Fitorja në Qarkun Vlorë/ PS u rrit me 13%, mori 2 mandate plus

27 Qershor 2017, 09:18Politika TEMA

Fitorja e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës ka një simbolike të veçantë për shkak të rezultateve të arritura krahasuar me proceset e mëparshme elektorale. Kjo forcë politike, e vetme arriti të marrë 8 mandate deputetësh nga 12 që ishin në total. Kjo do të thotë 2 deputetë më shumë se sa marrë në vitin 2013 dhe në vitin 2009.

Gjithashtu, si subjekt politik, Partia Socialiste ka arritur të marrë 13% më shumë vota se san ë vitin 2013 dhe 2009. Në Qarkun e Vlorës është shënuar përqindja më e lartë e mbështetjes ndaj PS në rang qarqesh me 60%.

Partia Socialiste arriti të dalë forcë e parë politike me 45.94% të votave edhe në Bashkinë e Delvinës e cila drejtohet prej Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Balilajve të famshëm.

Partia kryesore e të majtës fitoi me 64.29% edhe në Bashkinë e Selenicës e cila aktualisht drejtohet prej Partisë Demokratike.

Elementët e tjer të veçantë të Qarkut kanë të bëjnë me faktin se numri dy i demokratëve Arben Ristani mbeti jashtë parlamentit ashtu sikurse ish deputeti çam Dashamir Tahiri. Mandat nuk arriti të siguronte as ish deputeti i PDIU-së Tahir Muhedini.

Rezultati i zgjedhjeve la pa mandate deputeti edhe ministrin në detyrë të Lëvizjes Socialiste për Integrim Sokol Dervishaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje