Beteja për Tiranën, Spartak Braho e Milena Harito mbeten jashtë, PDIU në ethe për Shpëtim Idrizin

27 Qershor 2017, 09:46Politika TEMA

Në Qarkun e Tiranës kanë mbetur edhe pak kuti votimi për numërim.

Rezultatet e deritanishme i japin 18 mandate PS.

Vija e emrave fitues në listën e PS-së ndërpritet tek deputeti Spartak Braho, i 19-i në listë, që me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e kësaj legjislature.

Jashtë listës fituese mbetet dhe ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, sikundër dhe kryetari i FRESSH, Elio Hyska.

Ndërkohë, LSI ka mundur të shpëtojë mandatin e nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, që është i 5-i në listë.

Tek demokratët, që deri tani janë në nivelin e 11 mandateve, lista e fituesve mbyllet me Dashamir Shehin, duke mbetur jashtë deputeti Gerti Bogdani.

Në ethe për të rikonfirmuar si deputet kryetarin e saj Shpëtim Idrizi, është edhe PDIU, e cila ka marrë 11.566 vota, ose 2.97%.

Ndërkohë nuk ka asnjë shans për deputeten Mesila Doda, që mbetet jashtë Kuvendit.

2 komente në “Beteja për Tiranën, Spartak Braho e Milena Harito mbeten jashtë, PDIU në ethe për Shpëtim Idrizin”

  1. Xen deledashi says:

    Ama u fut Dashi në listë !? Shpëtuam ne demokratët !

    1. floriri i Bençes says:

      ha ha ha ha, ju lutem dy dopio raki e tete qofte, falemners.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje