Megjithëse numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare nuk ka mbaruar, Partia Socialiste e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama pritet të dalë forca e parë politike me një mazhorancë të mjaftueshme për të krijuar qeverinë e re.
Nga Besar Likmeta
Me vetëm 34.4 % të kutive të votimit të përpunuara sipas KQZ-së të hënën në mëngjes, kryeministri Edi Rama shpalli fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke sugjeruar nëpërmjet një postimi në facebook se do të marrë ‘75 mandate +’ – çfarë do t’i jipte Ramës timonin për të formuar qeverinë e re.
Rama ka postuar një timon me numrin 2 në faqjen e tij zyrtare në Facebook, duke ju referuar numrit të Partisë Socialiste në listën e votimit.
“MIRËMËNGJES ? ..dhe ju uroj një ditë të bukur me këtë kryevepër ende të pambaruar të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi?✌,” shkruan Rama.
Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 9.30, pas përpunimit të 34.4 % të kutive të votimit, Partia Socialiste udhëheq me 49.45 % të votave, e ndjekur nga PD me 28.3 % të votave dhe LSI me 15.4 % të votave. Grupi i partive të vogla udhëhiqet nga PDIU me 3.78 %, i ndjekur nga LIBRA me 1.1 %.
Të dhënat e KQZ-së tregojnë që pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e barabartë me 46.5 % e votuesve me të drejtë vote, ose 1.1 milionë zgjedhës.
Edhe pse ky rezultat është paraprak dhe shumica e votave nuk janë numëruar akoma, nuk kanë munguar kritikat e ashpra kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për rezultatin e dobët të partisë më të madhe opozitare.
Në një analizë të publikuar në gazetën Panorama, ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj i ka kërkuar Bashës dorëheqjen e menjëhershme nga lidershipi i partisë.
“Nuk është hera e parë gjatë këtyre 26 vjetëve që ne demokratët humbim në zgjedhje. Por dështimi i “Republikës së re” është mirëfilli i turpshëm,” shkruan Mustafaj.
“Dhe është i tillë personalisht për Lulzim Bashën. Prandaj edhe shkundja e Partisë Demokratike duhet të fillojë nga dorëheqja e tij e menjëhershme nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike,” përfundon ai.
Është mllefosës fakti që u desh 27 vjet që populli shqiptar të kuptonte se kanë qenë nën udhëheqjen e antishqiptarëve nën çadrën e quajtur PD.
Madje, ajo parti maskarenjsh duhej të ishte shkrirë me kohë.
Pa filluar aspak fushata e zgjedhjeve une kam thane qe Edi Rama fiton mbi 78 mandate.Si kryeminister edhe per nje mandat tjeter 4 vjecar kam nje keshille shoqrore nga nje intelektual shkodran : 1 Qe neser te filloj e te heq ministrat e P. D. se e te L .S. I se e te vendose ministrat e vet . 2 Edhe ne qeverine e re ne shtator te kete te gjithe ministrat e vet pra te socjalistave dhe ato parti qe don me marr ti per qef merr PARTINE e SHPETIM IDRIZIT dhe jepi funksione zv/ministrash..3 Ne dy vjetet e ardheshme mbaro pune me reformat qe ke ne vazhdim , ndersa ne dy vitet e dyta te mandatit tand te dyte mendoj te merresh edhe me nje problem teper perfitus per popullin e shtetin qe vetem ju e bani me vizionin tuaj dhe kembenguljen tuaj DHE KJO ESHTE KONTROLLI NGA ANA E JUAJ E ATYRE QE E VODHEN DHE SHKETRRUAN SHQIPERINE QE NE VITIN 1990 DUKE GJETUR DUKUMENTAT KUSH KAN QENE MAGAZINIER DREJTORA NDERMARRJESH KRYETARE KOOPERATIVASH KOMONDANTA REPARTESH USHTARAKE TE COHEN PARA DREJTESISE KU E CUAN PASURINE KOMBETARE TJU SEKUESTROHEN CDO PASURI QE KANE DH TE TREGOJNE KU SHKOJ PASURIA ME URDHER TE KUJT TJU GJENDEN PERATE KUDO QE I KANE DHE TE MBAJNE PERGJEGJSI PARA LIGJIT.
Rruga per nje Shqiperi me te mire vazhdon !
Zoti i dhente force Edi Rames !