky episod,e sidomos portreti prej gaztori i Vangjelit ,qe ngeli si i dhjere para seriozitetit te intelektualit te vertete,sic eshte Lubonja.Por,edhe sepse,episode te tilla,sado te shkurtera jane te mjaftueshme per ate njohjen e thelle dhe te vertete te personazhit.
I thashe keto,sepse, “analizat” e Vangjelit jane perplot me batuta te tilla te dalaboje,te marre nga letersia klasike (ajo e lejuara,ne kohen e diktatures) dhe pa thelb;tmerresisht siperfaqesore.
Te vetmet gjera “te thella” dhe “thelbesore” ne shkrimet apo edhe ne diskuret e zotnise ne fjale,jane … batutat letrareske!
Por rrethanat e reja politike te krijuara ne kete fushate zgjedhore,e kane bere gaztorin tone edhe me qesharak,per shkak se,duke qene keshilltar i Ilir Metes,i duhet te gjeje batuta te tilla,qe edhe Meten ta mbroje,por edhe Ramen,te cilin e adhuron,te mos e lendoje…!!!
E meqe eshte rasti per te komentuar nje shkrim te tijin, po ju kujtoj qe,kur Basha refuzoi paketen Mcallister tre muaj me pare, ky Vangjeli pat thene qe ” Basha do te kishte qene gjeni,po ta kishte pranuar paketen Mcallister”…!
Ne fakt,eshte krejt e kunderta.E kunderta perfekte.
Pikerisht,se nuk e pranoi ate pakete,Basha u tregua gjeni.
Edhe nje femije e kupton tashme,se po ta kishte pranuar paketen Mcallister,Rama dhe Meta do te ishin bashke ne koalicion sot.
Refuzimi qe i bere Basha, u be shkak qe koalicioni Rama-Meta ,deri atehere i pathyeshem ,te merrte goditjen fatale.
Kot nuk i thone,Vangjelit, gaztori-analist!
O Lorenc , more Lorenc !
Dikur çoç të dija dhe të shihja me simpati . Paske qenë krejt tjetër nga ç’mendoja .
Kështu si ti flet ose budallai , ose maskarai i shitur .
Nuk besoj se je budalla !
ky eshte nje shkrim nga huri i likes
O Lorenc; ka qenë një kohë kur të lexonim me ëndje e me vemendje. Për fat të keq (tëndin) tani ke degjeneruar komplet, shkruan e flet por nuk guxon të thuash asnjëherë të vërtetën. Të prishi dhe ty o Lorenc kryehajduti me çizme e me bllok, sheiku Like Floriri. Ndofta me flori të paguan por gazetar nuk je më.
I paqarte je ti. Me sakte po u hedh hi syve te njerzve qe t u shkaktosh paqartesi. S e ndimon dot liken. E ka marre ferra liken. Nga qetesia perfundoi ne paqetesi. S ke c i ben. Hengre dhe ti sa deshe. Ate Corbin e prishur do ta vjellesh. Mos u merzit, ke shoke plot …ne Kazan.
O Loro. Ti vertet mendon keshtu, apo keshtu te duhet te mendosh?
Pikerisht se “Lenci”, perdor stilin e bejtexhiut e batutave bajate, eshte vecuar nga Rama si nje prej gazetareve te tij te preferuar qe nuk bejne pjese na “kazanin mediatik”. Ky fare personazhi kontravers i mediave shqiptare, shquhet ne te gjitha debatet televizive, per tendencen e zhurmimit te debatit, me batuta e gjoja figura letrare qe ne vend te ilustrojne mendimin politik, tendencen e kane vetem per ta c’orientuar ate e per ta devijuar.
Edhe Rama qe e ka pasur me kohe kete tendence, tani po paraqitet ne publik vetem me kete stil diskursi. Largoju thelbit te problemeve e realiteteve e fut pyka bejtesh e batutash. Ky eshte stili i Lencit e ky eshte bere tani i vetmi stil i Rames, prandaj edhe u puqen te dyve dashurite.
Te nderuar lexues dhe komentues te ketij “shkrimi anal- itik ” te zotit B.L.vangjeli ,Ju bej te njohur se kete shrim anal-itik e ka shkruar mona dhe vetem mona.
Suksese ne jete per te gjithe L isiset.
Lorenc!
Vetem ti mos bej analiza te tilla .Se vertet te zuri “dhembi buke”,pasi u bere keshilltar tani, u tjetersove, por kur ishe keshilltar shtypi ne fillim te karrieres tende diskutoje qarte dhe i sakte ne bindjet e tua.Tani u trashe nga ana ekonomike dhe nga shendeti, por ne kemi hall te “sherojme kete vend, kete popull”. Dhe ti e di mire se vetem PS- ja jote e fillimit do ta beje, sic te beri ty.