BILANCI/ Hapan kutitë e fundit, Rama merr "timonin" me 74 mandate, PD rënie drastike

27 Qershor 2017, 07:37Politika TEMA

Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qarqeve të vendit.

Në rang vendi janë numëruar deri më tani 5097 nga 5362 kuti gjithsej, ndërsa mbeten për t’u numuruar edhe 265 kuit.

Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 725549 vota ose 48.48%  dhe merr 74 deputetë në rang kombëtar.

Në vendin e dytë renditet PD me 431965 vota ose 28,83% dhe merr 43 mandate në rang kombëtar. Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 216031 vota ose 14,42% dhe merr 19 mandate deputetësh. PDIU ka 69952 vota ose 4,67% dhe merr 3 deputë.

I vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.

PD ka humbur 7 mandate, ndërkohë në 2013 kishte 50 deputetë.

1 komente në “BILANCI/ Hapan kutitë e fundit, Rama merr “timonin” me 74 mandate, PD rënie drastike”

  1. Geno says:

    Jo 7 po 14 se 43 me gjith koalicion !!
    Partia demokratike e kunatit te bashës TURP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje