Nga kutia në kuti prodhohen surpriza dhe lëvizin mandatet, siç ishte rasti i LSI-së që po lufton “dhëmbë për dhëmbë” me PD-në për të marrë 1 mandat.
Po ashtu edhe fakti që rritja e votave për partitë e mëdha e ka rritur dhe pragun e marrjes së mandatit që tani është bërë mbi 3%.
Konkretisht nga numërimi i kutisë të 983-të të Qarkut, PDIU rimori sërish mandatin e humbur pak më herët përballë PS që arriti 18 mandate. Tani PS ka 17 mandate, ndërsa PDIU, 1 mandat, që bën që kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi të futet në parlament.
Kjo luftë “dhëmbë për dhëmbë” pritet të vazhdojë edhe në kutitë e mbetura të panumëruara, ky pritet me interes votat e secilës nga partitë që do të jenë përcaktuese për Idrizin nëse do ta rimarrë ose jo mandatin
Në qarkun e Tiranës që është edhe më i madhi në vend, për shkak se dalin 34 mandate deputetësh janë numëruar deri tani 983 nga 1198 kuti votimi ne total.