Edi Rama fitoi kundër të gjithëve. Edhe një frazë e shkurtër si kjo, e që tingëllon si një elozh banal, mund të ishte në fakt një lexim jo i padrejtë i votës popullore të 25 qershorit. Kreu i PS ka fituar bastin më të madh të jetës së tij politike e biologjike, të vetmin bast që e vuri duke sfiduar të gjitha ligjësitë që e kanë orientuar në karrierën e tij politike, si një personazh që i ikën përplasjeve dhe që preferon të jetë gjithnjë në anën e sigurtë të historisë dhe të fitores.
Megjithatë rezultati i papritur shifror i këtyre zgjedhjeve, na thotë jo vetëm se PS do t’i ketë mandatet për të qeverisur e vetme, por edhe se PD ka arkivuar me gjasë një humbje të krahasueshme me atë të vitit 1997, kurse LSI ka korrur fitoren më të madhe, e njëkohësisht më të padobishme, qëkurse egziston si parti politike. Nga ana tjetër partitë e vogla kanë marrë, siç pritej, goditje fatale në këto zgjedhje, me përjashtim të PDIU e cila arriti të marrë një rezultat dinjitoz dhe PSD së Gjinushit (…domethënë Tom Doshit), që mbijetoi në qarkun e Shkodrës.
Zgjedhjet e 25 qershorit ishin më të mirat që mbahen mend në Shqipëri në vitet e fundit. E thanë këtë edhe OSBE, edhe SHBA. Marrëveshja e 18 majit mes Ramës dhe Bashës mund të jetë vërtetë një ndër shkaqet e humbjes së opozitës, por është e saktë të thuhet gjithashtu se ajo prodhoi paqe elektorale gjatë fushatës, një ditë të qetë votimi dhe një proces numërimi që mund të jetë më i shpejti në historinë e pluralizmit shqiptar. Zgjedhjet e vitit 2013 e afishuan rezultatin vetëm në ditën e enjte, kurse ato lokale të vitit 2011 u zgjatën pafundësisht deri në ditën e shtunë të javës pasardhëse.
Parlamenti i dalë nga 25 qershori i jep një votë të qartë Edi Ramës për të drejtuar vendin i vetëm, në katër vitet e ardhshme. Mesazhi i timonit duket se ngjiti tek zgjedhësit, por metafora tjetër, ajo e tepsisë, rezultoi vetëm pjesërisht efektive për votuesit. Sepse LSI, e anatemuara e madhe e Ramës, arriti jo vetëm të ruajë kuotat e 2013, por të marrë edhe deputetë shtesë. Fushata e ashpër e Metës në zgjedhje ja doli të ruajë të paprekur fondin e votuesve të LSI, por situata që 18 deri në 20 deputetët e LSI do të gjejnë në parlamentin e shtatorit, nuk është më e volitshmja. Pas tetë vjetësh në qeverisje, kjo parti duhet të provojë opozitën, e kjo përbën një humbje politike të rëndë për presidentin e zgjedhur. I cili habiti për keq me sjelljen e tij agresive në fushatë.
PD e pas 25 qershorit është një parti për t’u rithemeluar. Republika e Re e Bashës do të mbetet një ndër sloganet më të falimentuar të një fushate zgjedhore shqiptare, ndërsa vetë autori i saj, kreu i opozitës, tashmë duhet të vendosë çfarë do të bëjë me karrierën e tij politike. Të gjitha gjasat janë që ka për të qenë një verë shumë e nxehtë në PD. Më e nxehtë edhe se moti, i cili po ja bën të vështirë këto orë jetën komisionerëve dhe numëruesëve në qendrat e votimit. Shqipëria, ajo që sfidoi vapën dhe plazhin, ka votuar të dielën për një timonier të vetëm në krye të punëve, duke vënë një bast me të ardhmen e saj.
Marreveshja e 18 majit 2017 midis Rames dhe Bashes qe nje fitore e Opozites se pareformuar te Sali Berishes dhe djalit te tij shpirteror L. Bashes. Ajo beri te mundur qe humbja e paralajmeruar e PD te ishte kaq e vogel, nderkohe qe PD duhet t’i rikthehej 8 Dhjetorit 1990. Humbja kaq e vogel dhe prania e Sali Berishes ne Kuvendin e ri te Shqiperise do ta pengoje katarsisin e PD dhe perspektiven e kthimit te saj ne pushtet edhe ne zgjedhjet e vitit 2021.
Po mban veten me shpresa me duket. Megjithëmënd kujton ti se Saliu mund të vije prape ne pushtet?
Po iku Saliu dhe te reformohet PD, atehere do kete mundesi.
Si gjithmonë shkrim realist z. Minxhozi
U lodhet duke bere bilance dhe analiza per vip-at e politikes. Te gjithe e pranojne se kemi nje klase politike te korruptuar, por ngushellohemi me gjoja “te keqen me te vogel”. Te gjitha informacionet e ketyre zgjedhjeve (politike) u ngjajne gosip-eve roze te jetes personale per disa personazhe te diskredituar dhe kriminalizuar te politikes shqiptare qe vazhdojne te riciklohen ne vazhdimesi duke grryer dhe grabitur gjithcka qe ka mbetur akoma pa u vjedhur ne kete vend. Thuajse jemi duke pare, nga mengjesi e deri naten vone, telenovela turke.. Askush nuk kujtohet cfare do te ndodhe me Shqiperine dhe shqiptaret. A do vazhdojme perseri duke u mashtruar me perrallat qe na tregojne politikanet dhe mercenaret e tyre te mediave? Cila eshte e ardhmja jone dhe e femijve tane? A do te kete perseri marreveshje te pista, te fshehta dhe mafioze nga kryebanditet e politikes? Po drejtesia do te vendoset ndonjehere per te burgosur hajdutet e politikes dhe sekuestruar pasurite e tyre te vjedhura? Do te kete demokraci ne Shqiperi? Do te jene te gjithe te barabarte perpara ligjit? Kur do te ndjehen shqiptaret si ne shtepine e tyre, per te mos enderruar perjetesisht rruget e botes? Do ti bashkohemi ndonjehere familjes europiane, si nje komb dinjitoz dhe i barabarte me te tjeret? Pse nuk shkruani per hallet e popullit?
Ramen me kete fitore mundta quajme kollos te politikes shqiptare. Me guxim e maturi, kaperceu berrylat e Ilir Metes,kercenimet karagjoze te Lul Bashes, hipokrizine e ca analisteve plot mlleve ,pasionin per pushtet tePDIU, dhe doli ne maje, ngjiti te perpjeten me te veshtire dhe tani e ka makinen me timon, motorr e kabine te kompletuar. Populli edhe nje here e vleresoi Edi Ramen, dhe ky duhet te lidhe kontraten me te ndershme, me te sinqerte me cdo socialistte vertete e cdo pjese te elektoratit ,duke qene i ndergjegjshem se i ka nje borxh te madh ne radhe te pare socialisteve sakrifikues dhe pastaj gjithe popullit qe i dha fitoren e merituar.Te mos harrosh armaten e madhe te socialisteve, do te thote te te ndjeke pas gjithmone fitorja se PS eshte nje uragan qe nuk ndaet kurre.
bravo visar
Pd ka probleme me sali berishen. Per sa kohe bisha e vicidolit,cuni milloshevicit endet ne prapaskene, electorati nuk do e votoje si parti fituese. Kjo eshte provuar ne zgjedhje te njepasnjeshme ne te kaluaren.
LSI, eshte partia e bllokut. Do jete interesante te shikohet se sa fuqi do kete tani qe si ka duart ne tepsi. Ndoshta do vashdoj me kursin antikombtar, dmth te marri fonde nga serbia a greqia per te blere vota, kuptohet ne kembim te tradhtise kombtare. Ajo ska rruge tjeter. Elektorati nuk do besoj nje njeri qe ka dale ne video me bllok ne dore. LSI, si partia familjare e bllokistit me moniken ska fuqi te heqi qafe ilir meten qe te bindi elektoratin per voten.
Sa per PS, eshte ne momentin e toni montanes “world is yours”. Edi Rama ka shansin te rikthej ate qe humbem kur perandoria romake u shperbe, qe u munduam si komb ta rikthejme ne keto 600 vjet te ekzistences sone. qe nga skenderbeu te rilindasit tane, dmth ti bashkoj shqiperine perendimit perfundimisht.
Sa do kete energji, te shohim. Nese do i bejne syte xixa nga tepsia dhe do e fusi duart gjer ne brryl, domethene te konkuroj like bllokun se kush do e bej vilen me te madhe, apo do ngrihet mbi orientalizmin meskin te bakshishit dhe do bej shqiperine evropiane. Ky eshte shans qe vjen nje here ne 100 vjet, te shohim sa do e realizoje. Koha Edi Rama nuk vjen me. Saliu mblodhi lek por tani eshte si qen i rrahur, i rrofshin leket. Ti ke shansin te mos mbarosh si ai. Te shohim nese ke kellqe te ngrihesh mbi mskinitetin shqiptar.
Koment me vlera Koli.
Nderime dhe respekte. Te shpresojme qe Rama ka keto mend qe thua ti. Sepse po nuk i pati, le te veje andej nga ka shkuar Berisha. T’i bashkohet grupit te ndyresirave qe do t’i harroje historia.
Emri I Sali Berishes do vdese bashke me debilat qe e votojne sot. Emri I Ilir Metes u harrua qe sot. Sepse ata që e shiteni voten tek ai, sot jane penduar.
Edi Rama e ka tani rrugen per te zgjedhur. Te harrohet si qen, apo te mbetet ne historine e kombit tone si njeri I madh. Vete e ka ne dore. Kerkoi fuqi, populli ja dha.
E lexoj vazhdimisht Minxhozin.eshte nga analistet me te ekujlibruar,pa inate e emocione, dhe kjo per faktin se nuk eshte i lidhur me aferat e partive, i thote gjerat ashtu sic i mendon,pa i bere fresk askujt,pra eshte analist objektiv.Faleminderit z.Minxhozi!