Partia Demokratike po i rikthehet denoncimeve për krimin dhe bandat e lidhura me qeverinë, pas humbjes së rëndë që pësoi në zgjedhjet e të dielës. Pas një muaj heshtjeje për këtë temë, në PD i janë rikthyer edhe njëherë denoncimit të bandave, gangsterëve, krimit dhe parave të drogës që blenë votat. Eduard Halimi shpjegoi rezultatin e dobët në Berat me një kontratë që PS pati me krimin. Këtë shpjegim e dha ndërsa falenderonte votuesit e PD-së.
“Respekt per burrat dhe grate dinjitoze qe nuk e shiten voten dhe as u perulen as para thesit te pushtetit, as parave dhe presionit te gangstereve te lidhur me pushtetin, por votuan per ndryshuar ekonomine e familjeve te tyre.
Keqardhje qe kontrata e politikes me krimin ia doli serish ne Berat, qe me parate, forcen dhe lidhjen e gangstereve me pushtetin, te blejne voten e njerezve te varfer gjate javeve te fundit, te mposhtin dinjitetin tyre, e te triumfojne mbi varferine e thelle ne Skrapar, Polican, Kucove, Ure Vajgurore e Berat.
Kontrata e krimit me politiken ia doli qe edhe diten e votimit ne cdo qender votimi patrullat e fuoristradave te zeza te benin ligjin duke sfiduar organet e ligjit, pranine e medias dhe te vezhguesve te ODHIR- Osce ne Uznove, Velabisht, Celepias ne qender te Beratit e Kucoves”
Eduard Halimi është deputeti i vetëm i PD-së në Berat. Deri të shtunën nuk është dëgjuar asnjë akuzë nga ai për ndonjë kontratë të PS-së me banda apo kriminelë në Berat.
nuk zene mend keta jooooooooooooooo………………………….
Eduart futu prape ne cader, ose mere qete se jane kater vjet perpara
Ha Pilaf ti, evetmja gje qe di te besh.
E keni fain vete
U shperndate si dhite e qerosit per inat te bashes.
Demokratet nuk votuan
Kemi 25 vjet qe votojne PD PA asnji interesojne sa femijet ne administrate ad prona skemi marre
Por kur te themi njehere te kemi mik te mbajme
Kurse juve sa tju preket interessi hidhni vickla.
Basha jua beri shume mire e i hoqi nga lista.
Eshte ne te drejten e vet dhe prape do fitoje si kryetar i PD.
Normalmente qe socialiste do perpiqeshin per vete se ATA sjane si ju
Gjysmen e qeverise rezoi Rama
Se hapi njeri gojen
Turp te keni.
Per cfare t’ju jepte voten Berati ?
Per rruget qe i shtruat nga 2005-2013 ?
Fatkeqesisht, PD u krijua, militalizua e drejtohet sot kryesisht nga ajo shtrese e popullesise qe vuajti apo ishte inferiore ne regjimin komunist. Kjo shtrese perfshine njereze me nivel te ulet arsimore, te denuar apo persekutuar, punetore e fshatare. Qellimi kreysor i ketyre njerezve ishte marrja e pushtetit per qellime perfitimi. Nje nder ta eshte dhe Halimi.