Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit. Nga votat e numëruara kryeson PS e ndjekur nga Partia Demokratike.
Në bazë të rezultatit që prodhojnë 462 nga 591 kutitë e numëruara, Partia Socialiste udhëheq deri më tani Qarkun me 61367 vota ose 7 mandate, e ndjekur nga PD me 28002 vota ose 3 mandate.
Interesant është fakti i “luftës” që zhvillohet mes LSI dhe PDIU për vendin e tretë, ç’ka mund të konsiderohet si surpriza e këtyre zgjedhjeve për Qarkun pasi nga të dhënat paraprake dy këto parti kanë arritur të sigurojnë momentalisht 2 mandate.
Respektivisht LSI ka 14.7% të votave, ndërsa PDIU 17.5%.