Pas disfatës, Basha shkon në zyrën e Berishës. Çfarë po ndodh në PD?

27 Qershor 2017, 12:25Politika TEMA

Lulzim Basha ka qëndruar sot paradite rreth 30 minuta në zyrën e paraardhësit të tij, Sali Berisha.

Burimet bëjnë të ditur se kreu i demokratëve ka shkuar në zyrën e Berishës rreth 60 minuta më parë.

Takimi i tyre vjen dy ditë pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike dhe shtimit të zërave për largimin e tij.

Dje ishte Besnik Mustafaj dhe Ilir Rusmali të cilët kërkuan largimin e Bashës si përgjegjës për humbjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje