I dashur militant, po të shkruaj me shpresën e vakët që një ditë ti do të kuptosh se lloji yt po e mban peng këtë vend prej pothuajse tre dekadash. Mos u çudit. Është pikërisht kështu. Megjithëse ti kurrë nuk ke vendosur gjë, je ti ai që iu jep fuqinë atyre që vendosin. Ti nuk je shumicë në këtë vend, por ti je shumicë ndër ata që shkojnë e votojnë dhe kjo të bën përcaktues. Sepse pjesa tjetër ndihet e dekurajuar të shkojë në kutinë e votimit, pasi e di se soji yt që voton gjithmonë njësoj edhe sikur lideri të kapet me bllok në dorë dhe nuk ka shpresë se me pjesmarrjen në votim mund të ndryshojë gjë. Mos u gëzo ti militant i partisë tjetër për faktin e përmendjes së bllokut. Edhe lideri jot është hajdut.
Përpiqu të kuptosh që nuk do kesh kurrë një jetë të mirë me këtë model. Ti je i shitur. Je mall i blerë në këmbim të një vendi pune. Për shkakun tënd ky vend nuk ka sindikata dhe nuk ka si të ketë kur me atë vend pune që të japin të blenë ty me gjithë qënien tënde. Ti nuk mund të protestosh bie fjala që shteti të të rrisë rrogën, që shteti të të mbajë më pak taksa kur ti ke një familje me shumë fëmijë që duhen ushqyer, që shteti të të japë një asistencë ekonomike e cila të lejon të jetosh kur je i papunë, që të mos flakesh nga puna se nuk munde të shkoje në një miting. Ti nuk mundesh sepse të ngrihesh për të drejtat e tua për ty do të thotë të përpiqesh të kafshosh dorën që po të ushqen.
Përpiqu të kuptosh se ky model që ti po mban në këmbë nuk të shërben as ty. Sepse ti e ke të vështirë t’i shpjegosh fëmijës tënd se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Ti e di se nëse do t’i thuash se të vjedhësh është keq, fëmija yt do mendojë se ti nuk e ke seriozisht, sepse po të ishte kështu ti nuk do shkoje të puthje duar hajdutësh vetëm sepse ata të japin një punë e cila të lejon të ekzistosh. Nuk te shërben as ty sepse të kesh një jetë (nëse mund ta quajmë jetë) vetëm kur partia është në pushtet dhe të rikthehesh në mizerje kur ajo bie nga pushteti nuk të lejon të jetosh me dinjitet. Ti nuk guxon të marrësh një kredi në bankë sepse ti e di që nesër vjen partia tjetër dhe të flak në rrugë. Ti as për këtë nuk do ankohesh, sepse ti je i ndërgjegjshëm që këtë bëri edhe partia jote kur të futi ty në punë. Ti e di që edhe sikur të protestosh për këtë, askush nuk do të të marrë seriozisht.
Ti ndoshta shpreson se në ato katër vjet që do punosh do bësh edhe ca para për të rezistuar në kohën e papunësisë në opozitë, por gabohesh. Ai model ekziston, por jo për ty. Ty nuk të lë njeri të bësh para. Paratë janë për agallarët. Për ty mbeten vetëm kockat. E ti nuk e ngre dot zërin se e di që ata mund të të lënë edhe pa kocka fare.
Përpiqu të kuptosh i dashur militant se në një sistem ku politikani nuk ndihet i detyruar të japë llogari për votën e marrë, sepse ta ka hedhur kockën dhe për këtë pret vetëm mirënjohen e një qënie të mjerë si ty, ata që fitojnë janë vetëm politikanët dhe rrethet e tyre të ngushta. Mos ëndërro kot kur iu sheh luksin, shtëpitë e bukura e makinat e shtrenjta. Ato nuk do të arrijnë kurrë tek ty. Cili pronar e ndau pasurinë me skllavin në mënyrë të vullnetshme ? Përkundrazi, atyre ti iu duhesh sa më i varfër, se kështu instikti i mbijetesës të lidh me ta në mënyrë fatale. Edhe në qofsh një militant i një rangu pak më të lartë, të cilin e lejojnë të fusë pak gishtin në qypin me mjaltë, mos harro se sapo diçka të shkojë keq ai që do
shkojë në burg je ti. Madje dhe atje nuk do mundesh ta hapësh gojën, pasi gruaja jote duhet të ketë një vend pune për të ushqyer fëmijët dhe nëse ti flet ata ta dënojnë familjen me uri. Dhe nëse për ta mbajtur atë vend pune gruas tënde do i duhet të bëjë pak edhe dashnoren e shefit, mos u mërzit. Ky është sistemi për të cilin kontribove ti.
I dashur militant, përpiqu të mendosh (megjithëse më duket mision i vështirë për ty procesi i mendimit) se ky model duhet ç’rrënjosur. Ky model nuk na shërben as ty e as mua. Nëse ti nuk do shkosh në kutinë e votimit si dele e bindur, ky në këtë vend do rikthehet shpresa. Politikani hajdut, manipulues e arrogant do dalë nga loja e në skenë do hyjnë aktorë të rinj të cilët do e dinë se janë të punësuarit tanë, pasi vota e verbër nuk do të ekzistojë më siç nuk ekziston më në perëndim. Nuk të pëlqen Franca e cila i flaku jashtë politikanët e vjetër dhe sot qeveriset nga një forcë politike e cila një vit më parë nuk eksistonte? Është e mundur që kjo të ndodhë edhe këtu. Ndaj thjesht hiq dorë nga militantizmi. Në të akuzofshin për mungesë besnikërie, mos harro se ti nuk je qen që i rri besnik të zotit edhe kur ai e rreh dhe e lë pa ngrënë. Ti je njeri. Ti je njeri që normalisht duhet të skandalizohet nga vjedhja, nga krimi, nga korrupsioni. Të duhet vetëm të gërmosh brenda teje për të gjetur pjesën humane, pjesën me dinjitet. Është diku aty, më beso.
Me dashuri,
Nga Albi Dardan Xhunga
E the te verteten por … pergjysem. E verteta e plote do te ishte ti drejtoheshe popullit; I dashur popull, perdore voten per te fituar lirine. Ajo, vota jote, duhet te orientohet dhe priret pa asnje medyshje nga ndjeshmeria me e larte ne perputhje me moralin shoqeror. Vetem ne kete menyre do te ndertosh nje te ardhme te drejte per femijet e tu.
Ne fakt tepsia me byrek qe na eshte afruar,
eshte e zhuritur.
I dashuri qen i rahur nga hera si ngelet prape tjetr gje vec te largohet me bisht ne shale.
Sepse edhe kur ka votuar ja kane vjedhur voten,
kur ka kundershtuar e kane vrare, kur ka lehur e kane shqelmuar.
E ata s’mund te quhen militante,ku mund te perpiqen dhe per nje ide,por;
kriminele,vrases, hajdute,te pa ngopur,thjesht kafshe, pervec llojit te qenit,
ose shkurt mund te quhen edhe elite politiadministratprokurorigjyqesoresh.
Albi Xhunga
Hë qerrata. Ke lexuar komentet e mia, ëëë? Po nuk ka gjë. E pse mos t’a bësh edhe ti një shkrim? Edhe ti njeri je. Pastaj, ne komentuesve na vjen mire kur shohim qe gazetaret vjedhin shkrimet tona sepse u kane mbaruar idetë. Ndjehemi edhe ne qe nuk na shkon mundimi kot. Ja eshte dikush qe lexon dhe na pelqen komentet. Por edhe I vjedh do thote dikush. Po, punë e madhe. Gjyqtaret po vjedhin milliona, dhe nuk bertiti njeri.
Hallall, hallall.
P.S. Se mos nxehet dikush dhe fillon e shan?!!! Jo se ka plot idioter qe I marrin gjerat personale. Nuk kam me ty. Mirë?
