Rrapëllima shqiptare kundër Erdoanit

21 Qershor 2017, 19:06Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Gazetari i “Top Channel” Sokol Balla ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdoan. Shumë gazetarë perëndimorë do të dëshironin të kishin një shans të tillë. Pa marrë parasysh se çfarë mendojnë mediat mbi pushtetin e Erdoanit, i cili padyshim është autokratik, presidenti turk drejton një vend me rëndësi të madhe gjeostrategjike, andaj mbetet bashkëbisedues i pashmangshëm i Washingtonit, Brukselit, Berlinit, Londrës, Parisit dhe shumë kryeqyteteve të tjera.

Në përgjithësi përgjigjet e presidentit Erdoan në këtë intervistë janë të moderuara. Me përjashtim të kërcënimeve të rëndomta kundër lëvizjes Gülen dhe degëve të saj në Shqipëri, Erdoan nuk bëri ndonjë provokim sa i përket historisë 500-vjeçare të sundimit osman në Ballkan. Nuk tha se turqit dhe shqiptarët janë popuj vëllezër, nuk e përmendi Skënderbeun (as për të mirë, as për të keq), nuk kërkoi ndryshimin («korrigjimin») e historisë, së paku jo në këtë intervistë. Gjatë bisedës ai nuk e përmendi fare termin «Shqipëri e Madhe». Ishte gazetari Sokol Balla që nga pakujdesia apo mosdija foli për «Shqipërinë e Madhe», një term i lansuar nga propaganda serbe. Shqiptarët zakonisht flasin për vise të banuara me shqiptarë në Ballkan ose për Shqipëri etnike.

Kjo ishte pyetja e Ballës: «Kryeministri Edi Rama, miku juaj ka deklaruar se refuzimi i vendeve të BE ndaj integrimit të Shqipërisë do të bëjë që forca të tjera të ndikojnë dhe gjejnë zgjidhje të tjera, apo ndoshta të detyrojnë shqiptarët të bashkohen kudo që janë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni në krijimin e një Shqipërie të madhe. Mendoni se ekziston kjo mundësi, perspektiva apo rreziku i diçkaje të tillë?»

Të lexojmë tani përgjigjen e Erdoanit: «Nuk është ajo që do të donim të mendonim. Çdo vend duhet të konsiderohet në kushtet e tij gjeografike. (…) Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit duhet të respektohet njëherë e përgjithmonë. Këtë mbrojmë ne dhe kështu duhet të jetë. Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, apo Serbia s’ka rëndësi emri, për asnjë nuk duhet të luhen më këto lojëra. Të gjitha këto vende duhet të ruajnë integritetin territorial». Pa e përmendur Rusinë shprehimisht, por me gjasë duke aluduar në këtë shtet, Erdoani tha: «Ekzistojnë ata që po bëjnë llogari të tilla me Ballkanin dhe ne nuk do t’i lejojmë ata që të arrijnë synimet e tyre».

Çfarë ndodhi pas kësaj interviste? Në mediat dhe moçalet sociale të dynjasë shqiptare, aty ku s’ka redaktorë për t’i filtruar marrëzitë, mileti iliro-pellazg e quajti Erdoanin kundërshtar të bashkimit të shqiptarëve, armik të shqiptarëve e çka jo tjetër. Por, Erdoan nuk bëri asnjë mëkat kur u përgjigj në pyetjen mbi të ashtuquajturën «Shqipëri e Madhe». Njëjtë si Erdoani për çdo ditë flasin diplomatë amerikanë, ministra të punëve të Jashtme të vendeve europiane, burokratë të Brukselit.

Ata nuk i kundërshton askush, as nuk i fyen. Parlamenti i Kosovës, pra të zgjedhurit tanë, kanë miratuar një Kushtetutë, e cila ia ndalon Kosovës bashkimin me çdo shtet tjetër. Përse kjo nervozë tani me Erdoanin? Përse heronjtë dhe heroinat e Facebookut nuk patën protestuar kur ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 27 gusht 2010 deklaroi: «Pavarësia e Kosovës e ka përmbyllur kapitullin e vendosjes së kufijve dhe copëtimeve në territorin e ish-Jugosllavisë.

Harta e Ballkanit Perëndimor është përcaktuar përfundimisht. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial janë fakte». Pothuaj të njëjtat fjalë Westerwelle i kishte thënë më parë në Beograd, para atyre politikanëve serbë që me zjarr e vrull retorik e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, pavarësia e Kosovës është realitet, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është i qartë, harta e shteteve pasardhëse të ish-Jugosllavisë është përcaktuar.

Nëse gjermani është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, atëherë kjo pranohet si këshillë miqësore. Nëse Erdoani thotë të njëjtën gjë, atëherë kjo na qenkësh një deklaratë dashakeqëse, madje armiqësore. Duket se kanë rënë në hall edhe turqit me popullin shqiptar, i cili ditën lavdërohet me gjithë ata vezirë, guvernatorë e prijës ushtarakë që ia dhuroi Perandorisë Osmane, ndërsa natën mallkon Perandorinë Osmane që e paskësh deformuar kodin gjenetik shqiptar. Ditën me krenari tregohet se si një dinasti osmane me origjinë shqiptare nisi modernizimin e Egjiptit, natën mileti supereuropian shqiptar ankohet se «turku i mallkuar» i bart të gjitha fajet që Shqipëria s’po bëhet shtet funksional qe 100 vjet, ndërsa kudo tjetër në Ballkan ku kanë pushtetin shqiptarët, punët nuk po ecin mirë.

Me qejf kreshnikët e torishtave patriotike shqiptare tregojnë se si Sami Frashëri i bëri turqit komb kulturor me alfabet, me letërsi e me enciklopedi, ndërsa me po kaq këmbëngulje mallkojnë turqit, këta «ardhacakë nga stepat aziatike». Zemrat e patriotëve shqiptarë të moçaleve të Facebookut ngrohen, kur lexojnë se Eqrem Bej Vlora ishte një erudit që ndihej komod në sallonet e Vjenës dhe kishte të dashur një aristokrate gjermane, por pakkush dëshiron të dëgjojë se Eqrem Bej Vlora ishte edhe diplomat osman në Rusi dhe anëtar i delegacionit osman me rastin e hapjes së hekurudhës së Hexhazit në Siri në vitin 1904. Kjo vijë hekurudhore lidhte Damaskun me Amanin.

Si zyrtar i lartë osman Eqrem Bej Vlora e shfrytëzoi këtë qëndrim në Siri për të vizituar qytete të ndryshme në Siri, Liban, Jordani dhe Palestinë. Më 1905 ai vizitoi me një anije luftarake osmane Egjiptin, Akaban (Jordani), Hadramautin (Jemen), Muskatin (Oman) dhe Kuvajtin. Përmes Karaçit (Pakistan) ai u kthye në Stamboll, që atëbotë ishte qyteti me më së shumti shqiptarë në botë. Po të mos shkatërrohej Perandoria Osmane si pasojë e paaftësisë së sulltanëve për ta refomuar dhe modernizuar atë, shumë shqiptarëve as që do t’u binte ndërmend të ktheheshin në Shqipëri, përfshirë edhe Ismail Qemalin. Fundja, edhe Lidhja e Prizrenit kërkoi jo më shumë se autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane.

Çfarë të bëjmë përballë fakteve të historisë? Të çmendemi? Jo. Shqipëria dhe Kosova duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira me Turqinë, pa nënshtrim, pa servilizëm, siç e praktikojnë shpesh liderët politikë shqiptarë, sepse për politika të mençura nuk janë të aftë. Se si është gjendja në Tiranë, edhe gjendja e diskursit publik, tregon ky fakt: gazetari Sokol Balla e pyeti Erdoanin se çfarë mendonte mbi ngatërresat mes Edi Ramës me origjinë nga krahina e Vunos dhe Ilir Metës nga treva e Skraparit.

Padishahu tha se ishte shumë i shqetësuar. Vërtet, turqit (dhe jo vetëm turqit) kanë rënë në hall me këtë milet të lashtë me origjinë ilire, me këtë popull me gjene patriotike dhe me këtë racë të pastër ariane, që duhet ende të pyes në Stamboll përse po kacafyten bajraktarët tanë. Për marrëzitë shqiptare më së paku i ka fajet Erdoani. Fajtorët i keni në skenën politike shqiptare.

Që të jetë e qartë: çfarë bën Erdoani në Turqi me pushtetin e tij është më shumë se arbitraritet dhe kësisoj ai rrezikon ta çojë këtë vend drejt diktaturës. Ky nuk është modeli që duhet ta lakmojnë Prishtina, Shkupi e Tirana. E keqja e shoqërive shqiptare është se kemi jo pak politikanë që do të donin të merrnin yrnekun e sundimit në Stamboll dhe Ankara. Pozitive është se gjysma e elektoratit turk kundërshton autokracinë e Erdoanit dhe vitet në vijim do të tregojnë se sistemi i tij do të shembet nga brenda nëse vazhdon me këtë kurs.

16 komente në “Rrapëllima shqiptare kundër Erdoanit”

  1. Faro Bythka says:

    Na e ngrefe dhe na e shkrefe. Ik e jeto n Turqistan ne ta mban o kok patellxhan. Bythlepires i evgjiteve

    1. €piriiiiii says:

      Tani Ky Gazetari po na Mbush Mëndjen se Erdogani e ka Mir nëeri Detyren Diplomatike. Ore zt Gazekar. E para, Erdogani duhet te kërkoj Falje për atë cka i ka bërë Turqia Dhqipëris konolizimin 500vjecar. Duhet te kerkoj falje për Coptimin e Shqiperise ne kete menyr eshte Ai dhe Turqia e tij Shkaktare. Duhet te kerkoj falje per tjetersimin e vçerave Arbërore ne ato TurkoAnadolljane ku transformoi njerzut me pahir ne Myslimane dhe shpernguli drejt Italisë Kroatcise Greqise Rusisë Bullgarise etjetj nga keto Troje familjet me Aristokrate Arberore duke i zvendesuar me Dhtremtanukër nga Anadolli. Gazekar Erdogani flet keshtu se e ka Hallin e Madh me Kurdët qe i shtyp Barbarisht kur dihet heret a vone 15miluon kurdet e Turqise do ta krijojnë Shtetin e tyre bashke me Kurdet e Sirise dhe Irakut. Prandaj te lutem mos fol me brockulla por foli pelës(mëndjes)

  2. Nje tjeter says:

    Doli fjala e tourkofagos Qe nuk paska patriot sunit,te gjithe e bene nga halli se ngelen pa bakllava pushteti .Rrace muti paskeni qene

    1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

      hahaha!
      Nder shekuj, por akoma dhe sot kjo rrace e ndyre beqirash sunite ka nxjerre vec tradhtare dhe bithlepires te turqeve,nazisteve gjermane apo edhe pipinove italion[kujtoj se batalionet e Duces u nisen sebashku me muslims nga shqiperia drejt shtetit grek per pushtim]…………..!
      Qe te mbeshtesin apo kene simpati per turqit myslimonet shqipfoles eshte e drejta e tyre[nje rrace] dhe nuk perben skandal,por cmenduria eshte kur te tredhur[atheoi] si Rama apo ndonje tjeter te citojne ”birazer” te shqiptareve!!!!birazerin e muslimoneve[joshqiptareve] turkun Erdogan!!!!
      Sa qesharak duket Robelli kur thote[duke i pergjithesuar kristianet me muslimanet si shqiptare!!!!]:”………kjo rrace ariane!!!
      Perdorimi i Erdoganit si ”koke turku” [nese dikush di spiegimin e kesaj thenie mund te na e shkruaj] per fushate zgjedhore me idene se ka te bej me nje elektorat 90% turkoshqipfoles,ishte nje gabim fatal,gje e cila tregon se nuk disponon as me te voglin profesionizem politik.Laiciteti ose lepirja per nje vote ndonjehere te ben qesharak ,kam parasysh ketu edhe karlliqet qe tha sot per ”origjinen lezhiane a krutane” te hanemes se tij!!!!

      1. albaniafirst says:

        shko mor trap. Shqiptareve ti rruani veglat. Ishin greket dhe serbet qe e ulen kurrizin te paret para baba sulltanit. Serbet i dhane edhe princeshen e tyre per haremin e tij, ndersa greket u sherbyen sulltaneve me kishen e tyre qe e kishin mu ne mes te Stambollit. Shqiptaret ishin te vetmit qe i vune drune Turqise.

  3. albaniafirst says:

    Enver Rrobelli, nje hajvan me kollare. Quajeni si te doni, Shqiperi e Madhe apo Etnike, askush nuk ka te drejte te na tregoje se si duam ne shqiptaret te jetojme, te ndare po te bashkuar. Erdoanin e respektojme si aleat, por as ai e askush tjeter nuk ka te drejte te na tregoje se si duam te rrojme. Edhe Gjermania ishte e ndare ne dy pjese qe u bashkuan. Si mund te kesh dy shtete te te njejtit popull ne kufi me njeri tjetrin. Kjo eshte e kuptueshme kur regjimet politike jane te ndryshme si p.sh. ne Kore, por ne rastin e Shqiperise dhe Kosoves, kemi dy shtete me te njejten popullsi, gjuhe, zakone dhe regjim politik. Mjaft I keni rene bilbilit te groko-serbeve qe kane frike nga fuqizimi I shqiptareve. Fatet tona duhet ti marrim ne doren tone. Te tjeret le te shohin punet e shtepive te tyre. Ne e dime vete ku na pikon catia

  4. Shkodra says:

    E kam shkruar shume bere,PS parti islamike ka qene historikisht qe ne PPSH te E.Hoxhes.islamizmi ka rrenje te thella ne Shqiperi te mesme che te jugut(kryesisht laberi).Te mjeret katoliket me ke duhet te bashkejetojne.

  5. Baliu says:

    Erdogani i ka mberri shum qellime te tij neo-osmane ne trojet shqiptare dhe ska nevoje ti perseris ato ne qdo bisede qe te ua perkujtoj shqiptarve.
    Turqia para nja pese vitesh me diktatin e saj i detyroj qeverite shqiptare dhe akademite e shkencave ti ndryshojne tekstet e historise, ku turqit nga pushtues u quajten bashkqeverises. Erdogani para disa vitesh pat deklaru se Kosova dhe Shqiperia jan Turqi, dhe asnje politikan shqiptar, e thuaja edhe asnje intelektual shqiptar nuk e ka kunderstuar ket deklarate te tije, e cila eshte identike me ato serbe: Kosova eshte Serbi. Ne vitin e kaluar nje politikan kosovar pro-Erdogan deklaroi haptas se kremtimi i 28 Nentorit eshte ofendim per Erdoganin, dhe kjo u pranua pak a shum si nje delikt kaloresi. Mandej nje historian turk i ftuar nga homo-loget shqiptar shkon te varri i Skenderbeut ne Lezhe dhe mbas 550 vitesh e quan ate tradhtar dhe kriminel. Thene shkurt: Turkija “superfuqija” po “ndihmon” shum, ama nuk duhet mu bo bukpermysta me permend qato shiptara e pavarsija.

  6. Para Laci says:

    O Enver, edhe pse me mjaft sinisizem “per popullin iliro-pellazg” kte shkrim e ke be te mir. Ishte interviste e ceket me Erdoganin. Po mos u merr me gazetaret shqiptare se gazetaret si puna e Sokol Balles kur takojne Erdoganin eshte si te takojne baben dhe babes duhet me i be qejfin!

  7. artur m says:

    Ky gazetari mashtrus po na ben te zezen te bardhe.Nuk aludon Rusine por SHBA dh BE kur flet per ata qe duan te ndryshojne kufijte si ne ballkan edhe ne lindjen e mesme(krijimi i shtetit kurd,qe atij i djeg me shume dhe ne reference te tij shprehet kunder ndryshimit te kufijve).Analize amatore dhe pa asnje kontakt me realitetin.Nuk ka asnje faj gazetari qe pyet por eshte pergjigjia e atille qe na tregon fytyren e vertet te “miqve” nga anadolli.Genjeshtra me e madhe eshte gjysma e se vertetes dhe kur flitet per perandorine osmane dhe te mirat qe u solli disa shqiptareve te thuhet edhe cfare te keqijash i beri kombit shqiptar dhe shqiptareve,si i vrau i perdhunoi,u mohoi gjuhen dhe kombin e u nguli fene,si i la ne prapambetje te thelle e i ndau e i percau,si i shiste truallet shqiptare mbas pazareve me Rusine dhe si i tradhetonte gjithmone shqiptaret.Sa per figuren politike te Erdoganit flasin ato mijera gazetare te pushuar nga puna e te burgosur,dhe nuk e kuptoj si ndihet rehat ky gazetar kur per te thene nje te vertet ne shtetin e Erdoganit mund te humbasesh edhe jeten.

  8. xhulio says:

    Te mbahet larg Turkia nese kerkojme te futemi ne BE.Nuk e kuptojne kete idiotet politikanet tane.A s e kuptojne se Europa eshte kristjane, me shume ne kulture se ne fe dhe se Turkine as ka per ta pranuar kurre, sidomos me sulltanatin qe pruri ky diktatori sulltan modern qesharak? Kete fat do pesoje dhe Shqiperia, Kosova, Bosnja.Nuk e thone po ky proces do te zgjas pa fund, gjer ne lodhje, gjersa te kryhet konvergimi, te kthehemim ne epoken para invadimit turk. Po te jene te zgjuar le ta bejne, qofte dhe formalisht.Fundja pjesa me e madhe e myslimaneve shqiptar gjysem kristjan jane, apo jo, Armand, Roland, Mario,Diego, Vilson,Gert,Franc Monika, etj, etj, etj…

    1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

      kristian lindesh e nuk behesh,ok!
      e si mund te behen ”rolandet” apo ”mariot” e hasaneve turq kristiane shqiptare…!!!!???
      bishti i qenit,bisht qeni mbetet…………….pune arabesh!

  9. kastriot says:

    Shqiptaret e pazot dhe te mbrapsht te pa aft te zgjdihin problemet e Shqiperise turren te ‘zgjidhin’ problemet boterore duke ngateruar dynjane qe dhe pa kete eshte e ngateruarRezultati e peson Shqiperiakurse pergjegjesit o vdesin o ikin nga syte kembet

  10. Bibi says:

    Pergjigje shume e sakte, por qe vjen nga personi i gabuar.

  11. Arjan says:

    Sa iq te ulet kane shqipfolesit.

    Marrin per fakte nje pjese interviste te dyshimte dhe ngaterrojne rep turke me petandorine osmane dhe nje gjeorgjiani si erdogani I kerkojne te kerkoje falje per sulltanin me te cilin nuk ka lidhje.

    Shqiptaret u kthyen vet ne Islam dhe krijian vet lidhje te fuqishme me petandorine osmane dhe per kete nuk ja ka fajin njeri.

  12. Niku says:

    Cfar eshte ky turku qe ka shkruajtur kete propaganden per Erdoanin. Nese eshte e vertete qe ne turqi ka rreth 5miljon gjak shqiptari duhet pranuar qe jemi vellezer me turqit. E dyta Pse nuk nxehemi me europianet kur flasin kjo nuk eshte cudi per shqiptarin pasi shqiptari nuk e beson per mir europianin. Shqiptari beson Ameriken dhe Turqine. Por Amerikanet jane ne vend te pare. Per Ameriken nuk kemi goje te shajme. Na ka dhene 2shtete deri tani. SHQIPERINE KOSOVEN. Turqise i takon te beje me shume per shqiperine. Pasi Turqia na ka ber deme te medha ndersa shqiptari i ka bere ndere te pashperblyeshme. Por te pakten Turqia te i kthej reston kombit te Babait tyre Ataturkut. Ja pra pse kritikojme Erdoanin. Fuck vendet e tjera europiane se nuk na duan te miren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje