Agjensia e lajmeve Associated Press shkruan për zgjedhjet në Shqipëri si një pikë kyçe për anëtarësimin e vendit në BE.
Ndërsa e përshkruan si të qetë procesin zgjedhor, AP thotë se tashmë socialistët e Ramës mund të qeverisin pa partnerë dhe se Rama ka premtuar që kabineti i tij i ri do të punonte fort në një axhendë reformash për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të luftuar trafikun e drogës.
Ndër të tjera, në shkrim citohet Ambasada e SHBA në Tiranë, që deklaroi se incidentet “nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.
TIRANË, Shqipëri (AP) – Partia Socialiste e krahut të majtë të Shqipërisë ka siguruar një mandat të dytë në zgjedhjet e përgjithshme, duke fituar shumicën e vendeve në parlament, treguan të marten, rezultatet gati të plota
Zgjedhjet shihen si një pikë kyçe në ofertën e vendit për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se me më shumë se 95 për qind të votave të numëruara, socialistët e kryeministrit Edi Rama kishin fituar rreth 48 për qind të votave ose 74 vende në parlamentin me 140 vende.
Qeveria e mëparshme ishte një koalicion i Socialistëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ose LSI, shpesh duke krijuar probleme për Ramën.
Partia Demokratike e opozitës e Lulzim Bashës fitoi 29 për qind, ose 43 vende. LSI është e treta me 19 vende.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ra në 46.6 për qind, 7 pikë më pak se në 2013.
Vëzhguesit ndërkombëtarë që monitoruan votimin përshëndetën fushatën përgjithësisht të qetë dhe votimin, por vunë në dukje gjithashtu luftën e vazhdueshme politike që ka ndikime negative në demokracinë e vendit.
Ambasada e SHBA në Tiranë tha se incidentet “nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.
Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn i kërkuan kabinetit të ri të vazhdojë procesin e reformës.
“Vazhdimi i reformës së drejtësisë dhe lufta kundër trafikut të drogës dhe kultivimit do të jetë e një rëndësie të veçantë në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e tyre.
Socialistët drejtues kishin rënë dakord në Maj për t’u dhënë demokratëve opozitën një rol më të madh në mbikëqyrjen e transparencës së zgjedhjeve.
Të dy partitë u zotuan gjithashtu të punojnë së bashku drejt përfundimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Rama kishte premtuar se kabineti i tij i ri do të punonte fort në një axhendë reformash për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të luftuar trafikun e drogës, për të arritur rritje më të shpejtë ekonomike, për të përmirësuar pagën dhe papunësinë më të ulët.
Kombi prej 2.9 milion, anëtar i NATO-s që nga viti 2009, mori statusin e kandidatit të BE në 2014.
Qeverisja vetem eshte thike me dy presa,sidomos ne Shqiperi,ku politikanet jan perlyer ne pergjithesi.
Kjo sjell servilizmin dhe bën qe autokracia te jete gati e pashmangeshme.Dhe,ne nje shtet autokrat,
suksesi dhe deshtimi i takon 100% Partise ne pushtet.Gjithesesi,qeverisja vetem nga nje patriot dhe
nje elite patriotike,mund ta çoi Shqiperine para ne nje koh rekord.Do te sakrifikohet Shteti per te plotesuar
deshirat dhe tekat e militanteve injorante si deri tani?Nese po,degradimi i Shtetit do te jete me pasoja
te paparashikushme.