“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

12 Qershor 2026, 07:27Bota TEMA
“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e

Pas një dite tensioni të lartë, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi nga Zyra Ovale se Irani ka miratuar marrëveshjen dhe ka anuluar sulmet e mbrëmshme.


“Marrëveshja është praktikisht e përfunduar dhe do ta nënshkruajmë shumë shpejt, ndoshta gjatë fundjavës. Unë nuk do të jem atje; Zëvendëspresidenti Vance do të përfaqësojë SHBA-në,”
tha Trump gjatë një tubimi virtual, sipas Bloomberg.

Presidenti shtoi se ngushtica e Hormuzit do të rihapet, ndërsa bllokada detare mbetet ende në fuqi. “Ne i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord të mos zhvillojnë kurrë armë bërthamore – ky ishte qëllimi kryesor, 95% e çështjes,” theksoi ai, raporton CNN.

Mediat iraniane, pranë Gardës Revolucionare (Pasdaran), fillimisht e mohuan lajmin, por më pas deklaruan se “teksti i marrëveshjes është ai i propozuar nga Irani”.

2 Komente

  1. X
    Xha

    Kjo ishte edhe marveshja me Obama. Bëri edhe një vrimë në ujë si ç'ka bërë tërë jetën.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator.

      E kam thene dhe sterthene: TI JE I DERGUARI I ALLAHUT! TI JE PAQEBERESI ME BRILANT, ME NEGOCIATOR, ME KALKULATOR, ME TOLERANT, ME BASHKEPUNUES QE KA NJOHUR NJEREZIMI! ALLAHU TE SHTOFTE YMRIN, O NOBELISTI ME I MERITUAR I KOHRAVE!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje