FOTOT/ Tension në Kavajë, Ministri i Brendshëm me urgjencë drejt qendrave të votimit

27 Qershor 2017, 11:20Politika TEMA
FOTOT/ Tension në Kavajë, Ministri i Brendshëm me urgjencë

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka mbërritur me urgjencë në Kavajë, ku pasur një situatë të tensionuar.

Vajtia e tij në Kavaje vjen fill pas problemit te ndodhur aty, ku numeruesit e PS bllokuan procesin dhe ne vend u vu re prani e shtuar e forcave policore.

Ministri eshte pare te takohet me kreun e policise dhe efektive te pranishem.

Pas përfundimit të numërimit të votave për deputetët, në Kavajë do të numërohen sot 84 kutitë për kryetarin e Bashkisë.

Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja shprehu paradite shqetësimin se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që vihet re prezencë e madhe policore.

“Duhet të kishte numërimi në 8 dhe ora 11 ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje