Paraditen e së martës është lajmëruar një dalje për mediat e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ai pritet të komentojë humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit si dhe do të bëjë publik qëndrimin për të ardhmen e tij në krye të selisë blu.
Lapsi.al mësoi një pjesë shkurtër të asaj që do të thotë Basha për zgjedhjet e humbura.
“Duhen luftuar bandat e rrezikshme qe janë në pushtet dhe pavarësisht humbjes do vazhdojmë luftën për Republikën e re!” – është një frazë që lapsi.al mësoi nga ato që Basha do të thotë 2 ditë pas zgjedhjeve.
Fraza e Bashës “do të vazhdojmë të luftojmë për Republikën e re” duket si një paralajmërim se Basha do të kërkojë të vazhdojë në krye të demokratëve.
Suksese ne jete Partise Demokratike atehere. Nqse nuk jep doreheqjen, nuk hap partine dhe nuk ofron zgjedhje te lira dhe te ndershme per kryetarin e ri, atehere thote populli, ” paci veten ne qafe” se nuk ju voton me njeri dhe keto 42-43 mandate ti shifni me dylbi ne zgjedhjet e ardhshme.
Kam mendimin se kjo humbje e thelle e parties demokratike nuk erdhi tak fak por ka 27 vjet qe me cdo menyre ka shkateruar cdo gje per te mbajtur pushtetin.Nga ana tjeter na thone humbje e rende.Pa na thoni kur ka fituar ndonjeere partia demokratike?Asnjehere .Edhe ne 22 mars 1992 ja dhane nderkombetaret dhe jo se fitoi.Pastaj ne 2005 erdhi me manipulime edhe nga Fatos Nano,pastaj ne 2009 manipulime komplet dhe I dogji kutite te fshihte dokumentat .Pra eshte nje parti fantazme dhe kam bindjen se me te shara dhe me shpifje mund te mos jete fare ne parlament.Na del Besnik Mustafaj dhe ben thirje qe te dorehiqet menjehre.Ceshte ky?Po te deshte partine e tij nuk do ikte dhe plus kesaj na thote:Saliu te udheheqe zgjedhjet e reja.Saliu eshte per ne biruce ai ben thirje per te ngritur partine demokratike.Nga anatjeter el Petro Vasili dhe deklaron se zgjedhjet u bene me banda dhe me thas eme para etj etj ne nje kohe qe ka ngrene qyl nje jete te tere.Keto banda e vune Meten president qe nuk e di do jete apo jo.Pra cdo parti qe perdor sharjet dhe fyerjet nuk I ka te gjata ne parlament.Demokraci do te thote te respektosh shumicen dhe jo te thuash parti e dogres dhe e bandave.Ne keto zgjdhje ne vend qe ta hante LSI e hengrei vetem P.D-ja.
Jo per gje , po kur perserit te njejtin refren , duket se diçka nuk shkon . Gati po filloj te dyshoj te gjithe kjo histori . Me duket sikur Lyli eshte caktuar aty per te zhbere pd . Vetem se nuk po kuptoj , kjo me bekimin e Saliut , apo e ka udhezim nga Serbia . Ndoshta e para . Saliu bashke me rrokullimen qe ka marre , do te shohe nje pede te telendisur . Me argumentin qe vetem ai mund ta udhehiqte . Tjetra eshte qe Serbia e quan te ezauruar rolin e pedes ne sherbim te saj . Keshtu qe nuk ja vlen te harxhoje me per nje ndermarrje jo rentabel . Ata po gjejne burime te tjera strategjike . Siç Jane autostradat me vendet fqinje, energjitika, shfrytezimi i turizmit , tregetise , etj . Gje qe nje periudhe nuk arrinte ti kishte . Prandaj edhe shfrytezonte Berishen . Karaxhiçin , apo te tjere spiune te Udb . Kjo qe po ben Basha hapur , dhe Berisha ne hije , shkojne ne sinkron te nje strategjie te mire menduar . Te mbajturit e pedes sa me gjate ne opozite . Mbase jam i gabuar . Po kjo strategji per ta armiqsuar elektoratin me partine , kete perfundim nxjerr. Mos harrojme qe dyshja 2B , eshte ne vijen e pare te vetingut .
Shkaktari i vetëm i humbjes së PD është Sali biriqeni, mentori, tutori, padroni i partisë çiflig që e degradoi për vite me rradhë dhe në fund duke vënë në krye një dordolec si Luli. Mos ia vini fajin Lulit të vocërr, ai aq di aq bën dhe bën ç’i thotë ati shpirtëror. Absolutisht fajtor për degradimin e PD është Sali Berisha. Sa kohë të jetë ai nëpër labirinthet e PD, kjo parti s’ka për të bërë hajër kurrë.