Zef Brozi: Më 25 qershor duhet të dëshmojmë se jemi të denjë për familjen europiane

21 Qershor 2017, 08:48Blog TEMA

Nga Zef Brozi*

Dita e votimeve ka një të veçantë të bukur, të rrallë dhe shumë domethënëse: ne qytetarët e thjeshtë që shkojmë për të votuar ndihemi të pushtetshëm, ndihemi të barabartë me pushtetarët e politikanët.

Sepse vota jonë ka po aq vlerë sa vota e presidentit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe çdo pushtetari e politikani tjetër. Fushatat zgjedhore janë mbase të vetmet ditë kur politikanët, të pozitës dhe opozitës, u përulen qytetarëve duke iu lutur për votën e tyre.

Prandaj ju bëj apel të gjithë qytetarëvë që kanë të drejtën e votës të shkojnë e të votojnë me 25 Qershor dhe të mos ia privojnë vetes qenien të pushtetshëm për të vendosur për Qeverinë dhe Parlamentin e tyre. Vota e seicilit ka vlerë të pazëvendësueshme.

Të dashur votues: Mos e nënvleftësoni e çvleftësoni veten duke mos votuar, apo duke e shitur votën tuaj! Fatkeqësisht më se 1/3 e votuesve janë në imigracion (si dhe unë) dhe nuk votojnë dot.

Zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit marrin një rëndësi të vecantë edhe për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse zgjedhjet do jenë të lira e të ndershme Bashkimi Europian do të fillojë procedurat për anëtarësimin e vendit tone.

Por nëqoftëse zgjedhjet do të manipulohen e fallsifikohen, pra nëse nuk do jenë zgjedhje të lira e të nderëshme, BE mund tia mbyllë dyert Shqipërisë edhe për shumë vite të tjera.

Politikanë të korruptuar e të papërgjegjshëm mund ti japin vendit përsëri drejtimin AntiPerëndimor.

Prandaj Shteti dhe të gjithë qytetarët duhet të jenë edhe më shumë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm e të garantojnë zgjedhje sipas standarteve demokratike. Partitë dhe

drejtuesit e tyre kanë detyrim ligjor dhe përgjegjësi politike që të mos provokojnë dhunë a bien në grackën e provokimeve. Vota e lirë e qytetarëve le të vendosë edhe vlerat reale dhe fatin politik të cdo partie.

Unë përshëndes me shumë dashamirësi votuesit të cilët vitet e fundit kanë dëshmuar se i janë larguar militantizmit të verbër partiak dhe kanë treguar më shumë pjekuri politike e civilizim qytetar.

Por politizimi absurd i administrimit të zgjedhjeve shpesh ka krijuar tensione e deformime në këto 27 vite. Uroj e shpresoj që kjo të mos ndodhë në këto zgjedhje dhe le të jënë këto të fundit zgjedhje që bëhën me këtë Kod Zgjedhor partiak.

U bëj apel sidomos policisë dhe prokurorive të të gjitha instancave që të marrin të gjitha masat për të garantuar qetësinë dhe rendin gjatë fushatës, ditën e votimeve, gjatë numërimit të votave e shpallje së rezultatit të zgjedhjeve.

Prokuroria dhe gjykatat duhet të japin ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit dhe pa asnjë tolerim për këdo që shkel ligjin, që tenton të blejë a shesë votën dhe të manipuloje zgjedhjet, për këdo që ushtron dhunë a kërcënime për të ndikuar mbi votuesit.

Qofshin ata kandidatë për deputetë, pushtetar, politikanë, komisionerë të zgjedhjeve, apo qytetar të thjeshtë. Me 25 Qershor qytetarët dhe Shqipëria duhet dhe mund të dëshmojnë se janë të denjë për në familjen Europiane, se janë të vendosur në reformat jetike të ndërtimit të shtetit të së drejtës, progresit të gjithanshëm dhe begatimit të vendit.

Le të jetë 25 Qershori 2017 një ditë e bukur shprese për të gjithë qytetarët e Shqipërisë sonë të dashur!

*Ish kryetar i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë

3 komente në “Zef Brozi: Më 25 qershor duhet të dëshmojmë se jemi të denjë për familjen europiane”

  1. Skypion says:

    Ik more tutje!
    Nje i djathte, nje mirditor qe mbeshtet bijte e baballareve te kuq qe e masakruan Mirditen qe,per 45 vite me radhe, i bene ate qe as turku ne 500 vite nuk ia pat bere dot ne 500 vite … po na merrka tash pozen e moralistit asnjanes!
    Ikmore tutje!
    E di ti Zef,qe njerezit si puna jote,keta socialistat qe i ke mbeshtetur me kaq zjarr keto vitet e fundit,i quajne “maloke te mire”?!
    Nese se di ,mesoje!Por,jam i sigurte qe e di.Urrejtja e madhe ndaj Sali Berishes,te ka percudnuar aq shume,sa je bere me persekutoret me te medhenj qe ka njohur tribuja jote.Me te medhenjte persekutore,absolutisht;nder shqiptare dhe te huaj.
    Ploje kane bere ne Mirdite te kuqte.
    Zef,ka edhe gjakprishur dhe gjakdhjere politike.Ti je nje mes tyre.Ti,Zef,je gjakdhjere mirdite.Ti nuk e meriton as te te quash me mirditor.
    Prosnjak i keq.

    1. mira says:

      Skypion, je nje morr i vogel, dhe ke aq mllef (qe ne veze) dhe kjo nuk te ka lene te rritesh.

  2. Lili says:

    Zotni brozi. Lexoni pak artikelin bashkangjitur ne Tema per si kalkulohen votat e si kur ti voton per nje paerti te re apo nje parti te vogel vota jote shkon per dy partite e medha.
    Pra une dua me votuar per ta ne asnje menyre ,e me duhet te mos votoj qe vota ime mos te shkoje per pd a pse.ne.

    Pra mashtrimi per shkoni votoni duhet me i dhane fund me nje abstenin sa ma masiv deri sa ligji elektoral te reflektoje vertet vulnetin e popullit e jo vulnetin e dyshes diabolike qe po shkaterojne jeten e shqiptareve edhe ardhmerine e kombit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje