Dikur aleatë në qeverisjen 2009-2013, PD dhe LSI me shumë gjasa do të jenë në opozitë së bashku në katër vitet e ardhshme. Partia Demokratike ka arritur të marrë 43 mandate deputetësh, teksa numërimit në rang vendi i kanë mbetur edhe pak kuti, ndërsa rezultati mund të ndryshojë me 1 ose deri 2 deputetë deri në fund.
Deri tani rezultati i PD-së si parti është edhe më i dobët se ai i zgjedhjeve të 2013, kur u detyrua të linte pushtetin pas 8 vite qeverisje.
Nga partitë e tjera, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 19 mandate deputetësh në Parlamentin e ri, kur rezultati po shkon drejt fundit.
Por ajo që mbetet të mësohet pas zgjedhjeve të 25 qershorit është pozicionimi i PDIU, që ka fituar një mandat edhe në Peshkopi, por nuk ka arritur dot të fitojë mandat në Fier, ku ka komunitet çam si dhe në Tiranë vështirë të marrë mandat të dytë, ku jashtë mbeti Mesila Doda.
Deri tani PS e vetme me 73 mandate plus një mandat i PSD-së, krijon maxhorancën. PD dhe LSI kanë së bashku 62 mandate. PDIU ka 4 mandate, që edhe nëse i bashkon me PD dhe LSI sërish nuk e kërcënon PS të formojë e vetme qeverinë e ardhshme.
Listat fituese e PD-së në 12 qarqe
Qarku Tiranë
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Qarku Durrës
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Qarku Shkodër
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Helidon Bushati
Nard Ndoka
Qarku Vlorë
Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Qarku Kukës
Flamur Noka
Isuf Cela
Qarku Gjirokastër
Tritan Shehu
Lista e Dibrës
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Edmond Isaku
Qarku Fier
Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Qaku Korçë
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxholli
Klevis Balliu
Qarku Berat
Eduard Halimi
Qarku Lezhë
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Qarku Elbasan
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luçiano Boci
Lëvizja Socialiste për Integrim
Qarku Tiranë
1 Klajda Gjosha
2 Kejdi Mehmetaj
3 Floida Kërpaçi
4 Endrit Braimllari
5 Luan Rama
Qarku Vlorë
1 Shezai Rokaj
Qarku Fier
1 Petrit Vasili
2 Robert Bitri
Qarku Durrës
1 Lefter Koka
2 Nora Malaj
Qarku Lezhë
1 Viktor Tushaj
Qarku Korçë
1 Edmond Panariti
Qarku Fier
1 Petrit Vasili
2 Robert Bitri
Qarku Elbasan
1 Monika Kryemadhi
2 Edmond Haxhinasto
Qarku Dibër
1 Përparim Spahiu
Qarku Shkodër
Agron Çela
Qarku Berat
1 Nasip Naço
2 Gledjon Rehovica
Lista e deputetëve fitues të PDIU:
Qarku Tiranë
1-Shpëtim Idrizi
Qarku Elbasan
1-Aqif Rakipi
2-Bujar Muça
Qarku Dibër
1-Reme Lala