Bravo Artan. Quyetaret po nuk menduan kur te hedhin voten do vuajne jo kater vjet por dhe me shume.
“I dashur militant,hiq dore nga militantizmi,i dashur kriminel,hiq dore nga kriminaliteti,e dashur
prostitute,hiq dore nga prostitucioni!Shpresoj qe keto fjale nuk bien ne veshe te shurdher,
dhe ata qe i lexojn keto fjale,nga fuqia prekese tyre,do beje ,qe keta njerez te ndryshojn kah”!!!
Megjithese thua shume te verteta,ke ndalur vetem ne pozicionin kritik.Kush eshte rrugdalja?
Kush i krijoi keto ujera per specien miliatnte?Militantinzmit ashtu si edhe kriminalitetit,duhet
ti priten rrenjet.Me te lutura dhe prekje ne seder,nuk i leviz nga instikami keta specie,sepse
eshte interesi ne mes,(si edhe budallalleku,niveli kulturor,preferencat familjare).Militantizmi shihet
sot si vetmja mundesi per mbijetese per shume familje,per te fituar nje cope Buke.Uria e femijeve
te çon tek Dera e hasmit.Militantizmin e krijoi politika,politikanet,”elita shqiptare”.Shqiperia
eshte pa koke(sepse e vrau Enveri),udhehiqet akoma nga mbetjet e ideologjise komuniste,
njerez me moral te dyshimte e shpirt cinik.Solle rastin e Frances dhe mire bere.Perse ndodhi
ai rrevolucion ne France dhe jo ne Shqiperi?Sepse ne Shqiperi nuk ta mundeson sistemi zgjedhor
proporcional ate qe ndodhi ne France,sepse keshtu duan hienat tona,sepse keshtu kan garantuar
kolltukun e tyre.Ne zgjedhim ata qe na dikton Partia,ashtu si ne diktaturen komuniste.Prandaj
shumkush nuk voton me(keta tanet duan ta bejn te ligjeruar detyrimin per te votuar).Dhe kjo
“Demokraci”diktatoriale natyrisht do prodhoi edhe militante(vemje),subvecionuar me Leket
e takspaguesve shqiptare.Zevendesimi komplet i administrates(deri edhe sherbyeset,rojet dhe
kopshtaret)kur zevendesohen Kryetaret e Bashkive,shihet sot si diçka mese normale ne mentalitetin
e popullit.Linçimi tashme i LSI-s,redukton ngjyrat militante,por militantizmine PD-PS e forcon akoma
me shume.E tha edhe Tahiri:Në 25 Qershor, ndal “partiçkave” që korruptojnë të rinjtë.Mbas25 Qershorit
do korruptojn me premtime vetem PD dhe PS,por me nje ndryshim,vetem njerez te pergjegjshem,mbi 25vjeç.
Meteori Emmanuel Macron krijoi “Partiçkën” e tij, sepse kete mundesi qe ta jep Franca,nuk ta jep
sistemi yne zgjedhor,nje korporatismus politik autoritar trasheguar nga mentaliteti i shtetit komunist,
qe i eliminon”Partiçkat” pa lindur akoma.Jo se kam ndonje simpati te veçante per Ben Blushin,por qe
ta sulmosh ate me besushmerine e fjaleve te Lul Berishes(qe ne shume vende do ishte ekzekutuar ne
karrike elektrike),eshte fundi i moralit.Dhe kete nuk e bene ordinere,por mediat(intelektualet),natyrisht
ndersyer nga politikanet.Ky linçim i Blushit te kujton pogromet e diktaturave te komunizmit.Prandaj,
si perfundim,kete gangrene te shoqerise shqiptare,militantizmin,nuk e zhduk(vetezhduk)militanti,
por nje elite e ndergjegjesuar intelektuale mediatike(edhe politike),qe nuk i mban ison asnje Partie,
apo personi politik,qe i jep te drejte polikanit kur ka te drejte dhe e kritikon(pa militantizem) kur eshte
gabim.
Ke folur vetem per militantet dhe me duket se ti nuk e di se pervec ketyre jane dhe simpatizantet. E di dallimin midis tyre? Militantet shqip, ushtaret. Ushtaret jane ata qe vriten per partine. Simpatizantet, nuk marin pjese ne sherre, ata vetem dalin e votojne diten e votimit, te heshtur.
Une jam simpantizant i PS por per Edi Ramen dhe Erjon Veline te vras mor ti Alb Xhunga sepse keta bejne shtet te forte dhe te drejte…te tjerat i bej vet
E shikon o fshatar! Ti i ngaterron. Ti nuk je simpatizant. Ti je militant. Je ushtar. Ti vritesh per partine. Simpatizanti, jo. Ai vetem voton pa zhurme. Per qef, mer pjese edhe ne mitingje, por nuk bertet. Militantet cirren. Ai jo.
E ka fjalen per loren.
Militant injorant
Ani , si fillim , nuk është keq . Ishalla fillojnë e reflektojnë , se për të mirë të vetes e kanë . Duhet të kuptojnë , që vota e tyre i heq nga fyti litarin e militantizmit , që ka mbi 25 vjet që po e bën pa identitet e dinjitet si njeri . Vetëm me votimin me zgjuarsi mund të sekterisen me votë ata që i kanë hedhur litarët në fyt , pa patur nevojë me shfry ose me ngrejt dorën ndaj padrejtësive dhe poshtërsive . Vota ka më tepër forcë se sa na shkon në mendje .
Eshte fajtor i vete KAPITALIZMI,se kane 27 vjet qe mallkojne SOCIALIZMIN,por e degraduan Shqiperine si 200 vjet me pare!
Nje popull te varfer,te percare,te mashtruar ,analfabet,te ngujuar nga gjakmarrja,pa shendetesi,etj e sundon me lehte,prandaj votat jane grabitur dhe blere si ne tregun e bagetive!
Cfare kerkoni nga varfanjaku militant me shume se kaq?
Kush e ka fajin qe DEPUTETET i cakton personalisht vetem kryetari i partise?
Kush e ka fajin,qe Kushtetuta dhe ligjet ndryshohen me keq se abetarja e klases se pare,gjithmone sipas interesave te klaneve kriminale dhe asnjehere ne favor te shumices se popullit?
Pas rrezimit te socializmit na prallisen lumturine se gjoja do na garantohej jeta duke vene ne Kushtetute kapitullin famoz per “Lirite dhe te drejtat e njeriut”!
Ne zbatim te tij,ne drejtesi do te kishte perparesi ekskluzive parimi famoz i te ashtuquajtures “SIGURI JURIDIKE:,qe garantonte besueshmerine e shtetasve ne sistemin juridik dhe te drejtat e fituara me pare ligjerisht!
Gallate e madhe kjo!
Vetem po te shohesh se cfare masakre juridike edhe bere me Statuset e Ushtarakeve dhe ligjet e Sigurimeve Shoqerore per pensionet e tyre,MALLKON veten qe ke lindur ne Shqiperi!
Qe nga viti 1991 e deri me sot,gati cdo vit jane ndryshuar keto ligje dhe gjithmone ne dem te perfitimit tone deri sa per 3 vjet (96-98) nuk na dhane asnje qindarke pension!
As VKM e kompesimit te bukes apo energjise nuk na jane dhene!
Nje lufte klasash kriminale gjoja ne emer te perparesise se interesit publik!
Pra sipas llogjikes fashiste te ligj beresve, financat e shtetit i paskan rrezikuar vetem ushtaraket,ndersa te tjereve nuk u eshte prekur jo vetem rroga dhe shperblimet,por ish te burgosurit kane marre cdo vit disa dhjetra miliarda leke demshperblime nga ky shtet fashist!
Parimi i Sigurise Juridike dhe interesi publik mbi ate po perdoren sot sic perdorej dje “PARTIA MBI TE GJITHA”!
Ku ishim?
Hicgjekundi!
Iku komunizmi dhe erdhi FASHIZMI!