Një arsye më shumë për të votuar!

23 Qershor 2017, 11:25Blog TEMA

Nga Zamira Çavo

Jam e bindur që një pjesë e madhe e njërëzve janë të zhgënjyer nga elita politike. Une e vendos veten në krye të kësaj liste. Po unë nuk jam thjeshtë e zhgënjyer , jam tejet e revoltuar:

– me elitën politike, që për cdo gjashmujor elektoral kujtohet për popullin dhe atëherë jo për ti shërbyer por për ti mashtruar.

– me gazetarinë shqiptare që është po kaq përgjegjëse sa politika për situatën e vendit dhe helmimin që u ka bërë njerëzve sipas preferencave të tyre politike.

-me median e e blerë, e cila e ka pak të quhet mjet i shfarosjes në masë të intelektit njerëzor.

– me institucionet që funksionojnë sipas midesë së politikës.

– me shoqërinë civile, e cila hesht kur duhet të bërtasë dhe bërtet kur duhet të heshtë.

– me Presidentin, atë që po ikën dhe atë që po vjen, sepse Asnjeri nuk më ka përfaqësuar për shkak të ekstremizmit politik që shfaq.

-me intelektualët që kurrë nuk arrijnë të bëhen dot bashkë për ti dhënë vendit një alternativë tjetër por vetëm grijnë sallatë duke dhënë mëndje ( edhe me veten jam e revoltuar).

E megjithatë do VOTOJ, jo thjeshtë se e gjykoj detyrë qytetare, por ka edhe një arsye që unë e konsideroj madhore: DUA të bëhet VETINGUUU. Uroj dhe shpresoj që të bëhet. Ndaj do VOTOJ.

4 komente në “Një arsye më shumë për të votuar!”

  1. Beluli says:

    Plotesisht dakort dhe bravo! Te gjithe kemi qejfmbetje me PS-ne dhe me Edi Ramen edhe personalisht,per shume gjera qe duhet t’i bente ndryshe nga sa i ka bere,per te tjera qe nuk jane bere,per durimin e tepruar me lesheline e Like floririt e te tjera particka si ajo e Idrizit,qe kane futur duart ne tepsi me e pa vend dhe per intetresat e tryre personale me shume se sa per partite qe kane formuar dhe qe i komandojne me shkopin magjik,duke i vendosur deputetet ne rresht,sipas kenaqjes se interesave te tyre.Kur i ngrihet kryetarit te tyre,kalojne majtas,kur i bie,shkojne djathtas.S’kane as din e as iman.Levizjet e tyre nuk behen per aresye bindjeje e ideologjie,por per pazare,per tepsi.Jane si shalqiri me prove per kete.E megjithate,duke i vene gjerat ne ballance,partia socialiste eshte e vetmja e cila mund te beje dicka per kete vend te varfer dhe te etur per t’iu bashkuar familjes se enderruar europjane,qe me ne fund dhe ketu te rritet standarti i jeteses,te vijne ndihma e te zbatohen programe perspektive per ngritjen ne nje stand me te larte zhvillimi i vendit.Kush mund t’a beje kete? Luli nga hollanda me librezat e mbushura ding dhe qe i bien pantallonat rruges apo likja me vilen miliona eurosh e me pazarlleqet e tenderave gjtithfarellojesh ,qe s’ka lene makinacione e pazare pa bere,qe s’le rastin pa vjedhur gje e pa marre perqindje nga ata qe vendos ne vende kyce,duke u kerkuar pjesen e tij nga sejcili? Per Medi gerdecin e Nardin e fame Story-t nuk ka nevoje te zgjatemi.Te djathtet mund te perfaqesohen fare mire nga Bamir Topi,Oketa etj qe jane politikane te ndershem dhe mendjehapet dhe e duan me te vertete popullin dhe vendin.Po ashtu partia “Sfida” eshte nje tjeter alternative per ta.Tek e shumta,duhet t’u jepet shansi te provohen nje here.Deri tani nuk jane provuar dhe mbi ta hidhet qellimisht balte nga PD-ja e satelitet e saj.

  2. kleptofagos says:

    Votoni, sepse ne kushtet tona eshte veprimi me i aresyeshem per te ndryshuar..
    Por mos votoni perseri mafien politike te 26 viteve..
    Zgjidhni alternativa te reja..
    Ndoshta Blushi, ndoshta Bojaxhiu, ndoshta ndonje tjeter..

  3. bureto says:

    Bashkohem me znj. Zamira Çavo dhe u bej thirrje gjithe shqiptareve qe te dalin ne zgjedhje. Pastrimi i drejtesise dhe me pas, i politikes dhe i admi nistrates shteterore, pra e ndertimit te nje shteti serioz, eshte nje aspirate qe sapo ka filluar. Nuk duhet lene kjo ne rruge ne asnje menyre. Kjo dhe vetem kjo i hap rrugen Shqiperise per ne Europe. Te dashur shqiptare, mendohunu mire deri te dielen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje