Erion Veliaj sërish nuk zhgënjen!

20 Qershor 2017, 09:19Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Në orën 20:00 të datës 20 qershor, Bulevardi i Ri i Tiranës starton në 500 metrat e parë të tij. Nuk janë shumë, sepse ka ende punë për ta përmbyllur të tërin, por sidoqoftë është shenjë e fortë se kur punohet me vullnet e pasion, gjithçka arrihet. Për afro një vit aty është bërë një punë kolosale e transformuese. Volumin më të madh të punës e ka zënë, sigurisht, parkimi nëntokësor, mungesa e të cilit padyshim do i kish avancuar shumë më tej punimet. I projektuar me dy kate, duhet thënë se është bërë një punë e lavdërueshme për nga volumi që zë dhe cilësia e punimeve. Është shumë e gjetur ideja që për çdo vend parkim të ketë sensor të personalizuar që njoftojnë nëse vendi është i zënë apo bosh. Gjithashtu, është menduar që edhe sistemi i ndriçimit në vend parkime të jetë me sensor ndezje e fikje, kjo për të ekonomizuar sa më mirë energjinë elektrike.

Teksa ngjitesh sipër, aty ku duhet të kalojnë makinat dhe njerëzit, gjen një tjetër botë nga ajo që ishte diku përpara një viti. Dikur aty, e vetmja gjë “moderne” ka qenë një restorant dasmash në katin e dytë të ngrehinës së rrënuar të ish stacionit të trenit. Çdo gjë tjetër pastaj ka pas qenë një geto në kuptimin më klasik të fjalës. Geto e cila nuk është zhdukur plotësisht dhe, për “nostalgjikët” apo ata që ende nuk e kanë ditur se si ka pas qenë ajo zonë, është lënë një pjesë e cila padyshim që do transformohet në një fazë të dytë. Ajo geto, që çdokush do ketë mundësi ta shohë, ndodhet në pjesën e majtë të Bulevardit ose anën perëndimore të tij, ku ende gjendet disa shtëpi dhe sidomos tregu i rrobave të përdorura, një qelbësirllëk i pashoq kund tjetër për nga afërsia me qendrën e kryeqytetit. 

Bulevardi i Ri është rritur në disa metra lartësi, jo vetëm për shkak të parkimit nëntokësor, por edhe për të arritur baras nivelin me pjesën tjetër, Unazën dhe Bulevardin “Zogu I-rë”. Tek pjesa e sheshit mbi parkim, për shkak të mungesës së shtresave me dhe, është improvizuar një lulishte mjaft interesante në lartësi 1.5 metër nga toka me pemë të vendosur në mënyrë të rregullt, rrethuar me vendpushim me elementë druri për qytetarët që duan të kalojnë disa orë aty. Gjithashtu, në mungesë të pemëve në atë pjesë mbi parkim, është menduar të vihen në funksion dhjetëra shatërvanë të sheshtë që do ndikojnë në një freskim të ambientit në ditë të nxehta.

Më tej, Bulevardi është konceptuar me dy korsi vajtje ardhje, me trafikndarës trotuar në mes, si dhe me një korsi të dedikuar për linjat e shërbimit urban apo mjetet e emergjencës. Pjesa në anësore është e gjelbëruar më mijëra lule ku veçohen ato të llojit “Livande e vërtetë” dhe “Rozmarinë”. Pemët e mbjella janë kryesisht të llojit pishë për të ruajtur uniformitetin me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Natyrisht nuk mund të mungojnë korsitë për të pasionuarit pas biçikletave, të cilat kryebashkiaku Veliaj i ka pikë të dobët. Sistemi i ndriçimit është perfeksion i vërtetë i cili thjesht duhet shijuar për kënaqësinë që te jep teksa shëtit përgjatë trotuarit të dedikuar për këmbësorët. Nuk duhet lënë pa vënë në dukje se ashtu si në Sheshin “Skënderbej”, edhe në Bulevardin e Ri, ujitja e pjesës së gjelbër nuk është lënë në dorë të natyrës apo Zotit, por me anë të tubacioneve të shtrira gjatë gjithë perimetrit të lulishteve, bëhet vetë spërkatja e automatizuar, gjë që garanton një gjelbërim gjithëvjetor, bie apo nuk bie shi.

Duket që aty çdo gjë është bërë me shumë dashuri, për t’i dhuruar kryeqytetit një tjetër vepër dinjitoze, madhështia e të cilës do kuptohet pasi i gjithë projekti të ketë përfunduar. Ky Bulevard është një tjetër xhevahir që i shtohet Tiranës dhe që shumë shpejt do të jetë zona më e frekuentuar dhe e dëshiruar. Kur para disa ditësh nxitova të shoh përpara inaugurimit sheshin “Skënderbej” për të dhënë disa përshtypje të para, e titullova shkrimin: “Të lumtë Erion Veliaj!” Edhe kësaj here sërish do t’i them të lumtë Lali Erit e nuk do resht t’ia përsëris sa herë ai, stafi i tij, projektuesit dhe zbatuesit, do i shtojnë Tiranës sonë vepra të mëdha e të bukura. Padyshim edhe kryeministrit Rama që po i jep një dorë të fortë këtij transformimi. Mezi pres që urimet e radhës t’ia jap për të tjera vepra madhore që së shpejti pritet t’u bëhet rikonstruksion i plotë: Kopshti Zoologjik & Botanik i Tiranës dhe Piramida. Erion Veliaj kurrë nuk zhgënjen!

12 komente në “Erion Veliaj sërish nuk zhgënjen!”

  1. Cun-Tirone says:

    Tema , me keto lloj shkrimesh po ngjasoni gjithnje e me shume me Zerin Popullit (para viteve ’90).

    1. everest says:

      Lal Eri ka hedhur leke atje ku ben show me shume,ndersa ne Yzberish nuk ka HEDHUR ASNJE QINDARKE!
      50 MIJE BANORE TE yZBERISHIN JETOJNE SI NE NJE GETO TE STERMADHE,SI NE bOMBEJ APO kALKUTA te Indise vecse mungon Nene Tereza!
      Ne Yzberish nuk ka shkolle,nuk ka asnje kopesht apo cerdhe shteterore,nuk ka asnje lulishte bapo kend lojrash ku te pushojne femijet dhe pensionistet,trotuaret jane te zena nga tavolinat e kafeneve qe kane zene edhe hapesirat e perbashketa te pallateve gjoja te justifikuar se paskan paguar taksat!
      Edhe une i paguaj taksat,prandaj me jepni hapesire ne mes te sheshit Skenderbej qe te shes qofte dhe birre si dikur!
      Rreth 1 km rruge nga Yzberishi ne rrugen kryesore Tirane-Kombinat po thuaj nuk ka trotuare,se Bashkia nuk prish muret rrethues te oborreve te shtepive,mbase kane marre leke nga ata banore!
      Dhe qindra femije e mijra banore detyrohen te ecin ne rruge te rrezikuar gjithnje nga aksidentet me makinat!
      E gjithe zona deri ne Mezez,pra rreth 15 km nuk ka rruge dalje tjeter per ne pjesen tjeter te qytetit vecse ajo kombinat-Kashar,prandaj vargu i manikave behet disa km i gjate sepse eshte kthyer kjo rruge si autostrade per te gjithe!
      Autobuzet e linjes Tirane-Yzberish nuk i kontrollon njeri,por duhet te presesh ne stacion mbi 20 minuta dhe shoferet sidomos fatorinot pergjigjen si cuba!
      Ne urbane nuk ka nje numer falas ku te ankohemi ne Bashki e jo tek pronari i firmes se ai punon per interesat e tij!
      Nuk kemi pare per shume vite asnje kontroll nga Bashkia se si u sherbejne keto firma qytetareve!
      Bashkia mjaftohet me dhenien e licences dhe mbase merr cdo muaj “kafen” mujore per deri sa nuk ndihen fare!
      Vazhdo me spektaklet e radhes lal Eri,se Yzberishit i ke bere naften!

    2. BABAGJYSHI says:

      Me njerez , si Cuni i Tirones , nuk di se si te sillesh ! Sido qe te shprehesh , keta lloj njerezish qe dine vetem te baltosin cdo gje , nuk do te kenaqeshin kurre . Cfar ka ketu , per te kujtuar “Zerin e Popullit” , sepse po punohet cdo dite e ndryshon faqe per mire Tirana ?!
      Edhe keshtu iu dhembin syte ?! Cfar ndryshimi ka komenti i yt , nga fotoja e “Sheshit Skenderbej” ne fb e Erla Mehillit , nje femer qe eshte e tille vetem nga seksi , por nga gjithecka tjeter i ngjan nje rrugaceje te vertete , pa asnje gen shqiptar ?!

  2. anila says:

    Po ikni ore qelbesira se na e shpifet fare. Deri dje kur u projektua qe bulevardi te hapej deri ne Poskuqan Ju nuk late gje pa thene sot na dilni si arkitekta.

  3. Bekimi says:

    Edhe nja 3 mandate të tjera do ia japin tironcit Erionit, me këtë përkushtim me dashamirësi si kryebashkiak.
    Jo vetëm kaq, por si duet i përkryer, me një orkestër të përsosur, po japin koncertin mrekullues për tironcit, dhe gjithë Shqipërinë.
    Vetë juria Shqipëri, u jep vlerësimin maksimal më 25 qershor, që koncerti të shfaqet në Shqithë vendin.
    JA, KËTO JANË PUNËT E MIRA QË I MUNGONIN VENDIT.

    1. katnar tirone safi says:

      per cin tironca e ke fjalen madein skrapari+tepelena apo tropoja+trushi…ene sic thu ti mo mir me bo i giro n’paskuqon sa ne qender qe duket sikur je ne polican o tropoje

  4. artan says:

    O cun Tirone, merre kete Anilen dhe beni nje xhiro andej nga Paskuqani.

  5. misha says:

    Punon dhe ben mire . Prandaj eshte zgjedhur qe te punoje. Te mos harrojme : behen me parate tona, me parate e taksave tona.

  6. Arben says:

    Bravo Erjon.. Leri te llomotisin llafazanet..vazhdo puno. Je shenbull tipik i politikanit qe duam.jo llafe po pune

  7. titi says:

    Çfare halli ke ti o Çun-Tirone??? Nuk te pelqen, mos lexo, shko keputja gjumit a kthe nje gote rakie, se ndoshta te vijne mendte dhe te hapen syte.

  8. ATDHEU says:

    Vazhdoni keshtu. Shperblimin do ta merni ne 25 Qershor.
    Zgjohu popull. Jane bere per 3 vjet e gjysem gjera qe sjane bere per 25 vjet. Bashkpunetoret serbo-grek duhet te shporen nga politika dhe te vene atje ku kane vendin.

  9. Shkupi says:

    Te lumte Eri ! me te mire nuk ka pase Tirona … Ku ka si Tirona , ku ka si Tirona …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje