Drejt fundit të një fushate paradoksale

21 Qershor 2017, 09:15Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka për t’u mbajtur mend si e para fushatë ku dy partitë më të mëdha të vendit kanë ulur praktikisht armët ndaj njëra-tjetrës. Por edhe si fushata ku një tjetër parti, më e vogël, ajo që zakonisht shkon sa majtas-djathtas, na ka hequr mallin e ish-kryeministrit Berisha. Sepse këto kohë Ilir Meta nuk e ka aspak kompleksin e të krahasuarit me Berishën, fjala vjen kur bën thirrje për armatosje të popullit. Duke u sjellë si kryetar partie tani që nuk është më i tillë, ndërkohë që sillej si president kur ishte kryetar partie (për të huazuar shprehjen e zgjuar të një kolegu).

Është një fushatë ku Rama ka veshur “brekushet”, ka lënë mënjanë bluzat e Juves (efekti Kardif) dhe ka rënë në dashuri me bluzat me numrin “dy” sipër.  Duke mos harruar edhe ironizimin e veshjeve të Bashës, të cilin e cilëson “një llogaritar kooperative pa laps te veshi”! Gjithsesi kjo ironi soft ka ditë dhe javë që durohet nga lideri i opozitës, i cili vetëm orët e fundit ka nisur të rikthejë termin “krim”, në kritikat e tij për qeverinë. Me që ra fjala, hashashi s’duket askund në fjalorin e Lulzim Bashës, megjithëse kujtohej se do të ishte fjala më e lakuar e fushatës së tij zgjedhore. Edhe ky një paradoks më vete.

Është një fushatë batutash, rrugësh  e sheshesh të zbrazura nga parullat, portretet kuadrate të kandidatëve sa anonimë aq edhe të vetëkënaqur, që zakonisht ngjajnë si dy pika uji. Është një fushatë pa mitingje, pa stres dhe pa tension, por edhe një fushatë ku ministrat ende në detyrë (të LSI), shajnë nga mëngjesi në darkë shefin e tyre (kryeministrin), duke kopjuar pikë për pikë fjalorin gjithnjë e më të egër të kryetarit të partisë (atij realit, Ilir Metës). Një konflikt ky i aleatëve të majtë, që ka habitur deri edhe “Sulltanin”, presidentin turk Erdogan.

Në këtë fushatë pamë përmbysjen më të madhe të imagjinueshme dhe më të shpejtë të të gjitha kanuneve, sinoreve dhe tabuve që kemi ditur se egzistojnë. Rama shetiti me stoicizëm të gjitha studiot prej ku ka dëgjuar ta shajnë e godasin me të gjitha mjetet rrethanore të përfytyrueshme, duke u përpjekur t’i flasë një audience e cila ka vite që e ka ndarë mendjen, kur vjen fjala tek personi i tij. Edhe një herë më tepër ai i besoi instiktit politik, por rezultatet për ata që e panë nga shtëpitë s’është asfare e thënë që të përputhen me pritshmëritë e kryeministrit.

Lulzim Basha nga ana e tij e rrumbullakosi gjuhën e Çadrës, duke hequr prej saj gjithë vrazhdësitë e kërcënimet ndaj qeverisë, që dëgjonim nga mëngjesi në darkë. Fushata e Bashës ka për t’u mbajtur mend jo vetëm për shifrat e ulëta në sondazhe, të cilat vijuan të ndjekin këtë kurbë nga java në javë, por edhe për aftësinë e tij për të ruajtur të gjallë buzëqeshjen thuajse androide dhe një entusiazëm që ai qoftë sesi e ruan!

Kurse koalicioni (ende formalisht) në fuqi përjetoi kalimin nga përcaktimi si “strategjik”, në një mori epitetesh të rënda, ku më të dukshmit janë “organizatë kriminale” dhe “shushunja”. Meqë ra llafi, Presidenti i zgjedhur i detyrohet një shpjegim të vogël popullit që e zgjodhi (deputetët, në emër të popullit), sesi mund të jetë një organizatë kriminale partia më e madhe në Shqipëri?!

E çuditshme politika. Art i të pamundshmes vërtet. Hidhini një sy treshes që i jep tonin motorrit elektoral të 25 qershorit. Tre liderë politikë që po t’i vendosësh përballë një pasqyre, në të cilën të shohin me detyrim atë që kanë thënë për njëri-tjetrin vetëm një muaj më parë (para datës 17 maj, për të qenë më të saktë), do të ulnin kokën e do të turpëroheshin. Teorikisht, sepse praktikisht kjo s’ka për të ndodhur kurrë. Këtu ka kohë që askush nuk turpërohet më. Ashtu siç nuk ndodhi, fjala vjen, në fushatën e vitit 2009, kur i anatemuari “Sali Gërdeci” u kthye papritur në harkun e pak orëve në një partner bashkëqeverisjeje!

Shqipëria është vendi i paradokseve dhe fushata elektorale e vitit 2017 do të shkruajë kapitullin e saj në listën e çudive që na ka rënë për pjesë të shohim gjatë tranzicionit. Përtej të gjithave, shqiptarët patën mundësi t’i kalojnë në një qetësi të pazakontë këto javë fushate. Ndoshta edhe më të qeta sesa javët e pas zgjedhjeve, kur të fillojë baleti i shifrave dhe i negociatave. Edhe ky një laborator i madh i paradokseve politike shqiptare, që klasa jonë drejtuese e mbush me eksperimente gjithfarësh, ku më i përfoluri pritet të jetë ai i kabinetit të përbashkët Rama-Basha. Kush të rrojë, do të shikojë, thotë proverbi.(Javanews)

7 komente në “Drejt fundit të një fushate paradoksale”

  1. Skypion says:

    Pas editorialit te analistit te forumit tone te nderuar,zotit Baze,ja edhe nje shkrim tjeter,ne te njejten linje,e Skender Minxhozit.
    Por,nuk jane vetem Bazja yne dhe Minxhozi!
    Te gjithe analistet qe mbeshtesin Ramen,po nguten te shkruajne keto dite,per nje aleance Basha-Rama pas zgjedhjeve…
    Po c’eshte ky ngut,c’eshte ky sforcim per te folur per nje aleance te tille?!
    E gjitha kjo,e ka zanafillen nje jave me pare,kur Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes,Donald Trump,priti ne nje takim Liderin e Opozites shqiptare,Kryetarin e Partise Demokratike,Lulzim Basha.
    Mbeshtetja e fuqishme,e hapur,publike,qellimisht e tille,qe Presidenti i ShBA-se dha ,bash ne kulmin e fushates,per liderin e Opozites shqiptare,Lulzim Basha,edhe pse po behen perpjekje titanike per t’u dukur sikun nuk ka ndodhur gje,ka shkaktuar nje panik dhe peshtjellim te madh ne radhet e socialistave,e sidomos tek shefi i tyre ,Edi Rama.
    Te gjithe,ne oborrin e pushtetit te Rames,jane te vetedijshem per impaktin e madh qe ka e qe do te kete takimi Basha-Trump.
    Te gjithe e dine,qe takimi ishte nje mbeshtetje e hapur e Presidentit te ShBA-se per Lulzim Bashen.
    Ky takim,Basha-Trump, i nderthurur me retoriken e ashper qe e pasoi ate,kunder Edi Rames,si pergjegjesin,fajtorin kryesor te qeverisjes katastrofale te ketyre kater viteve dhe me pozicionimin e hapur tashme te Metes,duke mos lene asnje mudnesi koalicioni paszgjedhor me Ramen – keto pra perbejne arsyen se pse analistet e tija,po flasin si kurre me pare per mundesine e nje koalicioni PD-PS,pas zgjedhjeve.
    Jo zotni Baze,jo zotni Minxozhi,jo edhe te gjithe ju te tjeret gazetare dhe analiste te qeverise – nuk ka asnje shanc per nje koalicion PD-PS… me Edi Ramen.
    Nuk ka.Nuk ka per te patur.Eshte jashte cdo logjike.
    Imagjinoni,kur thote edhe Ilir Meta,nje i majte,aleati kryesor i Rames dhe bashkeortaku i tij ne qeverisje keto kater vite,se nuk mund te kete koalicion me Edi Ramen,qe mund te kete koalicion me Partine Socialiste por,gjithsesi,pa Edi Ramen – si mund ta beje Basha nje gje te tille?!
    Te gjithe ata qe jane perkedhelur me mundesine e nje koalicioni PD-PS,me Ramen ne krye te PS,me Ramen Kryeminister – po jua them qe tani: jeni shume naive!Por,mos t’ju vije turp,se nuk eshte turp te jesh naiv.
    Ideja e ketij koalicioni me Ramen,e hedhur ne treg per ca dite,ishte nje menyre shume efikase per t’i dhene coup de grace,goditjen e meshires,marredhenies Rama-Meta.
    Dhe,rezultoi me te vertete shume efikase.Goditja qe fatale.Nuk ka me dyshe Rama-Meta.

    1. timo says:

      Skypion djali, je keqinformuar. Kjo foto u bë për të shpëtuar Trampin. Ai ju lut me urgjencë Bashës të bënin një foto sepse e ndjen veten të rezikuar nga kundërshtarët e tij.

  2. Tania says:

    Kujtesa jone po behet aq e shkurter. Cudite e rradhes nuk te trazojne me. Gjithsesi jeta vazhdon.

  3. Shkodrani says:

    Nuk eshte aspak paradoksale! Thjesht kane shtruar sofren dhe po e ndajne perseri tepsine sipas interesave personale (klanore), ne baze te pritshmerive te pushtetit te neserm. Paradoksale do te ishte nese drejtuesit e tre partive (formale ose jo) respektojne nje kushtetute vlerash kolektive, por kur kushtetuta eshte individuale nuk ka paradokse!!!

  4. labi says:

    do fitoje Edi rama i vetem o Skender…….. ju te kazanit me ca do merreni pastaj

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne kete fushate, Berishen ka marre persiper ta zevendesoj Meta !
    Ky difekt do ti kushtoj LSI shtrenjte,populli kerkon hakmarrje dhe jo programe,eshte i tejngopur me mashtrime dhe krime.
    Basha si amator ,ne drejtimin e fushates se pare,kerkon ti dale per zot gjendjes ne kome te PD.Duhet thene se eshte me I moderuari,por nga halli.
    LSi po kerkon cfare do lloj pazari,vetem te largoj nga pushteti PS,tek me e vogla Ramen !
    Nuk po permenden fjalet bese,mbajtje fjale e te tjera kanunore.
    Berisha eshte “mjaftuar” me perfaqsimin ne Parlament,kerkon t’ja shikoj bythen Bashes,realisht sa i vlen !

  6. Shpetimi SHBA says:

    Duke degjuar shprehje, te neveriteshme te Ilir Metes, si Une armatos polullin kunder policis se shteit[ Qevrisja e sosjalisteve esht nje bande, kriminelesh, derkoh e ete band haron i ziu Meta se akoma esht bashkeqeverises. opo prockulla te tjera , habitemi se si PS dhe Edi Rama e votiuan per president te SHqiperis nje person te tille qe svlen as per coban dhish, me kete sjellje arogante, fyese, kercenuse qe ka cfaqur keto javet e fundit.
    I lutem ministrit te shendetesis ta mar nen kujdestari dhe ta vizitoje nje ore e me pare , se nga humbja e 25 qershorit sic bertet e theret si i mar, qe LSI dote dale forc e par, por qe sdote dal kure e tille, rezik ti bjer damllaja.
    Ka haruar qe sesht me kryetar partie pamvaresisht se vepron si i till, duke spostuar kryetarin de jure nga ky post Petrit Vasilin. Si president i zgjedhur qe mer kariken e presidentit me 24 Qershor, po le shije te hdhur ne mbar opinjonin jasht vendit dhe sidomos ketu ne Amerik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje