SMS-ja/ Edi Rama, mesazh deputetëve: Ia dolëm edhe atje ku askush se besonte, kjo fitore përgjegjësia më e rëndë

27 Qershor 2017, 10:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një mesazh deputetëve të PS-së, pas fitores së thellë të kësaj partie në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai i falenderon deputetët, ndërsa paralajmëron një festë pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”.

Mesazhi i Ramës

Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre!

Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona.

Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit!

Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam✌

Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark.

Rroftë Partia Socialiste e ShqipërisëRroftë Shqipëria”.

1 komente në “SMS-ja/ Edi Rama, mesazh deputetëve: Ia dolëm edhe atje ku askush se besonte, kjo fitore përgjegjësia më e rëndë”

  1. Tullaci blond says:

    Edhe ne shqiptarët e Kosovës e duam një kryeministër si zotëri Rama, halli si mund ta kem edhe ne kryeministër (edhe pse në një formë është edhe i yni).
    Përpara Shqipëri dhe asnjë tolerim kancerit të një shteti korrupsionit dhe njerëzve që punojnë kundër interesave të shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje