FOTOT/ Në selinë e PD-së vendosen banderola “Basha ik”

27 Qershor 2017, 10:14Politika TEMA
FOTOT/ Në selinë e PD-së vendosen banderola “Basha

Një banderolë “Basha ik” është vendosur dje në mbrëmje në murin kryesor, në hyrje të selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, raporton CityNews.al.  Nuk dihet se kush janë autorët e këtij veprimi që çon një mesazh të drejtpërdrejt dhe të fortë te kryetari i PD.

Pas rezultatit katastrofik dhe humbjes së tij personale dhe listës që ai iu paraqiti shqiptarëve, demokratët kanë reaguar mjaft ashpër.

Përveç militantëve të thjeshtë, të cilët rebelimin e tyre e shprehin në rrjetet sociale, kanë reaguar dhe drejtues e bashkëpunëtorë të ngushtë të Bashës, duke filluar nga Arben Ristani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Endira Bushati, Leonard Olli, Kreshnik Çollaku, etj, dhe në rast se këta janë mjaftuar me deklaratat dhe qëndrimet e tyre, ka pasur nga ata që kanë shkuar më tej.

Një baner me mbishkrimin “Basha ik”, siç e shikoni dhe në fotot e mëposhtme ndodhet në fasadën kryesore të selisë së PD.

Mësohet se i njëjti slogan i është vendosur edhe në derën e zyrës në të paradhomës kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Vendosja e tyre është kryer pas largimit të kreut të PD dhe asistentëve të tij në orët e para të mëngjesit, por ato janë hequr menjëherë pas rikthimit të asistentëve në zyrë.

10 komente në “FOTOT/ Në selinë e PD-së vendosen banderola “Basha ik””

  1. koli says:

    E keni ngatrru o trapa, berisha ik dhe pasaj ndoshta do keni ndonje shans.

  2. kombi says:

    LULZIMJA DUHET TE JAPI DORHEQJE , SI SHUME POMITIKANE TE TERE NE OTE ,QE NKANE QENE URRA SHUME ME TE MIRE SE LULZIMJA . .P.SH. KRYEMINISTRI I AUSTRISE DHA DORHEQJE PARA NJE VITI.

  3. Xen deledashi says:

    Dora e Shkelzen Berishes !

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Pse s’paten bythe ta vene para?
    Ashtu Sic shte katandise PD
    S’ kishte mundesi te dilte fituese
    Ca hijena qe po’ e shqyenin PD per pushtet.
    Sali Berisha duhet te mbeshtete bashen
    Jo ATA qe ne kulmin e fushes e shkaterruan ate per inat te bashes flejten me mullixhiun.
    Dhe nga kjo e flejtme sigurisht do pjelle nje kopil.
    Por me pare duhet te perzene bashen
    Kemii voti PD PA interes per keta spiuna komuniste qe sott po’ i vene flaken shtepise se vet.
    Te gjithe paskan dashte te mbeten deputete te perjetshem PA ja bere vendin vetes.dhe MOS te bejne krahasime me 2013 se atehere ishit parti ne pushtet.Basha ka vetem nje gabim
    Marrveshjen po’ edhe ate e beri nen presion se ju donit te hynit ne zgjedhje.

  5. Mysterio says:

    Ua ka Saliu fajet; ate hiqeni…

  6. joel shkodra says:

    A kemi shembuj ne Shqiperi qe kane dhene doreheqjen mbas humbjeve? Me i fresketi: ky qe fitoi sot nuk e pat dhene doreheqjen kur pat humbur.

  7. TRAPI says:

    FAJET I KA SALIU DHE JO KOQJA LULUSH,SKEMA E 97 KUR PERZURI SELAMIN,,,ME SALIUN LESHIN DO TE MARRIM NE SALIU ESHTE SPIUN ME DOSJE,HAJDUT ME DOKUMENTA ,VRASES I FELLIQ,SALIU DON TE ZGJIDHET NE KRYE TE PD QE TI SHPETOJE BURGUT QE TA QUAJE BURG POLITIK,,,

  8. Atros says:

    Cdo parti ne zgjedhje dhe fiton dhe humbet.Nuk eshte nam i madh ka humbur e pastaj.Populli zgjodhi Ramen qe beri fushat me simbolet e PD,me shallvare pa e vrare mendjen.Si duket popullit i pelqeu qe qeveria nuk beri asgje pervec ndonje betonim qyteti,nuk hapi vende pune,qe rinia ka marre vrapin ne drejtim te paditur per te gjetur diçka me mire se atdheu nuk ju afron asnje alternative per te punuar e jetuar me dinjitet,ju pelqeu qe varfanjaket i futi ne burg sepse nuk kishin te paguanin dritat ndersa miliarderet dhe drogaxhinjte e prodhuesit e droges i stimuloj.Keshtu i do mushka drute.Jepi popull jepi e hajrin ja pafsh per 4 kokrra vjetesh.

    Pse PD humbi
    1- sepse rreth PD jane grumbulluar vetem ata qe kane interese dhe sapo ju preket interesi i kthejne shpinen.Disa nga ata qe ngelen jashte listave u hodhen perpjet dhe i bene demin me te madh PD pasi si duket kishin lindur per te qene gjithe jeten vetem deputet,por kur u hoqen nga puna mijera e mijera demokrate nuk bene asgje e nuk ju qendruan fare afer
    2- Sepse kreret e PD kane pranuar keta lloj njerezish ti mbajne prane ,te cilet ja prishen me shume se askush imazhin PD
    3 – Sepse demokratet diten e zgjedhjeve u ngrohen ne diell dhe nuk shkuan per te votuar ndoshta kane menduar qe eshte e padrejte te votojne dhe te perfitojne disa qe nuk e meritojne ,ose ju ka humbur besimi. Te mos harrojme sado probleme te kete PS kur vjen puna bashkohet ,kane unitet
    4 – Natyrisht dhe Basha ka pergjegjesine per humbjen e mbi te gjitha qe pranoi marrveshjen me Ramen po Jozefina me shoke donin se nuk bene me hy ne parlament……….

    Dhe ata qe me kane nevrikosur me shume jane ata qe kane perfituar me shume nga PD por qe nuk kane bere asgje per te dhe flasin krejt lehte nga larg.
    Shkurt PD ka nevoje per tu rinkostruktuar me themel,duhet ta marrin ne dore rinia ,ata qe kane vizione europina e aspirata per ta bere vertet Shqiperine ndryshe ps do te qendroj aq sa ka qendruar xhaxhi dhe do te na çoje po si xhaxhi dhe nja 100 vjet pas.

  9. t.n.t. says:

    Simpatizantë dhe dashamirës të PD-së!

    PD-ja, vërtet është një aset kombëtar, por si kudo në jetë, është dialektike, dikush jeton më gjatë dhe dikush më pak. Rëndësi ka që, në jetë, sa të vepra të mira dhe sa të këqija ka bërë. Koalicionet duhen për vendime dhe vepra të mira për popullin dhe jo si qënia në koalicion e PR-së mbas zgjedhjeve të 2005-sës, që për të ruajtur pushteti e karriken, PR-ja, ja u futi pronarve, kur kishte në dorë PD-në, për të rregulluar njëherë e mirë e në kohë të shkurtër pronat.
    Largoni na ajo seli, Salinjtë dhe Farinjtë, që të bëhi të besueshëm në popull, sepse populli ka neevojë për Ju dhe jo për ata që kërkojnë të armatosin shqipëtarët kundër shqipëtarve.
    Shqipëria është e të gjithë shqiptarve, pavrsisht bindjeve politike. Istitucionet shqipëtare duhet të mbushen me specialistë (administratë), profesionistë të ndërgjegjshëm dhe mëndjendritur të mirëpaguar, pavarsisht bindjeve pollitike. Dhe në fund do thosha:
    “Mos dëgjoni disa opinionistë sahan lëpirës, që veç të tjerash, thonë përse nuk pëfundon rruga Tiranë-Elbasan dhe asnjëherë nuk thonë se a ka qënë i studjuar gjurma ku është probektuar rruga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje