Numërohen 40 kutitë e fundit në Durrës, Agron Duka jashtë Parlamentit. Ja si ndahen mandatet

27 Qershor 2017, 08:29Politika TEMA

Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit. Nga 421 kutitë e numëruara nga 460 kuti që janë në total, kryeson Partia Socialiste e ndjekur nga PD dhe LSI.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 66298 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 37333 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 20910 vota ose 2 mandate.

Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka, i renditur i pesti në listën e Partisë Demokratike në këtë Qark, rrezikon të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

1 komente në “Numërohen 40 kutitë e fundit në Durrës, Agron Duka jashtë Parlamentit. Ja si ndahen mandatet”

  1. Bekimi says:

    E çfarë i duhej parlamentit një maskara si Agron Duka?
    Në fakt, çdo njeri që i bashkëngjtitet partisë malokare të PD-së, pranon haptazi se është e liga e vendit.
    Këto zgjedhje e vërtetuan më së miri. E liga po mundet më në fund nga shoqëria e shëdnoshë shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje