Brexit, Benter dhe Shqipëria

23 Qershor 2017, 17:57Blog TEMA

BE e ka seriozisht. E diela e ardhshme shqiptare është dominoja e fundit e një aksioni të BE-së për të rrëzuar forcat destruktive në favor të demokracive stabile në Ballkan. Do të bëhet Shqipëria ai guri që do të ndal gjithë procesin apo do të marrë përgjegjësinë mbi kulturosferën më proeuropiane të Gadishullit? Vota e së dielës do na thotë pikërisht këtë.

Nga Xhemal Ahmeti

U shkundullua vërtetë pak para ngordhjes «Përbindëshi i pranguar» [2013] i Martin Schulz-it? Ndezën e prekën përgjithnjë thirrjevajet e Daniel Cohn-Bendit-it në traktatin e tij «për Europën» [2012], përgjithnjë edhe burokracinë e bunkerizuar të Brukselit? Apo peizazhi i Europës post mortemi holandezit Geert Mak, i vizatuar në manifestin e tij «çka nëse dështon Europa» [2012] turbulloi aq rëndë psikën e rrethit të ngushtë të ministrave të BE-sa saqë këta, vërtet mbushën pantallonat, duke i marrë që nga nesër si realë skenarët e imagjinuar «të revoltës qytetare paneuropiane» [2012] të eseistit vjenez Robert Menasse?

Një gjë është e sigurt: BE nuk mendon dhe rron më si deri dje. As në raport me Shqipërinë.

Norbert Elias ishte i bindur se asnjë sistem nuk jeton dot në modusin «asnjëherë e përfunduar e përherë e rrezikuar» [1939].

Deklarata e Federica Mogherini-t se «pas sigurisë së kontinentit prioriteti i saj është Ballkani perëndimor» nuk janë dy pika hierarkike e të ndryshme të një agjende, por e vetmja e çarë në dysh për të shkaktuar kuptimin ndërvarrës të rajoneve të ndryshme brenda të njëjtit proces: Perëndimin me Ballkanin. Agjenda e prioriteteve nuk është as paralajmërim, por kallëzim i një aksioni, i cili pas siglimit të kutive me vota shqiptare do të hyjë në fazat e tij edhe më ofensive, frontale dhe më kategorike. 

Brexit-in (Britannia-exit) BE donë ta kompensojë me Benter-in (Ballkan-enter). Për më tepër: Shumica e ekspertëve zyrave të ç’akustikëzuara të Brukselit, atje në Ballkan lokalizojnë energjinë kryesore, të nevojshme, aq të pritur, të domosdoshme për të ringjallur «përbindëshin» që mos ferrëzohet nga indiferenca dhe vetëbllokimi. Brexit si burimi i energjisë për Benter? Po. Si ashtu qoftë në aspektin politik ajo nuk ishte asnjëherë e koncensusit konstruktiv për BE-në, ashtu edhe në atë ekonomik ajo ende operon me mendësinë e British East India Company –.

Janë kombet e Ballkanit ato që mundësojnë apo pengojnë cilindo ekspansion eventual «perandorak» nga largolindja, tejoqeani apo nga ufot që i presin startrekasit muzeve, pasi historikisht shpejtë e shpesh shndërrohen në fortesa refuzuese apo pranuese e çdo lloj pushtimi. Ndër më të sigurtit garantues që BE-së t’i ndez ky projekt janë shqiptarët, respektivisht kulturosfera e saj që kushtëzon jetën jo vetëm të dy shteteve por shumë tjerëve: hyrja e Malit të Zi në NATO pa shqiptarët ishte e pamundshme. Stabilizimi i demokracisë në Maqedoni pa ta është i pamundshëm. Stabiliteti në Serbi me destruksionin eventual të tyre në Luginë e Sanxhak është i pamundshëm. Ata mund ta përdhosin Greqinë në çdo kohë si perëndimi Turqinë me Armeninë apo helenët dhe bullgarët Maqedoninë me emrin dhe historinë – edhe më keq ngase përveç materialitetit historik ata janë edhe prezencë e fortë faktike fizike gjithandej.

Do t’ua thotë këtë dikush shqiptarëve pasi të mbarojë stabilizimi sipas domino-efektit të demokracive ballkanike (Mal i Zi, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri duke kushtëzuar me këto në fund Serbinë) që të marrin veten më seriozisht? E kujt t’ia thonë? Kujt t’ia shpalojnë me seriozitet këtë rëndësi që kanë shqiptarët në procesin e Benter-it, kryediplomatët e Brukselit, Uashingtonit apo edhe Londrës – e fundit sapo ta shoh se ndezi megjithatë projekti rikthehet hundekëmbë në Union? Ndoshta do të flitet me atë që do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës? 

E kush do t’i fitojë zgjedhjet? Cilat janë opsionet?

Rama, Meta dhe Basha janë ata që i ofron Shqipëria. Jo si koncepte, botëkuptime të ndryshme, por vetëm si emra që nuk përfaqësojnë ato që deklarojnë. 

Ilir Meta: Ku ke parë socialist, të tipit, të cilit grykësia e lakmia për pasuri nuk i mjafton as pas pallateve 15-toaletëshe për dy e katërkëmbësh? Kështu na pyet një demokrat tiranas. Dikur analizojmë formën e operimit të tij pas parasë dhe kapjes së shtresave shoqërore me to vërtetë na vetëshfaqet si egërsirë turbokapitaliste e jo socialist e lere më socialdemokrat. «E kemi shumë problem ta kuptojnë se si një shoqëri bën president një njeri që kancelarive tona është pagëzuar si Eskobari politik i Gadishullit», kështu jo njëherë dëgjojmë korridoreve të Brukselit e gjithandej. Pse ky opinionin kaq negativ për shefin e LSI-së? Nuk di. Nuk jemi marrë me historinë e ngritjes së «Sheikut nga Skrapari», siç e quajnë vendorët, porse kështu e thirrin Europës e Shqipërisë dihet botërisht. Nam i keq pa bërë gjë? Ndoshta. Dihet argumentueshëm jashtë si me lojërat në prapaskenë ishte sabotues i reformave të drejtësisë (Vettingut) dhe destruktiv gjatë krizës në Maqedoni. 

Lulëzim Basha: Sa serioz mund të merret një politikan që ngujon gjithë ata njerëz në një çadër kundër një reforme të drejtësisë të sajuar e propozuar nga projektuesit kontinental të gjendjeve politike. Dhe atë në emër të sovranitetit. Gjë që i binte sikur populli, sovrani të jetë kundër shtetit ligjor. Natyrisht se e bënte për të mbrojtur nga shpata e Justicias paraardhësit, mentorët dhe bërësit e tij. Po çka donë të thotë kjo për Shqipërinë nesër, me atë përgjegjësi që e skicuam lartë, me një lider të tipit si Basha? Saherë që t’i kërkohet nga “eprorët” të gjejë mushkëri prej plastike shtëpive të verdha apo edhe në pikë të natës t’i vërsulet Sali Berisha me ndonjë insinuatë posttraumatike ai si ushtar terakotës hynë në veprim – ky është habitusi i tij. Varësi që me eprorë edhe më të këqij do t’i kushtonte Shqipërisë edhe më keq se kaq. 

Edi Rama: Nga kundërshtarët përshkruhet kryesisht si narcis, narkotikapërdorues, ekscentrik, jokonvencional. Kur psikologjis etershpërndarësit e këtyre etiketave bindesh: pacientët projeksionojnë veten tek figura e parë e njohur për të gjithë. Që kur politikanët dhe njerëzit me shkollat e 7W-ve të gazetarisë që e mësuan nga ata profesorët që me qenin lidhur për dore vërdalleshin fakulteteve duke trembur studentët, u bënë pinjollët aq të mprehtë të atit të shenjtë të kompleksit të Edipit? Rama dështoi se nuk pati personel të kualitetit, por donte ta bëj shtetin me ministra e ministre që saherë i kritikojë u rridhnin lotët rrëke duke ikur jashtë. Ai dështoi se fronti kundër shtetit ligjor ishte më i madh se sa mund ta përballonte një piktor me vizione dhe energji e pa njerëz. Ai dështoi jo se është narcis, ekscentrik, jokonvencional dhe i korruptuar, porse ishte kryeministër në një vend ku edhe hija jote është e korruptuar dhe s’ke se si e pi një kafe brenda 100 metrave katror pa u ulur me një të llojit. Edhe Rama është i korruptuar, thonë tashti: të notosh në ujë dhe mos lagesh do të ishte vërtet mrekulli. Edhe pse së paku jashtë nuk flitet për tjerët kur bëhet fjalë për korruptimin. 

Po a është Rama njeriu që mund ta marrë përgjegjësinë për ta materializuar idenë europiane për dhe me shqiptarët në Ballkan, për Shqipërinë që kjo e fundit të bëhet qendra, menaxhuesja, garantuesja e kulturosferës shqiptare si tërësi brenda Projektit për një Europë të Sigurt dhe të Bashkuar përballë invadimeve të ndryshme destruktive e krizanxitëse?

Jo, vetë Rama nuk ia del. As që di. Përndryshe nuk do e imitonte Vuçiçin në Moskë duke shkuar në Stamboll. 

III.

Donë të thotë kjo se Shqipëria dhe shqiptarët nuk marrin dot përgjegjësinë që ua kërkon BE-ja për vitet që vijnë? Po mund ta marrin përgjegjësinë me një kusht: dy partitë më të forta që dalin pas të dielën ta bëjnë një marrëveshje të stilit: 1. Shteti ligjor mbi gjithçka dhe të dorëzojnë imunitetin e çdokujt që nga presidenti e deri tek polici i thjeshtë me lidhje e fije të forta që të hetohet e dënohet në rast korruptimi e thyerje tjera të ligjit. 2. Programi qeveritar të bëhet në favor të përgjegjësive kulturosferike dhe të mirëqenies qytetare me shtet të garantuar social, orientime të qarte dhe pa kushte drejt BE-së (apo diku tjetër nëse duan) dhe 3. Profesionalizimi, departizimin dhe risekularizimin e administratës shtetërore deri në alinenë më të fundit të ligjeve të shtetit. 

Këto zgjedhje në Shqipëri, pra nuk janë të një rëndësie të veçantë vetëm brenda kufijve të vendit. Pasiguria e Evropës është Ballkani e jo patjetër Siria dhe ai cirkusi i Koresë Veriore me raketat prej letre. Prandaj flet Mogherini për krijimin e sigurisë nëpërmjet integrimit intensiv të Ballkanit perëndimor në BE. Ky është plani. Tash vota e shqiptarit të dielën kallëzon se janë pjekur shqiptarët si qytetarë që të marrin përgjegjësi kaq të mëdha apo do të jenë ajo dominoja e farkuar me gozhda në beton që do të ndalojnë projektin e rinisur europian për ta jetësuar idealin e Europës së bashkuar deri sa më thellë. Veçanërisht kur shihet aq kristaltë: se një Shqipëri me kulturosferë të fortë e determinuese në Ballkan mundet vetëm me BE-në e assesi ndryshe. Shansi që Shqipëria në BE të bëhet kurora e sukseseve shqiptare të kësaj epoke është i dhënë. Se a do ta kap ajo varret nga vota e shqiptarëve të dielën dhe edhe për ata vlen e njëjta maksimë – s’ka vota për të korruptuarit që bllokuan Shqipërinë për 26 vjet! Kushdoqofshin ata, se partitë si baza nuk janë. 

4 komente në “Brexit, Benter dhe Shqipëria”

  1. Bogonica says:

    Zotria Ahmeti, qe ka shkruar kete artikull,mund ta njohe shume mire problemin, si tonin si shqiptare, ashtu dhe ate te Europes ,por shkrimi i tij ka mjaft pasaktesi drejtshkrimire dhe eshte i ngarkuar me terma te reja ne shqip qe e veshtirsojne ,apo perkufizime qe nuk kuptohen nga lexuesi i thjeshte.Artikulli me pare se te publikohej, duhej perpunuar nga specialiste te gjuhes standarde shqipe,sepse publiku i gjere relisht ka nevoje te n johe permbajtjen e tij.Faleminderit.

  2. Landi says:

    O Xhemal Ahmeti, alias Jon Leka,
    shkruaj ne gjermanisht, frengjisht, Italisht apo maqedonisht se (mbase per faj te perkthyesit) shkrimi yt vetem shqip nuk eshte!

  3. socialisti says:

    Mund te keni te drejte ,por jo 100%.Vertet dhe Rama ka dobesite e tij,por nuk krahasohet me ata qe me te drejte ju i cilesoni si “eskobarin politik” te gadishullit ,”sheikun” e Skraparit,sic e quajne vendasit dhe as me ushtarin e mire shvejk te padrinos se mafjes se shqiperise,qe populli e ka etiketuar si qoftelargu i ketij vendi dhe qe personifikon vete djallin ne kete vend.Une personalisht nuk jam dakort me qasjen e Rames me sulltanni e ri te turqise,qe organizoi vete grushtin e shtetit dhe i kishte listat e kundershtareve gati te nesermen,per te asgjesuar kundershtaret politike te tij duke i etiketuar si Gjyleniste.Rama duhet ti hedhe syte nga europa e jo nga turqia.Edhe Sali langua e beri nje veprim te tille dhe e futi dikur shqiperine ne organizaten e vendeve muslimane dhe ndihmonte organizatat terroriste te Bin Ladenit e kompani.Shqiperia eshte gjeografikisht ne ballkan dhe ballkani ndodhe ne europe dhe populli yne aspiron te behet pjese e kesaj europe.Rama kete e di mire.Aresyeja pse mban lidhje miqesore me turqine,per mendimin tim dhe qofsha i gabuar,eshte ekonomike,por europa,nese shqaiperia behet me te vertete shtet ku mbizoteron ligji do ndihmohet me shume ekonomikisht nga europa se sa nga turqia.Pervec ndihmes ekonomike e miqesise nga turqiqa shqiperia nuk ka cfare te perfitoje.Metodat autoritare dhe fashiste te pogromeve te Erdoganit nuk i duhen shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje