56 kutitë e fundit në Elbasan, PDIU befason sërish me rezultatin

27 Qershor 2017, 12:42Politika TEMA

Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit. Nga votat e numëruara kryeson PS e ndjekur nga Partia Demokratike.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë 491 kutitë e numëruara nga 547 kuti, Partia Socialiste udhëheq Qarkun me 65010 vota ose 7 mandate, e ndjekur nga PD me 29627 vota ose 3 mandate.

Interesant është fakti i “luftës” që zhvillohet mes LSI dhe PDIU për vendin e tretë, ç’ka mund të konsiderohet si surpriza e këtyre zgjedhjeve për Qarkun pasi nga të dhënat paraprake dy këto parti kanë arritur të sigurojnë momentalisht 2 mandate.

Respektivisht LSI ka 14.63% të votave, ndërsa PDIU 17.73%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje